NJE POSTIM ME POROSI KUPTIMPLOTE NGA MIKU YNË MENDJENDRITUR, PETRIT BROKAJ -FLM, MIKU YNË!

19
Jun
2026
Nga: Halil Kuliqi

EDHE PSE KANË KALUAR 24 VJET, UKSHIN HOTI VIJON ENDE TË MBETET NË LISTËN E TË ZHDUKURVE?!
Me rastin e 80 vjetorit të lindjes së filozofit dhe figurës më markante politike të Kosovës, Mr.Ukshin Hoti (lindur më 17 Qershor 1943); biografi dhe botuesi i vepres se tij, shoku, Halil Kuliqi e botoi një bisedë interesante të Ukshinit me të.
Mr.Ukshin Hoti, u arrestua për herë të tretë në muajin Maj, 1994, gjatë kthimit nga tubimi politik gjithëkombëtar shqiptar i trojeve shqiptare në ish-RFJ, i mbajtur në Tetovë, ku pat dhënë publikisht mendimin e vet për një shtet unik shqiptar.
-U dënua nga Gjykata e Prizrenit me 5 vjet burgim.
Në 16 Maj 1999, ditë e diel, datë që i mbaron burgimi, porsa del nga burgu i Dubravës – Kosovë, (ndërkohë që vijonin bombardimet nga aviacioni i NATO-s kundër Serbisë), zhduket dhe ende nuk dihet nëse është i gjallë apo është eliminuar nga Qeveria e Serbisë, e cila ende nuk pranon të japi asnjë informacion.
UKSHIN HOTI – PËR ENVER HOXHËN:
Shkruar nga Halil Kuliqi
Në vitin 1976 pasi dhashë dorëheqje nga të gjitha funksionet në Qeveri, të cilën dorëheqje nuk ma pranuan dhe në shenjë të kërkesës sime se, do të shkoja për studime në Harvard, në ShBA ranë në dakord.
Në atë vit mësimor që shkova unë në Harvard, nuk kishte asnjë student me origjinë shqiptar.
Studentët e pranishëm, porsa e mësonin se unë isha shqiptar, pyetja e parë që më bënin ishte: Ç’mendim keni për diktatorin Enver Hoxha?
Në atë kohë unë kisha mendim shumë negativ për Enver Hoxhën, si rrjedhojë e propagandës që bënte politika jugosllave kundër tij.
Ndoshta, Enver Hoxha mund të ketë qenë për mua politikani më i urryer shqiptar.
-E urreja shumë. Dhe, natyrisht që e gjithë përgjigjja ime ishte se kishim të bënim thjesht me një diktator të pashoq dhe asgjë më shumë.
Mirëpo, pedagogu që unë e kisha udhëheqës diplome, i cili ishte edhe një prej këshilltarëve të Pentagonit për çështjet e Ballkanit, sa herë që shkoja në zyrën e tij (shkoja çdo ditë të premte), pyetja e parë që më bënte ishte:
– Ç’thotë ai, Albanski Krejzi Men? (Ai plaku i çmendur shqiptar).
-Përgjigjja ime ishte vetëm një buzëqeshje, pasi e dija që sekretarja e tij ishte një amerikano-serbe, dhe gjithçka që unë mund të shprehja për Enver Hoxhën, e dija që do të mbrrinte para meje në Beograd.
Mirëpo, aty nga fundi i vitit mësimor, në një prej ditëve të javës, kishim për leksion, një leksion mbi diktaturat dhe diktatorët më të egër të njerëzimit, për të gjitha epokat.
Leksioni ishte me diafilm.
Dritat të fikura.
Salla errësirë e plotë.
Unë, rastësisht isha ulur në rreshtat e para të sallës së leksionit.
Në një moment, folësi i diafilmit tha:
– Tani, do të prezantojmë diktatorin më të egër të Ballkanit, Enver Hoxhën.
Dhe, menjëherë u shfaq në ekran fotografia e Enver Hoxhës, i cili mbante në duar një tufë karafilash. Ishte një fotografi bërë në tribunë, me rastin e festës së 1 Majit, në Tiranë.
Porsa u shfaq fotografia e tij, e gjithë salla shprehu habinë me një psherëtimë: “Uaaa!”.
Kjo pasthirrmë shpërtheu bazuar në pamjen e tij, e cila paraqiste një njeri që kurrë nuk mund t’i ngjante një diktatori; ishte një fotografi fotozhenike e jashtëzakonshme, sa dhe mua më befasoi.
Por, menjëherë më lindi frika se, porsa të mbaronte leksioni dhe do të dilnim jashtë, do të sulmohesha me pyetje nga të gjithë ata që ishin në atë sallë leksioni, dhe mendova që të delja nga salla.
-Mirëpo, më duhej që të dëgjoja trajtimin që do t’i bënte përpiluesi i atij leksioni. U ngrita nga kareklla (karriga) dhe po tërhiqesha ngadalë prapa dhe i përkulur, duke dëgjuar edhe leksionin, derisa mbërrita pranë derës së jashtme të sallës.
Doja ta dëgjoja deri në fund konkluzionin, për të mësuar se cili ishte mendimi përfundimtar për Enver Hoxhën.
Dhe, çuditërisht, leksioni u mbyll me shprehjen:
“Është paaftësi e diplomacisë amerikane që nuk e ka bërë për vete këtë diktator”.
-Kaq më duhej.
Dola menjëherë jashtë, ndërkohë që leksioni vijonte me figura të tjera diktatorësh.
Shkova drejt e në dhomën time, dhe hyra në internet për të kontaktuar ndonjë shtëpi botuese apo librari të ndryshme, se ndoshta kishin ndonjë libër të Enver Hoxhës apo për Enver Hoxhën.
Për fatin tim, një shtëpi botuese kishte 3 vepra të zgjedhura të Enver Hoxhës, në anglisht.
I porosita menjëherë, duke kërkuar të më vinin me urgjencë, sado që të bënte pagesa. Ndërkohë njoftova si personelin pedagogjik, ashtu edhe personelin e hotelit (konviktit), se isha sëmurë dhe kërkova që edhe ushqimi të më vinte në dhomë.
Të nesërmen më mbërritën të tre vëllimet.
Një javë të tërë nuk dola nga dhoma.
I lexoja dhe nënvizoja librat e tij. Kur mbarova së lexuari të tre vëllimet, të them të drejtën, u bëra ndoshta më enveristi në të gjithë Kosovën.
Tani isha në gjendje të flisja me gjithë përgjegjësi se, cili ishte Enver Hoxha i vërtetë.
Erdhi e premtja e radhës.
Shkova për konsultë te zyra e profesorit…
Nga stafi, diplomacia.dk
Lavdi kolosit të politikës dhe diplomacisë shqiptare, Ukshin Hoti!
Lavdi shokut tonë, Halil Kuliqi!
Zgjodhi: Xhemil Zeqiri.
Shkrimin e përshtati ca, Fadil Shyti.
19. 06. 2026

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 19/06/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk