NJËMBËDHJETË STEFANËT E SHTETIT TË RREJSHËM MESJETAR TË SERBËVE

01
Apr
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime
Një dëshmi e madhe e falsifikimit të historisë – Të gjithë njëmbëdhjetë prijësit, mbretërit dhe perandorët* e shtetit mesjetar të Rasisë Dardane (Rasha-Rashka), e paraqitur rrejshëm si shtet mesjetar i serbëve, kanë mbajtur emër të njëjtë – STEFAN*, një emër i njohur fetar sipas Biblës, të cilin e kanë mbajtur edhe shumë prijës të shteteve të tjera evropian gjatë Mesjetës, të cilat e kanë përdorur edhe shqiponjën e zezë dykrenore në stemat dhe flamujt e tyre, shumë më herët se ta përvetësojnë këtë simbol fiset sllave (kishat dhe shtetet e tyre).
Nga zhupani (prijës fetar) Stefan Nemanja dhe Stefan Prvovençani, përmes Stefan Dragutinit dhe Stefan Deçanskit, te Stefan Dushani dhe Stefan Uroshi, gjithsej 11 sundimtarë nga dinastia mesjetare e Nemanjëve, të gjithë quheshin Stefan dhe asnjëri prej tyre nuk e kishte këtë emër të vërtetë.
Nemanjët kanë qenë dinastia më e famshme mesjetare, e cila sundoi në rajonin e Rasisë (Rasha-Racha) më shumë se dy shekuj. Ajo mori emrin e themeluesit të saj, Stefan Nemanja, i cili ishte zhupani i madh (prijës fetar dhe principatë fetare) i Rashkës dhe sundimtari që hodhi themelet e krijimit të një shteti (principate-mbretërie-perandorie) të fuqishëm mesjetare të Rasianëve të Dardanisë.
Dinastia nxori njëmbëdhjetë sundimtarë, i fundit prej të cilëve ishte perandori Stefan Uroshi V. Ata sunduan Rasinë mesjetare nga viti 1166 deri në 1371.
Shumë nga këto fakte janë të njohura dhe mund t’i gjeni edhe në librat e historisë, ndërsa ajo që dihet pak ose aspak është se, të gjithë sundimtarët e kësaj dinastie quheshin Stefan, asnjëri prej tyre në fakt nuk e kishte këtë emër të vërtetë.
Shqiponja dykrenore nuk ka qenë me ngjyrë të bardhë siç përdoret më vonë nga sllavët (serbët), por me ngjyrë të kuqe ose ngjyrë ari, e cila u përvetësua më vonë nga kishat dhe shumica e shteteve sllave, edhe nga Kisha dhe Shteti i Serbisë. Ky simbol ka ardhur si PAJË (miras) te Rasianët, më vonë e përvetësuar nga sllavët, përmes martesave të disa nga këta prijës mesjetarë me princeshat e dinastisë së Paleologëve të Romës Lindore, vasalë të së cilës kanë qenë prijësit e shtetit mesjetar të Rasisë (Rashkës).
(29 prill 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/05/2023

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk