Një dorë e shtrënguar me komitët!

21
May
2024
Shkruan: Medai Shaholli


Një dorë e shtrënguar me komitët është një dorë e kafshuar dhe e pickuar që helmatis tërë trupin e cilitdo shqiptar që shtrëngon duart e bashkëpunimit me komitët e VMRO-së.
Ata tashmë janë dëshmuar për politikën shoviniste ndaj shqiptarëve që nga fillimet e tyre në demonkracinë sllavo-maqedone përmes thirrjeve antishqiptare si dhoma gazi për ne si dhe përmes programit të librave shkollor, ku shqiptarët i paraqesin si njerëz primitiv të ardhur nga mali që u paskëshin zënë sllavëve qytetet dhe fushat në perëndim të vendit.
Makutëria vlenistëve për një çik pushtet i ka errësuar gjymimin e drejt dhe arsyen e shëndosh për të logjikuar se komitët e Mickos nuk kanë ndryshuar nga ata të Grujos, por janë vazhdimësi gjeneratash të mbushur me urrejtje antishqiptare, shovinizëm dhe albanofobi të paparë.
Sloganet e njohura të komitëve si dhoma gazi për shqiptarët janë të pranishme edhe sot në kokat dhe mendjet e ndryshkura të shovinizmit të tyre ndaj shqiptarëve.
Ndaj, vlenistët të mos “fluturojnë me presh në prapanicë” se me komitët do të sjellin ndryshimin pasi jo vetëm që nuk i kanë kapacitetet për t’iu kundërvënë politikës agresive dhe nacionaliste të komitëve të VMRO-së, por edhe gatishmërinë si subjekt me mentalitet servili dhe lojal që për hir të llokmave të pushtetit do të mbyllin sytë dhe veshët para bëmave dhe gjëmave të komiteve në qeverinë e re.
Shenjat e para nacionalizmit ekstrem përmes dekleratave nacionaliste që u adresohen fqinjëve dhe jo vetëm tashmë kanë dalë në sipërfaqe, ku tani e tutje vlenistët duhet të mësohen me këtë diskurs që e largon Severnën nga Europa, paçka se vetë vlenistët kanë deklaruar se angazhohen për eurointegrimet.
Vlenistëve nuk iu intereson nacionalizmi agresiv i komitëve në marredhëniet ndëretnike por u interesojnë postet ministrore dhe leverditë financiare që dalin nga pushteti.
Ndryshimi dhe progresi i shumë përfolur në rrugën europiane tashmë ka filluar të zhgënjej shumë ëndërrimtarë që besonin se me komitët dhe vlenistët do të vinte ndryshimi.
Duke parë qëndrimet e një nacionalizmi agresiv të komitëve në diskursin e tyre para fillimit të punës së qeverisë së re, nuk jep shpresa për ndryshim ashtu siç përrallisnin vlenistët simpatizantët e tyre naivë në fushatën zgjedhore.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk