Një shpjegim i detyruar për Dritan Goxhajn

23
Jun
2026
Shkruan: Ilir Kulla

 

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

 

Do ta nis nga njohja me “Tanin”. Gjatë luftës së Kosovës dikur nga marsi i vj, 1999 më takoi, të takohesha me Sabitin(Gecin), i cili përtej emrit që kishte si bashkëvendës dhe bashkëluftëtar i Adem Jasharit, kishte dhe emrin e një njeriut të ashpër që sidomos një pjesë e e atyre afër LDK-së e kishin shumë frikë me të drejtë, ndoshta.
Sabiti kishte qenë me paterica se ishte i plagosur dhe unë mendova se do kishte disa njerëz që do e shoqëronin, në fakt ishte vetëm një djalë i ri, i vogël i hollë që e shoqëronte; ai ishte ky Dritani i sotshëm.
Në atë moment nuk e njoha, vetëm se kuptova që ishte nga Shqipëria.
Disa ditë më vonë po flisja me Ramush Tahirin (i ndjeri) ish- Zv. Kryeministrin e Kosoves, i cili më kujtoi që Dritani ishte ai piloti ushtarak i vogël që bashkë me pilotin tjetër të ndjerin Sallaku na kishte transportuar në spitalin ushtarak (zv. Drejtor ishte Presidenti i sotshëm, Begaj) në Tiranë kur ishte plagosur gazetari francez dhe sheshin ku do ulej helikopteri e kishte hapur dhe garantuar me kallash në dorë, i ndjeri Fatmir Haklaj se bashku me Feriz Kërnajën. Më vonë u informova dhe mora vesh që “Tan” piloti ushtarak ishte djali i njërit nga pedagogët tanë në shkollën ushtarake, Dilaver Goxhajt, i cili kishte shkuar në Kosovë dhe ishte bërë zëvendësi i Shefit të Shtabit, Bislim Zyrapi dhe bashkë me të kishin shkuar dhe disa oficerë të tjerë.
Dritani kur kishte lënë aviacionin ushtarak dhe kishte shkuar ne UÇK kishte marrë me vete dhe 3 oficerë të rinj shokë të vet dhe piloti ushtarak, mosha bën të veten ishin të rinj, lufta e kishte çuar adrenalinën patriotike në maximum kudo që kishte shqiptarë. Përfundon lufta, Qeveria e përkohshme vendoset në Prishtinë, Azem Syla, Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së bëhet Ministër i Mbrojtjes së Qeverisë së Përkohshme me Kryeministër, Hashim Thaçin. “Daja” (Azemi) Ministri nga Drenica kishte marrë Këshilltarë 2 ushtarakë nga Shqipëria; Dilaver Goxhaj-n dhe Spiro Butkën që kishin qenë në UCK.
Për këtë arsye familja e vogël e Dilaverit, bashkëshortja ushtarake edhe ajo dhe motra Rezi studente IT vendosen në Prishtinë. Ritakohem disa herë me Dritanin dhe disa nga shokët e tij të UCK-së nga Kosova dhe Shqipëria për biseda të lira politike po asgjë më shumë.
Fillon lufta në Preshevë.
Unë, punoja për agjencinë “ANSA” në Kosovë dhe shef kisha Carlo Bollino-n
i cili me thotë duhet se s’bën; të shkojmë e të bejmë një reportazh në luften e UÇPMB-së.
-Po, i thashë u lidha me dike që më tha qe 2 nga Komandantët i njihja mirë “Tan” Goxhajn dhe Agron Haradinaj-n, ndjesë pastë; vëllain e Nasimit.
Epo, thashë si rrihet këtij, do ta vrasin andej,-thashe djalë i vetëm. Nejse, nisemi me Carlon kalojmë kufirin, ku ushtarët amerikanë ulërisnin ku po shkoni, kush jeni etj etj…
Dikund na ndalon një njësi e UÇPMB-së, ishte Dritan Zheqi, shoku i “Tan” Goxhaj-t, i cili ishte pak më andej dhe Agroni të cilët me njohën dhe ja bënë me dorë; lëri të largohen pasi me njihnin mirë.
Me të drejtë, Dritani kishte inat me Shqipërinë në atë kohë, pasi qeveria shqiptare me Metën Kryeministër dhe Hajdaragën Ministër i kishin përzënë nga ushtria oficerët shqiptarë, sepse kishin braktisur ushtrinë dhe kishin shkuar në UÇK. Mbaron lufta në Preshevë dhe Qeveria e Përkohshme në Kosovë ishte tërhequr, tashmë ishte qeveria e UNMIK-ut dhe familja Goxhaj ishte kthyer në Tiranë në shtëpinë e tyre nrrugën Bardhyl , ish-ushtarakë të papunë.
Dritani rrinte në Prishtinë dhe një ditë të bukur kthehet në Tiranë dhe del lajmi se policia e Tiranës kishte arrestuar një terrorist nga Kosova. Bollino dhe Cani me thonë mua në redaksi; shko ti dhe Artan Hoxha se ti njeh Kosovën e “Tani” policinë e Tropojës, ç’të shoh te Drejtoria e Tiranës “terroristi” ishte “Tani”.
Sokol Bizhga e kishte ndaluar se “letrat” ia kishte bërë Sokol Bare, ish-zv Drejtor i SHISH në atë kohë ish-oficer policie dhe ai.
Unë, që i njihja intrigat e Kosovës,-thashë do jetë përzier në ndonjë konflikt të brendshëm, post-UÇK, në Kosovë (se ne atë kohe kishte shumë) dhe i paskan bërë ndonjë intrigë.
Policia manipulon median e Tiranës dhe të nesërmen “Tani” ishte në burg dhe “terrorist” i rrezikshëm në atë kohë i lidhur me Al Kaeden, se Irani s’ishte ne modë.
Policia jonë kishte thirrur madje dhe oficerlt e ambasadës USA për t’u treguar trofeun terrorist, ata e panë, e njohin qeshin largohen duke u thënë që ky mund të ketë lidhje me gjithçka, por, jo me terrorizmin.
Takoj babain e vet Dilaverin për 1 kafe, i mërzitur me thotë: këtu, këta të Berishës na persekutuan si me qenë serbë, se ne jemi nga jugu; e Ju socialistët,-më tha na persekutoni se ne jemi lebër se jeni lidhur me grekët, helbete Kryetar ishte Fatos Nano dhe Kryeministër një malësor Jugu, se, Dilaveri që ishte nga Golemi i Gjirokastrës, Ilir Meta nga maja e Çepanit në Skrapar. Nejse, një vit me vonë “Tani” që ishte arrestuar me shumë bujë, lirohet pa bujë fare, i kishin rënë të gjitha akuzat dhe si t’ja bënin e dënojnë se kishte braktisur Ushtrinë si Oficer i aviacionit dhe kishte shkuar në UÇK. Natyrisht, i mërzitur në 2002, bashke me familjen shkojnë në Prishtinë, ku disa ish- bashkëluftëtarë i ndihmojnë ekonomikisht me shtëpi e punë, e mbijetojnë.
Rezarta, mbaron studimet në Prishtinë. Në 2005, ne socialistët kishim dalë në Opozitë dhe familja Goxhaj ishte kthyer ne Tiranë.
“Tani” bashkë me ta si njeri asket me pak pretendime, hante bukë njëherë në dite me shumë pak shokë, dilte pak dhe një ndër ata qe e merrte me shumë te dilte isha unë dhe rrinte me mua kur kisha kohë. Me thotë, më ndihmon dot, se jemi te gjithë pa punë, motra ka mbaruar shkëlqyeshëm inxhinierinë dhe nuk ma marrin në punë. E marr në venturë shkoj te zyra e Lulëzim Bashës dhe i them vajza e kujt ishte Rezarta, nga Gjirokastra dhe Luli me thotë urgjent na duhen njerëz të rinj të përgatitur aq më shumë që është vajza e Dilaverit.
Lulzim Basha, në atë kohMinistër i Infrastrukturës kishte ardhur nga Kosova;
e di,-më tha që janë nga Jugu, familje socialistësh, por janë patriotë.
“Tani” me PD në pushtet të shkretët u bënë dhe socialistë.
2 vjet me vonë i shkoj në dasmë, motrës Rezit në Pezë Helmes dhe takoj dhe nënën e Dritanit e cila me thotë: o Ilir me kanë ngelur dhe pak vite për pension dhe unë jam inxhiniere ushtarake kimike, kam dëgjuar se po kërkojnë prapë kimiste në Ushtri, ti meqë je Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, a mund t’i thuash Gjeneralit, Lad Qiriazi.
I them Gjeneralit dhe me kënaqësi e merr në punë aq më shumë që e njihte zonjën. Tashmë, me 2 veta në punë e pak të sistemuar, familja ishte si më mirë.
Jeta ishte modeste në periferi të Tiranës, por si çdo familje ish- ushtarakësh ia dilnin.
Një vit me vonë Dritani mundohet të emigrojë në Holandë rreth 1 vit, 4 gjuhë të huaja dhe me eksperiencë ndoshta rregullohej.
Nul zgjat shumë se, nuk i prin fati sepse, Dilaveri, Babai sëmuret dhe ka nevojë për 4 anësore (bypasse).
Djali I vetëm kthehet të rrijë me familjen dhe prindërit. Ndërkohë, unë me hallet dhe punët e mia kisha krijuar familje dhe shiheshim dhe shihemi shumë rrallë por do t’i shkoja për ndihmë Dritanit dhe shkojmë ta vizitojmë në spital. Mbaj mend qe kam shkuar me duket me Prefektin e sotshëm ish-Prokurorin e atëhershëm, mikun tim Shkëlqim Hajdari.
E shoh Dilaverin, ishte keq, po do ja hidhte; kishin ardhur dhe disa njerëz nga Kosova ta vizitonin.
Pijme një kafe me Dritanin i cili me thotë s’kam ç’të bëj, tani s’ shkoj dot më askund; duhet të rrijë se prindërit po bëhen të moshuar.
U përpoqa t’i gjej një punë te “Casa Italia” si përgjegjës Sigurie, ku vazhdoi ca kohë dhe pastaj u largua. Punoi ca kohë si shef sigurie tek “Belle Air” dhe pastaj, Denion Ndrenika gazetari ortodoks mik i Dritanit nga Kosova e merr të punojë te Siguria e Aviacionit Civil.
Dritani me karakterin e vështirë që kishte se, nuk i firmoste disa procedura. Aspak transparente; Drejtorit të madh; Partia këtë radhë, LSI vendos ta largojë. Listat i kishte bërë Elona Guri, sekretare e rëndësishme në Parti, pasi Drejtoria i përkiste LSI-se kishin vendosur ta hiqnin.
I shkoj Elona Gurit dh i them; njeriun më asket dhe më tpa korruptueshëm keni bndërmend ta hiqni, si s’ ju vjen turp.
-Jo, me thotë Elona me kanë thënë që janë familje socialistesh, t’ia gjejne ata një vend pune.
I thashe të kanë gënjyer, është thjesht një njeri fat vështirë, pilot i mirë shkolluar, patriot e hallexhi. Nejse, nuk ndryshoi. Pak me vonë menduan ekipi patronazhist ta nxirrte me LSI-në, e ta hiqnin nga puna. Ndërkohë kishte njohur një pedagoge dhe ishte martuar. Me merr një ditë në tel e më thotë: duhet të të qeras, se u bëra baba me djalë. Shkova e urova me kënaqësi.
E pyes ç’u be për punë. S’ka problem, gruaja është pedagoge, vetë bëj ca përkthime, një shtëpi me qera e kemi marrë, s’kemi leke të marrim dado; pak më ndihmon mami, merrem me rritjen e djalit.
M’u bë qejfi sinqerisht.
E takoj kur arrestohet Hashimi. me Rexhën, Jakupin e të tjerë, ishte merzitur shumë.
Me tha,- turp ç’ është kjo punë e të tjera…
Unë, si oportunist,-i them; po shih punët e tua, jo me thotë duhet t’i thuash Presidentit e ttjerëve të mbajne qëndrime të forta.
E shoh që kerkonte dokumenta, shkruante, jepte intervista kundër Prokurorisë e Gjykatës dhe ditën kur dënohet Sali Mustafa, mik i Dritanit, i godet me emër dhe mbiemër disa nga dëshmitarët fallco të Gjykatës nga Shqipëria, do shkoj dhe Kosova….
E marr ne tel dhe i them, o “Tan” mos u merr me atë punë se, Gjykatë Speciale në Kosovë e këtu, po të marrin dhe po të këpusin në burg.
E, ashtu ndodhi një ditë të nxehtë vere, para 3 vitesh më merr miku im Prof. Ermir Gjinishi e me thotë e morën në burg Komandantin, kë mor i them, “Tanin”?
Shkoj, takoj prindërit e moshuar të mërzitur shumë, gruan me fëmijën e vogël, miq nga Kosova dhe Maqedonia që më merrnin në tel. Ç’të bëja i shkoj Erion Velia-jt në zyrë, sepse nëna e tij ushtarake kishte punuar me babain e Dritanit, nakademinë “Skenderbej”. Erioni, merr në tel Ulsiun, Minsitrin e Drejtësisë, s’kam ç’ bëj -i thotë Ulsiu,
Haga është sipër meje.
Shkoj në gjyq. Kishin ardhur 6 veta nga gjykata e Hagës dhe 1 nga ambasada amerikane për ta ekstraduar në Hagë, se kishte thënë emrat e dëshmitareve, jo se si dija dhe unë, po thjesht s’ ma mbante. Shyqyr që Gjykata e Apelit nuk e ekstradoi, se do ishte akoma në burg.
Në këto kohë kam parë që mbënte “konkurrencë” nëpër studio televizive si analist ushtarak, sepse e verteta është që punon shumë dhe është goxha i përgatitur, herë ia futë kot, e herë jo, po tek e fundit; si të gjithë ne që dalim nëpër banakët televizive dhe marrim dhe ndonjë honorar.
E shoh para ca kohësh që ishte bërë hero tik-toku; se ç’nuk i kish thene Fredi Belerit; i kishte thënë ti je agjent i SHISH. Mbrëmë, teksa kthehesha nga Kosova me nis një mik në whatsup; kërkesat e Protestës me zërin dhe figurën e Dritanit. Kur mbërrij në Tirane shoh kundërpërgjigjen e Taulantit, shokut tim të vjetër socialist, që e përshkruante si agjent të Iranit.
Ne fakt, me jetën e Dritanit kjo i mungonte, se agjent të Izraelit i kishin thënë njëherë para 15 vitesh, sepse shoqëronte një mikun tim ushtarak izraelit, Nir Shaul; i mungonte vetëm kjo e Iranit, po mirë e kuptueshme, në këtë tollovi që është krijuar gjithçka gjen vend e gjithçka mund të thuhet.
Tani, kam një pyetje retorike: kush nga Ju po te kishte patur një jetë si ajo e Dritanit, i shkolluar jashtë, me 4 gjuhë të huaja dhe me kaq shumë halle, a do ishte sot në protestë, apo JO?!
Sa për mua unë ia njoh mirë mendjen; ai s’ka frikë asnjë lloj, pushteti, asnjë lloj kërcënimi, banda e banditët, jo e jo; të çdo lloji e me sa lekë te duan, s’ka miliarder ta kërcënojë se, është lloji i robit që si do lekët dhe luksin,-si asket që është shko rri i vetëm në mal.
Kështu që, duke i vënë një “akuzë” me shumë nuk e dobësoni, vetëm e forconi. Njerëz si Dritani merresh vesh me të mirë, se me të keq, s’ia del dot kurrë, se nuk janë oportunistë, intelektualë si UNË.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/06/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk