Gati 30 vjet me pare, kur vajta ne Amerike, nuk dija anglisht fare, po fare ama. Me ra rasti te punoja ne shume vende pune, ku ne vitet e para, mungesa e gjuhes kishte cmimin e vet, duke “pasur fatin e madh” te largohesha nga puna si nje qenie qe nuk ekzistonte mbi toke. Kjo ishte peshqesh jo vetem nga gabimet e sistemit njepartiak, por edhe te luftes nen rrogoz, te papushim te “Kollones se peste” qe vepronte ne gjirin e shtetit e te Partise se Punes ne atememedheun tim, qe ma shkulen fizikisht, por kurre shpirterisht, Ramiz Alia dhe kerma vicidolase, dy here “non-grata”, te dy “besnike militante” te Partise, te shtetit, te Marksizem-Leninizmit.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Shkurt, per te mos vazhduar gjate, me te drejte ne Shqiperi, pergatiteshim per me te keqen, e keqe qe shume here ne historine tone kombetare e ka pllakosur atememedheun, pushtimet dhe masakrat deri genocide te panumerta, ku asnje brez shqipetaresh nuk shpetoj pa kaluar ne nje, dy apo edhe tre luftera gjate jetes.
Kur vajta ne Amerike, kishte jo pak njerez qe nuk donin te ishin njerez me emigrante te sapoardhur, sic ishin shqipetaret, dhe kjo tendence denigruese ishte jo vetem per ne shqipetaret, por edhe per kombesi te tjera. Kur vajten grekerit ne Amerike, i trajtonin goxha keq. Nje vajze me origjine italiane, me thoshte se Mafia italiane, erdhi si rezultat i organizimit te italianeve per te mbijetuar, mbasi trajtoheshin tmerresisht keq nga ata qe banonin ne kete vend te madh, perpara tyre. Ajo italiane, me tregonte se italianet shpetuan nga keqtrajtimi, kur nje emigracion i ri filloj te futet ne Amerike pas atij emigracioni italian, popullsia e Irlandes, te cilet ne fillimet e tyre, trajtoheshin si mos me keq.
Shqipetaret nuk mund te shpetonin nga keqtrajtimi ne emigracion, ne cdo vend ku shkuan, dhe kurrizi, e ca me teper shpirti i tyre e di se c’ka hequr e akoma se c’heq!
Ajo qe dua te perqendrohem ne kete shkrim, me nje hyrje relativisht te gjate, eshte fakti i pamohueshem, se nuk ka vetem njerez me zemer gure e tulle, pa shpirt, te zh
veshur nga cdo ndjenje humane, po fatmiresisht ka edhe shume njerez te mire. Po ama te mire, aq kohe sa nuk preket interesi i tyre personal. Pozita dhe tradita e shqipetarit, qe edhe kur nuk ka buke mjaftueshem ne shtepi, per femijet e tij, i thote mikut dhe udhetarit te panjohur qe i troket ne dere te shtepise “bujrum, buke e kripe e zemer”, harroje, nuk e gjen kund ne bote.
Punoja ne nje kompani, qe merrte kamjona “Ford”, pa karroceri, dhe i plotesonte me krroceri. Aty gjeta vertete disa djem shume te mire e miqesore, qe silleshin me mua si me vellane e tyre. Aty i kam bere vetes nje pyetje, dhe pa frike ua bera te njohur edhe atyre, duke u thene se ju jeni vertete njeres te mire, por ne se do te kishit ardhur vite me pare ne vendin tim me pushke kunder nesh, une do te isha njeri nga ara qe do t’u vihesha perballe.
Njeri prej tyre me tha:”O Luan miku, eshte politika qe vret njerezit e thjeshte me njeri tjeterin. A e di ti se sa nga ne jane vrare ne Vietnam, dhe ne akoma nuk e dime se perse, vetem na thoshin se jane komuniste”
Kjo pozite me vjen me shqetesim shume here ne koke edhe sot, kur shikoj se si veprimetaria armiqesore ne Shqipetari, na ndau ne njemije e nje parti, ne njemije ceta, me dhe pa as edhe nje ideologji, me disa fe, e duke prezantuar jo vetem shtet islamik Shqiperine, duke mos qene, por brenda saj edhe shtet “batakci apo bektashi”, sido qe te quhet. Sinqerisht ma prish keq gjumin fakti qe nje dite mund te kemi ceta bashibozukesh, haxhiqamilesh e erdoganmilesh, jorgofilash e vucicivicesh, ku te vriten edhe shqipetaret midis veti.
E gjithe filozofia e ketij shkrimi, eshte qe njerezit e thjeshte nuk duan te vriten me njeri tjeterin, por “gebelesit” e cdo vendi turbollojne ujerat, vetem e vetem per territore te pushtuara, per popuj te skllaveruar, per pasuri te vendeve te tjera te grabitura.
Ne shqipetaret, ngritm kembet per t’i rene kokes tone, e po e humbasim koken, pa ditur te behemi perseri te mencur, sic na ka njohur historia.
Termi “O sa mire me qene shqipetar”, duhet merituar me dashuri per atedheun, jo vetem ne stadiume, por ne veprimetarine e perditeshme, politike, ideologjike, ekonomike dhe te cdo fushe te jetes, duke e pyetur veten perdite, “a bera dicka te mire sot, qe i sherben atememedheut tim, popullit tim te lavdishem, te ndare e te percare? Kushdo duhet te pyese veten: ” a vura dot sot nje gure apo nje tulle ne ngrehinen e kombit tim”!
19 Korrik 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
