Një gjë e them me bindje: unë, Frashër Osek…

07
Jun
2025
Nga: Frashër Oseku


Të thuhet nga Ilir Mirena dhe Valon A. Syla – i cili ka jetuar në Beograd – se “UÇK-ja e ka shti Serbinë me dalë jashtë kontrollit për me bo masakra që me ndërhy NATO”, është një deklaratë e turpshme dhe përçartje që i përket propagandës së Vuçiqit, që ka qenë vetë motorri i propagandës së Millosheviqit.
Mos harroni se sipas deklaratës së prokurorit të Hagës, UÇK-ja ka kryer sulme të organizuara ndaj forcave policore serbe, ndërsa forcat serbe janë përgjigjur me sulme të pamëshirshme ndaj civilëve shqiptarë, përfshirë masakrën në Likoshan dhe Qirez. Këto veprime të forcave serbe janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe kanë shërbyer si një nga arsyet për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.
Këto pretendime përkojnë me narrativat e përdorura nga propaganda serbe gjatë dhe pas luftës në Kosovë, të cilat synonin të fajësonin UÇK-në për reagimet e dhunshme të forcave serbe.
Një gjë e them me bindje: unë, Frashër Oseku, kam punuar në zyrat e Papaj (Zonës Operative Agim Ramadani) , në zyrën e Shtabit të Përgjithshëm pranë Kudusi Lamës dhe, pas luftës, kam punuar administratë për tetë muaj në Baballoq, në Zonën Operative të Dukagjinit. Dhe më besoni – asnjë dokument, asnjë plan, asnjë qëndrim nga Shtabi i UÇK-së nuk ekziston që mbështet këto marrëzira që këta qenefa i thonë sot në televizion publik.
Këto janë thjesht përpjekje të ulëta për të njollosur luftën e drejtë të popullit tonë dhe për të relativizuar masakrat që bota i ka parë me sy.
E sa për fund të përqeshëshet viktimat në mënyrë makabre në televizion, duke thënë se ne kinse kishim armatim me bollëk dhe se “viktimat” paskëshin pasur frikë t’i merrnin armët për të luftuar, e që për këtë arsye u kapën dhe u dhunuan nga forcat serbe, është një turp që as lumi i Drinit nuk e lan.
Vetë UÇK-ja dhe ushtarët që luftuan vullnetarisht nëpër shumë zona kishin mungesë të theksuar armatimi. Por ajo që s’kishin mungesë ishte guximi, sakrifica dhe dashuria për atdhe. Të përqeshësh sot viktimat që nuk ishin të armatosura nuk është as analizë, as mendim ndryshe – është poshtërsi dhe mungesë minimale e njerëzisë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/06/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk