(Lajmi i ditës!)
Dhe ja më në fund, sot nga Banjica e Epërme e Gostivarit kanë filluar punimet në korridorin 8 nga kompania tashmë e njohur “Bechtel & Enka”, ku po ia bëjnë ‘me sefte’ punimet në këtë arterie të rëndësishme për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave drejt portit të Durrësit.
Shpresojmë që këtë radhë të mos ndodhi ajo që ndodhi me segmentin e atostradës Kërçovë-Ohër, ku pas vite të tëra punimesh të zvarritura dhe të stërzgjatura asaj nuk i duket fundi!
Ahere, pyetja e natyrshe që shrohet është: Si mund të besojnë qytetarët e këtij vendi përfundimin e autostradës në afatin e përcaktuar qysh më parë, kur një segment i korridorit 8, i filluar prej vitesh po zgjatet dhe stërzgjatet pafund, duke kontraktuar disa herë kontrata të reja që i kushtojnë miliona euro buxhetit publik dhe taksapaguesve të këtij vendi?
Me shpresën se kjo ‘vepër’ infrastrukturore nuk do jetë gënjeshtra e radhës nga qeveria që ky korridor të përfundoj në afatin e caktuar, ku qytetarët e këtij vendi të çudirave presin që një ditë ky korridor i rëndësishëm për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave të realizohet me sukses!
Punë të mbarë!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!