Beograd
Nikola Sandulovic: Shkruan intelektuali, debatuesi dhe kritiku i regjimit të Vuçiçit!
Të nderuar shqiptarë dhe serbë që jetoni në Kosovë!
Kam një parim politik timin që të mos përzihem në punët e brendshme të një shteti tjetër, por si mik i sinqertë i popullit shqiptar do t’ia jap vetes këtë të drejtë dhe këtë herë do ta shkel atë rregull, sepse bëhet fjalë për mikun tim, Albin Kurti! Mikun tim të provuar, i cili kurrë, por kurrë nuk ka bashkëpunuar dhe nuk do të bashkëpunonte me pushtetin e tanishëm të Serbisë dhe të Rusisë!
Këtë jua garantoj me jetën time, sepse për këtë jam bindur personalisht duke e vënë jetën e vajzës sime dhe timen në duart e tij!
Është e papranueshme që të mos u përgjigjem gënjeshtrave të tmerrshme që po i thotë Ramush Haradinaj, se Albin Kurti vepron sipas udhëzimeve të Serbisë dhe Rusisë!
Me përgjegjësi deklaroj se këto janë gënjeshtra të ndyra që kanë dalë pikërisht nga kuzhina e kriminelit të luftës Aleksandar Vuçiç dhe nga shërbimet ruse që ende e dirigjojnë atë, pavarësisht se ata së bashku përpiqen t’i paraqesin botës një pamje tjetër për gjoja ndarjen e tyre!
T’i kujtoj të gjithë banorët e Republikës së Kosovës se kush në të vërtetë ka qenë dhe ka mbetur bashkëpunëtor i Serbisë dhe Rusisë: Albin Kurti apo pikërisht Ramush Haradinaj?
• Kush e lavdëroi publikisht Milan Radoiçiqin duke thënë se për gjithçka në veri të Kosovës pyetet ai dhe kush u takua me të publikisht e fshehtas për vite me radhë? Albin Kurti apo RAMUSH HARADINAJ?
• Kush për vite me radhë i lejoi Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit kontrabandë të pandërprerë përmes kufirit të Kosovës dhe Serbisë: naftë, benzinë, armë, drogë, para dhe materiale ndërtimi? Albin Kurti apo RAMUSH HARADINAJ?
• Kush lejoi që në veri të Kosovës të krijohej një qendër strehimi të sigurt për kriminelë nga Serbia, Rusia dhe pjesa tjetër e Evropës? Albin Kurti apo RAMUSH HARADINAJ?
• Në kohën e kujt në pushtet Milan Radoiçiqi e përvetësoi veriun e Kosovës, duke hapur atje kafene, banesa, duke ndërtuar ndërtesa dhe duke përvetësuar Liqenin e Gazivodës, ku ndërtoi vilën më luksoze dhe një qendër për veprimet e tij terroriste?
Kush e lejoi këtë – Albin Kurti apo RAMUSH HARADINAJ?
• Në kohën e kujt Milan Radoiçiqi ngriti në veri të Kosovës laboratorë të panumërt për prodhimin e drogës dhe vidhte energji elektrike duke minuar Bitcoin? Rrihte serbët në Kosovë dhe nga atje dërgonte vota të rreme për zgjedhjet në Serbi për ta mbajtur Aleksandar Vuçiçin në pushtet?
Kush ia lejoi këtë – Albin Kurti apo RAMUSH HARADINAJ?
• Gjatë periudhës kur jetonte në veri të Kosovës, Milan Radoiçiqi, me kriminelët dhe terroristët e tij, poshtëronte pa pengesë policinë serbe atje dhe rrihte e frikësonte popullin serb për vite me radhë. Në kohën e kujt në pushtet ndodhte kjo? Kush e lejoi – Albin Kurti apo RAMUSH HARADINAJ?
• Kush e njoftoi Milan Radoiçiqin që të arratisej me kohë para se autoritetet e Kosovës të vinin për ta arrestuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe për krim të organizuar? Albin Kurti apo RAMUSH HARADINAJ?
Të gjitha këto që u përmendën, ku Ramush Haradinaj bashkëpunonte hapur me Milan Radoiçiqin dhe rrjedhimisht drejtpërdrejt me Aleksandar Vuçiçin, i ndali pikërisht Albin Kurti!
A duhet t’ju kujtoj se kush ia konfiskoi Milan Radoiçiqit laboratorët e prodhimit të drogës, zbuloi se ku vidhej rryma për minimin e Bitcoin-it, ndërpreu kontrabandën e drogës, armëve dhe parave përmes kufirit me Serbinë, i mori të gjithë pasurinë e fituar me krim, e shkatërroi grupin e tij kriminal dhe terrorist në veri të Kosovës dhe dha urdhër për arrestimin e tij për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, për kontrabandë droge e armësh dhe për organizim të aksioneve terroriste në fshatin Banjskë?
Kush e ndali prodhimin dhe kontrabandën e drogës, kontrabandën e armëve dhe parave, kush urdhëroi arrestimin e terroristëve, vrasësve dhe kriminelëve të luftës, kush e pengoi shpërthimin e një lufte të re që u përpoq ta provokonte Milan Radoiçiqi me urdhër të Aleksandar Vuçiçit?
Kush dha publikisht dorën e pajtimit dhe mundësinë që serbët e arsyeshëm të jetojnë normalisht e lirshëm në Kosovë pa ndikimin e regjimit kriminal në Serbi?
Kush – Albin Kurti apo RAMUSH HARADINAJ?
A ka vrarë ndonjëherë Albin Kurti dikë, serb apo shqiptar? Ndërsa kë ka vrarë RAMUSH HARADINAJ?
Albin Kurti u dënua nga Slobodan Miloševiqi me 15 vjet burg të rëndë për shkak të qëndrimeve të tij politike dhe fjalëve që kishte thënë, ndërsa Ramush Haradinaj vriste pa pengesë shqiptarë dhe serbë dhe vazhdon të shëtisë i lirë!
Pra, kush punon për kë?
Mund të rendisja edhe shumë gjëra të tjera për të treguar dhe provuar se pikërisht Ramush Haradinaj bashkëpunon me palën serbe dhe ruse, e jo Albin Kurti!
Kjo gënjeshtër e ndyrë, e thënë nga një njeri shumë i keq dhe një n“politikan” edhe më i keq i improvizuar, është vetëm dëshmi se Aleksandar Vuçiç është i dëshpëruar në përpjekjet e tij për ta shkatërruar reputacionin e Albin Kurtit dhe për t’i kthyer në pushtet ata politikanë shqiptarë me të cilët mund të bëjë pa pengesë marrëveshje kriminale në Kosovë dhe të pasurohen së bashku në mënyrë enorme në kurriz të konflikteve të reja të dakorduara!
Po ashtu dua të ndalem edhe te gënjeshtrat absurde të një paguari të Vuçiçit, gazetarit shqiptar Milaim Zeka, i cili shkroi se Albin Kurti kishte planifikuar vrasjen e Richard Grenellit!
Pse do ta bënte ai këtë? Kush është Richard Grenell që me eliminimin e tij Kurti do të përfitonte diçka? Çfarë gënjeshtrash morbide janë këto se Albin Kurti ka “grupe militante” në Gjermani që e planifikojnë këtë? Pse nuk ka emra të këtyre njerëzve, pse nuk ka arrestime në Gjermani dhe një deklaratë zyrtare të BND?
Mua më është krejt e qartë nga cila kokë e çmendur dalin këto gënjeshtra dhe kush i shpërndan e i paguan shtrenjtë!
Kjo gënjeshtër vjen nga e njëjta “kuzhinë” si edhe gënjeshtra se Vjosa Osmani është agjente ruse që punon në interes të Rusisë në Kosovë!
A mund të besojë ndonjë njeri normal në këto gënjeshtra të sëmura? Për mua është plotësisht i njohur ky mënyrë për të futur përçarje mes shqiptarëve, për të krijuar urrejtje dhe për të larguar ato struktura politike në Kosovë që i zbulojnë plotësisht qëllimet, planet dhe aspiratat e Aleksandar Vuçiçit ndaj Kosovës.
Kurrë në historinë e saj Kosova nuk ka pasur politikanë më të mirë dhe njerëz më të ndershëm se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Ata, përmes tragjedive të tyre personale, e fituan shansin për t’u bërë çifti politik më i respektuar dhe më premtues ndonjëherë në të gjithë Ballkanin!
Ruajini ata, o shqiptarë, si ar të thatë, sepse janë pjesë e historisë që nuk do të përsëritet më kurrë!
Mos lejoni që mendja e sëmurë e Aleksandar Vuçiçit dhe mercenarët e tij të njollosin gjithçka që ata kanë bërë së bashku për popullin e tyre, por edhe për serbët që jetojnë në Kosovë!
Tek unë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të kenë një mik të përjetshëm dhe një bashkëpunëtor të ardhshëm me të cilin së bashku mund të sjellin pajtim mes popujve tanë, paqe dhe bashkëpunim, në mënyrë që t’u mundësojnë brezave të ardhshëm të jetojnë në harmoni dhe në paqe të qëndrueshme.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!