NUK E KUPTOJ, KJO GREQIA ËSHTË MIKE APO ARMIKE E SHQIPERISË ?

12
Aug
2023
Shkruan: Ylli Mece


Nuk e kuptoj kjo Greqia është “mike” apo armike e
Kur shprehem Greqia, aspak nuk e kam fjalë për popullin grek dhe për fqinjësinë e mirë me të, sepse si populli shqiptar ashtu dhe ai grek në momente të veçanta i ka lidhur dhe i lidh i njëjti fat historik ne luftëra pushtime që u janë bërë nga të huajt , sikurse dhe në pjesëmarrje te kryengritjeve te armatosura kundër pushtuesve të tyre, pa folur dhe përmendur këtu dhe për ndihmësen dhe pjesëmarrjen direkte te një pjese te popullit shqiptar ne trojet e tyre të Artës e deri ne Prevezë të cilët organizuan drejtuan dhe realizuan së bashku me popullin grek revolucionin e që e çuan atë deri në fitoren përfundimtare për tu çliruar një herë e mirë nga sundimi qindravjeçar i sulltanëve të Greqisë. Të njëjtin fat pësuam dhe gjate luftës së dyte botërore, sepse si ne, ashtu dhe Greqia u pushtuam, vuajtëm dhe e përjetuam tragjikisht çizmen e pushtuesve italianë e gjermanë. Por nga ana tjetër popujt e te dy vendeve tona nuk e pranuan fashizmin. Është e vërtete se Italia fashiste e nisi sulmin e vet për pushtimin e Greqisë nga toka e Shqipërisë, por ne ishim vet të pushtuar, duke qenë artificialisht pjese e perandorisë Italiane ( Ja çna bene tradhtaret e Kombit te cilët i çuan Kurorën e Skënderbeut mbretit xhuxh Viktor Emanuelit!!) …madje dihet historikisht se dhe ato dy batalione shqiptare që shkuan në luftë e te dërguara nga Qeveria profashiste e kolaboracioniste dezertuan në masë. Mbase me të drejtë në atë kohë Greqia u hapi luftë Italisë dhe Shqipërisë, por këtë luftë Italisë ja hapi dhe populli shqiptar qysh me 1939. Gjithsesi qysh nga momenti kur aleatet e mëdhenj URSS , Anglia dhe USA e njohën luftën e popullit shqiptar kundër nazi fashizmit sikurse qysh në momentin kur Italia fashiste kapitulloi pa kushte ( shtator – 1943 )“Ligji i luftës me Shqipërinë” duhej ish hequr. Pse nuk u hoq dhe pse u mbajt ky ligj, mos vallë ky akt i dy batalioneve u shërbeu dhe u shërben dhe sot e kësaj dite për ëndrrën me sy hapur te qarqeve shoviniste greke për Vorio Epirin ? Ky “Vorio epir” i cili dhe sot e kësaj dite Greqisë shoviniste në bashkëpunim te ngushte me Serbinë u ka errur sytë mendjen dhe zemrën gjithë reaksionit fqinj të cilët ende me mentalitetin e viteve 1913 përveçse na rrëmbyen toka me dekretet e menderosura te Londrës, ende janë të pa kënaqura në babëzinë e tyre. Dhe ja pse Greqia shoviniste nuk e heq ligjin e luftës, teksa çuditërisht dhe Vuçiç dhe ai e mban në këmbë me deklaratën se…”Ne në Kosovë do të kthehemi përsëri”.. Ja pse si Greqia ashtu dhe Serbia dhe shume vende te tjera në rajon dhe në botë te cilat mbajnë padrejtësisht nën sundim territore që nuk janë të tyre nuk e njohin as luftën dhe as pavarësinë e Kosovës. Po nëse një ditë Shqipëria do të kërkonte tokat e saj ne Arte e deri ne Prevezë si do të ndihej Greqia kur ata e dinë fare mire se këto janë troje te banuara nga shqiptaret? Po nëse një dite Shqipëria me forcë në OKB dhe ne organizma të tjera do te kërkonte me që Greqia tu ktheje tokat popullatës shqiptare te Çamerisë qe i shpronsuan, vranë dogjën theren me forcë aq sa që dhe pozonin te viktimat e therura si bagëtia? Kurrë në historinë e popullit shqiptar nuk ka patur asnjë rast barbarie të tillë ndaj fqinjëve tanë kushdo të ish ai. Tashmë në rolin e “ tutorëve” ( në rol përkujdesje) Greqisë shoviniste i është hapur oreksi. Duke dalë në det dhe afruar Himarës, ajo mendon se ky truall meqenëse një pjese e popullatës atje është greqisht folëse na qenka tokë greke dmth brenda kufijve të megalli idhesë se Vorio epirit. Greqinë shoviniste aspak nuk e ha meraku për individin Fred Bejleri mbi të cilin rendojnë një mal akuzash qysh prej vitit 1994 ne “Masakrën e Peshkëpise”, por me presionin që bën Greqia, indirekt kërkon ti thotë Shqipërisë se kjo është toka ime populli im dhe s’kini punë ju shqiptaret , prandaj ose lironi Fred Bejlerin ose për ju s’ka e nuk do te ketë Evropë. Ketë e kanë deklaruar si K/Ministri Miçotaqi si ministri i jashtëm i tyre Gjerapeteritis ashtu dhe ambasadorja greke ne Tirane. Po ku është pare dhe dëgjuar qe një person i cili kapet me presh ne dore për një vepër anti ligjore dhe që përben krim te mos të dënohet nga drejtësia ? Fundja ç’punë ka Greqia dhe çfarë e djeg në këtë rast?! Mos vallë mendojnë se Fred Bejleri do të zbërthehet dhe do të konfirmoje se ai ka qenë një agjent i Asfalisë greke, se me porosi të zbulimit grek dhe në bashkëpunim me organizatën famëkeqe “MAV” për të cilën ka dijeni ky zbulim është organizuar drejtuar dhe realizuar e gjithë kjo masakër ? Le te supozojmë se asnjëra nga këto nuk qëndron. Po vet fakti që ai kapet ne biseda dhe ne veprimtari praktike ne shit blerje votash a nuk do të mjaftonte kjo? Dhe shakaja me e bukur greke qëndron te fakti qe Bejleri duhet të bëjë betimin në burg dhe të lirohet urgjent sepse “qirjes greku shovinist” na paska njoftuar të gjithë organizmat ndërkombëtare! Çudi e madhe e kujt ju prish gjiza ?! Ja nuk na pranuan..mos vallë ne nuk jemi Shqipëri dhe shqiptare ?! As nuk na kërcet fare ! Apo mos vallë ekzistenca e jonë si komb na qenka ne dore te Greqisë pse jo dhe te Evropës reaksionare sikurse ka qenë përherë me ne shqiptaret?! Nuk e kuptoj Greqinë e kemi mike apo armike ? Me këtë rast e përshëndes K/ministrin grek. Ministrin e jashtëm, ambasadoren dhe gjithë reaksionin e megalli idhesë me vet këngën e tyre që titullohet …”Ore grek or maskara “ !
—–
YLLI MEÇE – Gazeta “Sot” dt. 11. 8. 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk