Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
A k t u a l e
Sa më shumë punë, e sa më pak fjalë e ngatëresa mes nesh, të mbetura shprehi nga sundimtarët e huaj ndër shekuj, me parullën: PËRÇAJ E SUNDO!
EVROPA SHUMËHERË I NDIHMON GABIMISHT PUSHTETET KUISLINGE NË VENDET TONA, EDHE BANDAT REAKSIONARE, NUK I NDIHMON KOMBET, FORCAT POLITIKE DHE INTELEKTUALE PROGRESIVE!
Kombi shqiptar ka shumë miq në botë, por ka ende shumë armiq të përbetuar. Armiku ynë më i madh është djalli brenda nesh, uniteti i munguar dhe përçarjet mbi shumë baza, krahinore, rajonale, fetare, partiake, klanore, dhe sidomos ndikimi i rrjeteve të agjenturave të huaja të instaluara përbrenda shoqërisë në botën shqiptare.
Shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë kombit tonë, Kosovës dhe Shqipërisë sot, është identifikimi dhe largimi nga skena politike i agjentëve të huaj, që shiten si atdhetarë dhe puna, përkushtimi dhe ndihma konkrete, me dije dhe kapital financiar, që ta forcojmë kombin dhe ndërtojmë shtetin e së drejtës, ushtrinë shqiptare, organet e sigurisë, diplomacinë, institucionet arsimoree dhe shkencore, kapacitetet ekonomike, të jenë të afta për të gjitha sfidat e ardhshme që mund t’i sjellë koha e ardhshme, në mbrojtje të qenies shqiptare, kudo që frymon ajo, në trojet etnike dhe në mërgatë.
EVROPA E SOTME NUK SHËROHET LEHTË NGA MENDËSIA E SËMURË E EKSPANSIONIZMIT DHE KOLONIALIZMIT TË SHEKUJVE TË KALUAR!
Bashkimi Evropian (BE) nuk ka mundësi të ndikojë sa duhet në normalizimin e marrëdhënieve mes shteteve ballkanike fqinje, sidomos mes Kosovës dhe Serbisë, përderisa nuk ka fuqi t’i normalizojë marrëdhëniet mes shteteve anëtare brenda saj (si me Hungarinë etj.), nuk i ka normalizuar ende sa duhet as raportet mes BE dhe SHBA në planin strategjik, përderisa SHBA edhe sot është garantues i vetëm i paqes dhe mbrojtjes së Evropës nga kërcënimet ekspansioniste të Rusisë, duke qenë ende BE viktimë historike e kurthit të Francës dhe Rusisë (tani edhe Hungaria), dy shteteve hartuese dhe zbatuese të planit sekret “Naçertania” (1843) për krijimin e Serbisë së Madhe në Evropë, përmes dëbimit me dhunë dhe shfarosjen në masë të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, me format më brutale të krimeve dhe gjenocideve.
POLITIKA E DERISOTME E BASHKIMIT EVROPIAN E KA NDIHMUAR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE NGA TROJET E VETA ETNIK, ME PËRMASA TË SPASTRIMIT ETNIK, ÇUDITËRISHT SIPAS PLANIT SEKRET “NAÇERTANIA” E SHEK. XIX !
Çfarë kuptimi dhe efekti mund të ketë ndërmjetësimi i BE për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje, Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përderisa pesë shtete anëtare të BE ende nuk e kanë njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës, pas Marrëveshjes së Kumanovës, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (OKB), duke e lejuar dhe mos e dënuar shtetin e Serbisë, i cili ende e mban Kosovën pjesë të Serbisë në Kushtetutën e tij, ndërsa BE nuk e trajton këtë shtet agresor me tendenca terrorizmi ndërkombëtar, si aleat i përbetuar i Federatës Ruse dhe i kriminelit të luftës – Putinit, përderisa Serbia edhe sot shpreh hapur pretendimet e saj territoriale ndaj shteteve fqinje të Ballkanit Perëndimor, si ndaj Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi etj.
DIPLOMACIA EVROPIANE NUK I RESPEKTON PARIMET E SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE!
*Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën ishte përgjigje zyrtare ndaj kërkesës për një opinion këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si organ i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara lidhur me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Ky ishte rasti i parë në lidhje me një shpallje të pavarësisë që u paraqit para kësaj gjykate.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, publikoi pasditen e datës 22 korrik 2010 opinionin këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hisashi Owada tha mes tjerash se:
“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.”
Dhe, për fund, shqiptarët nuk duhet ta harrojnë urtinë popullore, e të parëve tanë: KU TË KRUAN DORA JOTE, NUK TË KRUAN DORA E HUAJ!
(19 mars 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!