Përderisa gjermanët, e rrëzuan Murin e Berlinit, murin që ndau kombin gjerman padrejtësisht e me dhunë, sot opozita e Kososvës, urën normale, të vockël e joproblematike të Mitrovicës, duan t’a kthejnë në “Murë të Berlinit”; duan t’a shndërojnë urën e Mitrovicës në Murë ndarës të Berlinit, e që ky marifet të kujton gjermaninë e bërë rrafsh me tokë pas kapitulimit të nazizmit gjerman.
Të dashur lexues,
Porosia e Simbolikës së opozitarizmit të Kosovës, që po ndërtohet përmes problemit të paqenë, pra URÊS, është kjo: Kosova, shqiptarët e Kosovës na qenkan humbësit e luftës, sepse këta ishin “nazistët”, dhe se URA, e që sipas mendjes së tyre e konsiderojnë MURË TË BERLINIT, duhet të cimentohet e të bunkerizohet; sepse, gjithsesi sipas paraftyrimeve të tyre, shqiptarët janë “nazistë” të çartur dhe, se serbëve matanë MURIT TË BERLINIT, të më falni, serbëve matanë URËS SË MITROVICËS u kërcënohet jeta, liria dhe vet egzistenca…!
Disi kështu, bash kështu disi, përafërsisht, krej njejtë e ngjajshëm po mendon edhe gjeopolitika serbe (Vuqiçi) dhe se ky me çdo kusht po mundohet t’a përforcoj këtë simbolikë retorike: ku në këtë lojë tragjike e shqetësuese po merr pjesë aktive media shqipe, OJQ-të (shoqëria civile) dhe opozita.
Kujtesë për Opozitën. Kthjelluni e gishtin kokës: URËZA e MITROVICËS nuk është MURI I BERLINIT!
Shqiptarët MURË të BERLINIT kanë Morinën – Vërmicë, Qafë Morinën – Gjakovë, Orgjostin – Orqushë, Borjen – Glloboçicë dhe Shishtavecin-Krushë!
A e keni të qartë këtë fakt, ju aktorë të teatrit qindvjeçar serb; Unë pyes me shqetësim: Kush është regjisori juaj? Kush bënë skenografinë dhe regjinë tuaj?
Përgjigje s’ka!
Albin Kurti, RIHAPE URËZEN E VOCKËL; popujt duan komunikim dhe jo izolim!
Mos u bë kërmill, ec, lëviz, vrapo, shpejtë e më shpejtë! Krejt shqiptarët janë me ty!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!