NJË PARASHIKIM I FILOZOFIT – GJENIUT GREK SOKRATIT (470–399 para erës sonë)

14
Jun
2025
Shkruan: Xhemil Zeqiri

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

/ Maë nga libri im Faqe 35-36 “ARSYETIMI TË ÇON PRANË SË VËRTETËS”/

A u festuan festat e lavdishme të 28-29 Nëntorit, nga gërmadhat e partive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?!
Një parashikim i filozofit, gjeniut grek Sokratit, (470–399 para erës sonë), e kishte thënë se, çfarë do të ndodhë me demokracinë, sipas tij, “Demokracia do të vuajë, ose do të dështojë për shkak se, ajo bën përpjekje për t’u shërbyer të gjithëve.
Të varfrit, do të kërkojnë nga pjesa e të pasurve. – E demokracia, do t’ua japë atë.
Të rinjtë do dëshirojnë të bëhen të respektuar, si të vjetrit, gratë do dëshirojnë të bëhen si burrat, e, burrat si gratë?!
Të huajt do kërkojnë të drejtat e vendasve. E demokracia do t’ua jep atë.
Dhe, kur hajdutët dhe mashtruesit do ta marrin pushtetin në mënyrë demokratike, do të pasojë një tirani edhe më e keqe se ajo e kohës së monarkëve ose e oligarkëve.”
Po mirë, a nuk është një realitet i tillë sot në të gjitha trojet shqiptare?!
Vallë kush e ka studiuar filozofin grek, Sokratin, do të dëshiroj të pyes, mos vallë e ka ditur dhe ndërhyrjet e shovinistëve serbë nëpërmjet Ibrahim Rugovës e Sali Berishës që, këta dy “Liderë Largpamës” se, për kaq vite do t`i gjunjëzojnë shqiptarët me një demagogji marramendëse!?
Do t`i bindin një pjesë bukur të madhe të shqiptarëve që, “sapunin ta hanë për djathë”, me gjithë ato makineri mashtrimesh dhe trillimesh demone-kratike.
Pra, t’i marrin votat dhe të vazhdojnë të zbatojnë urdhrat serbosllave në emër të demokracisë. Tragjedia është edhe më e madhe, sepse as pas tre luftërave të UÇK-ve Heroike, vallë çfarë ndodhi me këto liderët e Luftërave Çlirimtare?!
A shohin dhe a dëgjojnë se ç`janë duke bërë këta servilë si “Revolucionarë-Marksiste e Leninistë”, tipat si Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti?!
Po demagogu Ali Ahmeti, profesori e “shkrimtari”, “ideologu” Fazli Veliu e Multimilionerin – hajdutin e fondit në “Liria Kombëtare” – Musa Xhaferi. Po, zëvendës Kryeministri i Maqedonisë Veriut, mashtruesi Artan Grupi që, në ato Video–bombat po dëgjohet duke i thënë shefit, Ali Ahmeti: ”Shef, ia arrita qëllimit, e ndalova Regjistrimin e Popullatës Shqiptare.”?!
Kaluan kaq shumë vite, që askush nuk di për numrin e saktë të gjallëve dhe sa kanë vdekur në këtë shtet pa identitet. Pikërisht, për këtë “aksion “ të madh servil politik, të cilin Ali “patrioti”, shefi i BDI e emëroi Artan Grubin Zëvendës Kryeministër.
Eh pra, me siguri do kishte paralajmëruar edhe këtë tragjedi për Li-derrat tanë, filozofi i madh, Sokrati edhe për poshtërsitë e Artan Grubit e Ministrit Bujar Osmani, i cili në ditën e Flamurit tonë kombëtar shkon për vizitë në Bullgari, ky ministër pro-sllav, si do paraqitet para kamerave kur të kthehet nga Bullgaria?!
A mos vallë ka shkuar atje që ta festojë ditën e Flamurit Kuqezi, sepse në Maqedoninë e Veriut populli snuk e di ç`pazare të fshehta ka bërë Ali Ahmeti me kundër-shqiptarët e tipit, Grujevski e Mihajllkovi!?
Për këto pazare shqiptarët e kanë të qartë: pranimin e popullit shqiptar si minoritet nën 22% dhe mos reagimin e Akademisë së Shkencave maqedone ku shqiptarët i nënçmojnë me epitetet më poshtëruese.
Partitë demagogjike, të ashtuquajtura shqiptare, në atë Kuvendin e MV, apo të Maqedonisë sllave, ah sikur të ishin zgjedhjet pas festës 28 Nëntorit do të dëgjonin broçkulla patriotike nga BDI, PDSH, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët?!
Li-derrat që e quajnë veten shqiptarë, duhet t’i largojnë komplekset ndaj realitetit historik, se po të mos ishte 29 Nëntori i vitit 1944, nuk do kishim mundësi të kujtojmë as të festojmë dhe 28 Nëntorin e vitit 1912. Lavdia i takon Kryetrimit dhe Kryeheroit kombëtar, udhëheqësit të lavdishëm të kombit, gjeniut – Enver Hoxha.
Rroftë përjetë dita e Flamurit Kuqezi dhe dita e Çlirimit të Shqipërisë andej Drinit!

Kopenhagë, 30 qershor 2020

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/06/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk