NJË BISEDË E PAHARRUAR ME DJALOSHIN ATDHETAR, ALBIN KURTIN?!

19
Jan
2023

/ Nga Arkivi i diplomacis.dk/
NGA: FADIL SHYTI
Në vitin 2009, ishte takimi i dytë me Albinin, pas takimit kur ishte në burgun shtëpiak në Prishtinë, këtë takim po e gëzonim në Kopenhagë, ishim musafirë te atdhetari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Xhemil Servet Zeqiri.Pas përshëndetjes me shokët e vëllezërit e idealit të ribashkimit kombërar; Albinit iu drejtova me fjalët:”O Albin Djali, u nisa me ardhë këtu me vullnet të madh, po edhe me gëzim të takohem me ty dhe me Xhemilin.-Erdha me tren, rreth 30 min, më besoni treni më dukej jo veçse po ecte ngadalë, por, më dukej,-po ecte jo përpara por, mē dukej disi, po shkonte nga pas, kjo sigurisht vibte nga padurimi që të mbērrija kētu në mesin tuaj sa më parë.Ja, arrita fort mirë, mirëpo për ty e kam njē kërkesē vēllazërore; por, jo vetëm unë, besoj që, edhe Xhemili më përkrahë: “Albin, të lutemi mos na zhgënje!-E kuptoj/më që, kjo nuk është e lehtë për ne të ta themi; mirëpo kemi besim të plotë që, do të na kuptosh drejt:-Shumë vite jemi përpjekur për atë të uruar atdhe; kemi bërë përpjekje t’i ndihmojmē (dhe, jo vetëm ne), por e tërë mërgata jonë përparimtare.Fatkeqësisht, shumë udhëheqës dhe parti “demokratike”; e kanë keqpërdorur besimin tonë; prandaj, shumë jemi tē zhgënjyer prej tyre; -e, tē tjera, duke i kujtuar dhe rrëfyer me shembuj konkretë… Albini u mendua, pastaj na u drejtua qetësisht:”Dëgjo Fadil-tha: për ato që fole të kuptoj thellëssht; mirëpo, tani do t’u tregoj se, nga momenti kur dola nga burgu kur po vinim me autobus nga Serbia, kam menduar; unë mund të isha i vrarë në burg si shumë të tjerë; mirëpo fati deshi shpëtova, poashtu si shumë té tjerë. -Prandaj, kam vendosur që, pjesën e mbetur të jetës sime, t’ia fali atdheut.Jo! Nuk do t’ju zhgënjej”!-Këto fjalë tē Albinit, për ne ishin vërtet një kënaqësi dhe kurajë për për të vazhduar me vendosmēri dhe vullnet punën tonë pēr çështjen kombëtare të cilën me bashkëpunëtorin tim në mërgim e kishim filluar që nga viti 2000/2001 dhe ky bashkëpunim yni vazhdon gjer më sot kur po i shkruaj këto radhë kujtimesh…Tani, kur po i shkruaj këto radhē, nga ajo bisedë janë plot 13 vite; ne, jemi vërtet të kënaqur që, Albini, në çdo situatë, kurrsesi nuk na zhgënjeu.Rroftë Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës!Rroftë LVV!18 Prill, 2022

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 19/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk