Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Nuk e dij se a keni menduar rreth një fakti të hidhur, por fatkeqësisht të vërtetë, se burgosjet, arrestimet, vrasjet dhe maltretimet e rënda ndaj të gjithë atyre që kanë luftuar për Liri, janë bërë kryesisht prej shqiptarëve që kanë qenë pjesëtar të shërbimeve sekrete të ish-Jugosllavisë, qofshin të shërbimeve ushtarake apo civile serbe.
Nuk ka periudhë kohore nën pushtimin e Serbisë e ish-Jugosllavisë, ku shqiptarët që punonin për shërbimet sekrete të atij tashmë ish – shteti të mos kenë bërë zullume, mbledhur të dhëna e raportuar tek ish pushtuesi për shqiptarët që nuk pajtoheshin me pushtimin.
Jo vetëm që Shqiptarët janë ndjekur, rrahur e maltretuar në Atdhe, por edhe në Mërgatë, kudo që jetonin…!
Kjo ka ndodhur që nga koha e pushtimit nga Serbia në vitin 1912 e deri në fillim të qershorit 1999.
Dhunë mizore, dëbime, shfarosje – gjenocide…!
Sipas shumë të dhënave, pothuajse 600 mijë veta kanë kaluar në duartë e këtyre shërbimeve mizore-antishqiptare, (për numrin e sakt të tyre le të përmirësohem nga të tjerët), që përpak e shfarosen një popull autokton në vendin e vet.
Pa ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe bombardimeve të caqeve ushtarake e policore serbe pothuaj tremujore ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, në pranverën e vitit 1999, pushtimi i Serbisë përpak na pati qitë prej faqes së dheut.
Sigurisht ndër shqiptarët që kanë punuar për ato shërbime, mund të ketë pasur njerëz të mirë, që me zemër si kanë bërë shërbimet e kqija ndaj popullit të vet të pafajshëm, por kanë qenë të detyruar nga eprorët e vërtetë të shërbimeve serbe – jugosllave, të bënin vetëm keq për ta dëshmuar përkushtimin dhe lojalitetin ndaj shërbimeve pushtuese.
Dhe janë frikësuar prej njëri – tjetrit…, se si gjarpërinj helmues që i kanë bërë me përpunime agjenturore e frikësime , nuk e kanë ditë se cili gjarpër helmues mund tï kafshoj…!
Nuk e kanë marrë me mend se “a mund të kafshohen” prej shokut të tij, apo prej shokut të shokut të tij !
Prandaj, e them përmes këtij shkrimi, sikurse në shkrimet e tjera, se, mu ashtu qysh e përsërisnin serbët me cinizëm se “shqiptarët e kanë burgosur dhe rrahur vetvetën”, pasi që për shkak të frikës që ua kishin shti deri në palcë, rrjetet tona të sigurisë kanë kryer punë me vepra për Serbinë, Serbët dhe për interesat e tyre.
Edhe rrënimi i autonomisë është bërë prej shqiptarëve të tillë, që përdoreshin e hudheshin prej serbëve kur su duheshin më dhe paraprakisht kërkohej një shqiptar tjetër më i aftë, një tjetër “shqiptar më i ndershëm” për ta vra e shkatërrue vetvetën.
Shërbimin tonë sekret andaj mund të thuhet se UDB e Serbisë e pati zbiritë në kuptimin më të keq fjalës, që të merrej vetëm “me punë të brendshme”, pra që të mendonte gjithë kohën për shantazhimin e atij që ka menduar se din diçka apo “të flente” afër familjes shqiptare!
Ata në mënyrë të pashpjegueshme kanë qenë të preokupuar dhe të angazhuar se si ta poshtëronin tjetrin, sidomos të paparashikueshmin dhe të palexueshmin, se vet ata kanë qenë të poshtruar, të shantazhuar dhe shkelur në fyt e shpirt prej UDB-ës së Serbisë !
Thjeshtë, i pati shndërruar vetëm në njerëz që përdoreshin për qëllimet serbomëdha pa dëshirën e tyre…!
Ajo që duhet ta shqetësoj secilin prej nesh edhe sot, është ndërdija e ngulitur prej asaj kohe se duhet bërë zullume të pandalshme ndaj vetvetës, e këtë sjellje mizore e kanë përdorur ndaj vetvetës shqiptarët e udbizuar dhe të fanatizuar partiakisht, njerëzit e ligj dhe të poshtër, që kanë menduar se gjithça NISET prej tyre, se përpara tyre nuk kishte të kaluar e as të tashme të qëndresës ndaj pushtimit.
Ishte një mendësi kolonistësh…, si ajo e serbëve dhe malaziasve të sjellë në Kosovë e viset shqiptare nga e ashtuquajtura “Reforma Agrare”!
Kur Shqiptarët myslimanizoheshin dhe dërgoheshin tek “vëllezërit e vet” në Turqi dhe kur në vend të tyre, nga “Reforma Agrare” silleshin serbë e malazias nga Serbia, Mali i Zi, Hercegovina dhe serbë nga Lika e Kroacisë, për ta serbizuar Kosovën dhe viset e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi.
Zullumit ndaj vetvetës ndërkaq i ka shërbyer edhe padrejtësia e madhe, pothuaj e organizuar deri në imtësi, që ka hy thellë në formimin “intelektual” të disa pseudoelitave të vendit.
“Kur ti e çon bishtin pak”, del tjetri e ta ngritë edhe më shumë, apo jo?
Prandaj, kjo që i ndodhi vendit mas luftës, nuk mund të falet kurrë dhe asnjë mençurak nuk mund t’i thotë tjetrit pafundësisht: “A ke fakte?”
Fakti jam une, jeta ime profesionale dhe dëshmitë e mija të pandalshme, për shembull…!
Fakt i idhët mbetëm varfërimi im i qëllimshëm prej “UDB-ës sonë” dhe qëndresa dhe pamposhtja im në raport me ligësinë dhe shpirtkeqësinë e saj !
Faktet shihen kahdo përreth nesh; në rrugë, në synimin për ta ngatërruar shokun me shok, vëllain me vëlla dhe në prishjen e raporteve me familjarët e afërt.
Aty, ku roli i fanatikut partiak dhe njeriut të familjes UDB-ashe me gjuhën dhe qëllimet përçe e të kobshme, është tepër i madh për të zi.
Roli i verbër i Familjes UDB-ashe, që s’ka ditë asgjë për UDB-ashin e vet, edhe kur ai iu është paraqitur si atdhetar…!
Në jetën tonë të munduar dhe të ndjekur, mbetët roli gjakbamës i tij/tyre…, se u ka mbetë si një ves i papërmirësuar nga kohnat UDB-she, kur e ruanin se mos po flet kush keq për UDB-ashin e familjes së tyre, të shndëruar në një lloj vëzhguesi a nuhatësi se a di kush ndonjëgjë për “UDB-ashin e tyre!”, që shitej gjithnjë si patriotë shqiptarë!
Roli i keq dhe i kobshëm për “krime të brendshme”, se ata, të gjithë ata pa asnjë përjashtim, nuk kanë guxuar as që ti afroheshin njeriut të qëllimeve e synimeve serbomëdha…!
Pastaj, e keqja dhe e liga është strehuar në krekosjen dhe mercenarizmin tonë të njohur.
Në veprimet e bashkëkunëtorëve – tashmë të stërpatriotizuar të UDB-ës dhe në etjen e atyre që dyshohen për krime, që të fshihen dhe të “krijojnë” imunitet pushteti, duke qenë pjesë institucioneve!
Në veprimet e njerëzve nga familjet UDB-ashe që kanë mundur të bënin vetëm keq e kurrë mirë dhe në keqpërdorimin e njerëzve shpirtkqij dhe xheloz, që mendojnë “se nuk janë të bukur”, si dhe në morinë e rrëfimeve dhe shpjegimeve të tjera…!
“Ne”, thjeshtë, në disa aspekte e kemi vazhduar aty ku pas lirisë së vendit, është detyruar në masën më të madhe të tërhiqej UDB-a!
Por, ajo nuk është tërhequr si mendësi dhe si mbjellje antinjerëzore, pothuaj njëshekullore…!
Ajo është “ndër ne”, rrin e pa shqetësuar dhe e qetë në padrejtësinë që i duhet, në fanatizmin partiak dhe religjioz, si dhe “në urrejtjen tonë…”!
Nëse ka ende të tillë që s’duam t’i shohim dhe vërtetojnë këto mendime, atëhere nuk është punë e imja, por e tjetrit !
Por, sidoqoftë, une nuk do ta harroj kurrë goditjen mizore dhe përpjekjen për të ma poshtëruar e shkatërruar mundin e një jete në profesion dhe faktin e hidhur se për shkak të idealizmit tim profesional, “UDB- jonë” përpak ma shkatërroj familjen me varfërim…!
Këtë nuk do t’ua fali “UDB-ës sonë…”!
Janë disa gjëra në jetë që nuk duhet të harrohen kurrë dhe atij “gazetari-intelektuali” që angazhohet dhe lejon të mashtrohet nga shërbimet sekrete partiake, edhe nëse tash e kanë bërë ambasador diku në botë, duhet t’ia shohim fytyrën, ose ata pa asnjë përjashtim duhet të m’i kthejnë të drejtat e mija pa më detyruar që t’i shoh fare.
Dëshira ime është që mos t’i shoh kurrë, as afër e as larg, por nëse mendojnë se mund të më ikin dhe ta mbulojnë me harresën e viteve që nuk kthehen më, atë goditje UDB-ashe, gjithë atë terror e provokim ndaj njeriut që është marrë me profesionin e gazetarisë – njësoj si atëhere, ashtu edhe sot, e kan gabim dhe se që e kanë pasur gjithnjë gabim, do të kuptojnë shumë shpejtë.
Në historinë e gazetarisë së këtij kombi ka për t’u mbajtur në mend se “pleshtat e kohërave UDB-ashe”, nuk mund të shtyhen me një “shkëmb që ecën” dhe që e zbulon krimin e tyre disa mijëra kilometra largësi, pa i parë fare!
Personalisht une dua të jem “i vogël” dhe i padukshëm, vetëm për kombin shqiptar, por jo edhe për kriminelët e këtij kombi.
Ata ose duhet të m’i kthejnë të drejtat pa pasur nevojë që t’i shoh, ose duhet që ata që kanë mbetë gjallë, të takohen me mue, gjë që nuk do ta dëshiroja!
Për ta kam qenë dhe mbetëm i patejkaluar, se une jam formësuar rrugëve të mundimshme të profesionit, duke kaluar e jetuar me vuajtjet dhe pësimet e shumëta të popullit shqiptar.
Prandaj, kot e keni nxitë (mashtruar) elitën e një partie ndaj meje, se une “i kam parë” kur më provokonin UDB-qe, përmes tyre…!
Sipas logjikës së tyre të mbrapsht UDB-ashe, une tash do të duhej që të shantazhuarit rëndë të elitës së rrejshme intelektuale të LDK-së, t’i nxisja kundër atyre që i kanë mashtruar, por e dij që nuk mundem të bëjë gjë, se ata u shantazhuan rëndë dhe u vije turp që si bij të LDK-istëve të zgjuar, të mashtrohen prej tjetërkujt!
Prej tjetrit, që e kanë menduar me mendjemadhësinë e vet, më të pazgjuar…!
E keqja dhe e shëmtuara është kjo: Përdorimi i Gjuhës së Huaj nga ata që kanë dashur dhe kanë arritur ta shndërronin elitën e rrejshme të LDK-së si një elitë jointelektuale, elitë të prapambetur kulturalisht, që i mësyen të tjerët pa pasur asnjë fakt, thjeshtë në një elitë rakoviqiste që e vret vetvetën!
Qëllimi i rankoviqistëve “të luftës” ka qenë që këtë elitë të shpifur intelektuale, ta armiqësonin me mua, por une nuk armiqësohem me ta…!
Se ata e këta, “i dua shumë…!”
Me fshikullen e profesionit i godas njësoj të gjithë: mashtruesit dhe të mashtruarit, gjithnjë derisa të m’i kthejnë të drejtat që mi kanë mohuar si të ishin serbomëdhenjt e sotshëm të jetës sonë!
Në këtë lojë të ndyrë ndër-UDB-ashe që iu nënshtrova, kam vendosur që t’i kërkoj vetëm të drejtat e mija që mi kanë mohuar këta kriminelë të bashkuar.
Ndërkaq, ata le të vazhdojnë edhe më tej që të shtiren se nuk dijnë asgjë për njëri-tjetrin edhe pas më shumë se 25 vitesh, ndërsa une prej këtyre kriminelëve të bashkuar nuk kërkoj gjë tjetër, pos të drejtat e mija që mi kanë mohur duke më përqeshur si UDB-ash!
Faktikisht ata kanë lënë pas vepra të rënda UDB-ashe që Kosova e re nuk ka asnjë nevojë t’i fshehë, se i bije sikur synon ta fshehë e mbuloj me harresë krimin e huaj…!
Krimin që e kanë bërë kriminelët e mëdhenj, e që s’është krim i kombit shqiptar, por vetëm krim i elitave të tij të shpifuna!
“A ka diçka të kalbët” në jetën e këtij populli…?
Une mendoj se Jo, pasi “e kalbët” deri tash ishte vetëm mungesa e respektimit dhe dënimit në bazë të ligjeve.
Fundja, pas vdekjes së tre të shkretëve për mend nga ajo “shoqëri turpi”, une si gazetar as nuk kam kurrfar motivi që t’ua shoh sytë e tyre të verbër.
***
KËTO I THEM ME VENDOSMËRI PROFESIONALE, pa asnjë mëdyshje, sado që i takon shtetit që askend të mos e len që në këtë jetë të jetë ti dënuar prej “UDB-ës sonë”, madje në rrethana Lirie! Se atij, Shtetit pra, i takon që “ta zbus bishën” që tash mund të rri urt dhe me lëkurë qengji mes nesh…!
Vetëm shteti me ligjet e tij është ai që ka mundësi “ta zbusë bishen” që i dënon të tjerët në emër të partisë – kombit të imagjinatës së tij !


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
