“Njeri i Beogradit dhe dhjetor i zi” apo “më i shquari i kohërave”?

23
Dec
2023

Dhjetori ka një datë si një njollë të zezë në historinë e vendit. Ndodhi 98 vite më parë më 24 dhjetor 1924, kur forcat kundër-revolucionare të Ahmet Zogut të mbështetura nga Beogradi dhe bellogardistë rusë hynë në Tiranë dhe morën pushtetin pas luftimesh të shumta në të gjithë territorin me trupat qeveritare të kryeministrit Theofan Stilian Noli
Nga arkiva kemi zgjedhur dy deklarata mbi protagonistët e kësaj dite Zogu dhe Noli.
Duket e pabesueshme që këto dy deklarata të jenë bërë nga i njëjti person.
Por janë bërë.
Autori është Sali Berisha:
Berisha për Ahmet Zogun në 24 dhjetor 2012: (ditën e vendosjes së shtatores së Zogut në Tiranë pikërisht në 88 vjetorin e ditës kur Zogu hyri në Tiranë dhe rrëzoi Nolin me mbështetjen serbe):
“Ne nderojmë sot njërin nga bijtë, njërin nga personalitetet më të rralla, më të shquara në të gjithë historisë tonë kombëtare të të gjithë kohërave.
Me emrin e tij janë të lidhura në mënyrë të pandashme zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri.
Me emrin e Ahmet Zogut janë të lidhura përpjekjet titanike të shqiptarëve për shtet ligjor, rend dhe siguri.”
Berisha për Ahmet Zogun në 70-vjetorin e revolucionit të Qershorit:
“Dhjetori i vitit 1924 ishte një dhjetor i zi për shqiptarët dhe Shqipërinë. Rrëzimi i qeverisë Noli nga Ahmet Zogu me mbështetjen direkte të Serbisë përbën njërën prej ngjarjeve me tragjike të historisë sonë kombëtare.
Shqipëria e idealeve të mëdha demokratike për 110 vjet me radhë njohu vetëm pushtime dhe mynxyra, tiranira, diktatura nga me të egrat e më çnjerëzore…
Ndaj dhe ngricat e mëdha të dhjetorit të ’24 ngrinë ëndrrën e madhe të demokracisë shqiptare…
Revolucioni i Qershorit u realizua nga një lëvizje popullore e drejtuar nga atdhetarë të flaktë, jashtë çdo aleance të dyshimtë apo marrëveshje komprometuese që kishin nënshkruar dhe do të nënshkruanin me Beogradin sundimtarët e mëvonshëm shqiptarë për të siguruar dhe ruajtur fronin e tyre…”
kronisti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk