Nuk eshte me ne pyetje e ne pikepyetje, Ju jeni pale me Serbine dhe Miloshevicin e sotem zoti kryeminister i Shqipertise, EDI RAMA.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Mos aprovimi i resolutes per denimin e genocidit serb mbi popullin shqipetar te Kosoves, atij populli qe eshte pjese organike e kombit shqipetar, qe jeton ne mijeravjecare ne trojet e tija te Dardanise, apo e thene ndryshe te Shqiperise, eshe vula perfundimtare e tradhetise kombetare nga ana jote zoti Edvin Rama. Ju vertetua se jeni nje gjarper, po aq i rrezikshem sa c’eshte edhe vellai yt siames, doktor vdekja, “patrioti”, dy here “non-grata” vicidolas, qe e kerkoj ate Rezolute.
Nje resolute kunder genocidit serb, duhej te ishte miratuar jo vetem qe ne fillim e menjehere pas clirimit te Kosoves, por edhe gjate luftes, pse jo.
Si Berisha, qe nuk meriton ti permendesh as emerin, e qe nuk duhet te kete as emer, vec ate te quhet “superkrimineli”, po ashtu eshe ti, “pinelisti’, tashme vella sozi i “pelicilines”, as nuk u ka henger e as u ha meraku per mijera viktimat shqipetare te genocidit serb, genocid i kryer jo vetem gjate luftes se fundit, por gjate te gjithe okupimit me shume se nje shekullor te Kosoves nga Serbia.
Duhet thene, se kerkesa e Berishes, per rezolute, eshte vetem litari i lene jashte varrit te tij, per t’i hedhur shqipetaret e Republikes se Shqiperise kunder njeri tjeterit, qe ata te shqyejne njeri tjeterin e qe po ashtu te armiqesohet Shqiperia me Kosoven. Duhet thene se kjo kerkese duhesh pranuar nga kuvendi e te shoqerohej me nje seri masash e veprimesh politike e diplomatike qe te eleminonte keqedashjen e Berishes e te partise se tij familjare, e te fuqizonte poziten e te akuzuarve me deshmimtare te fabrikuar.
Kerkesa per nje rezolute qe denon Serbine per genocid, duhej te ishte bere sic e thashe me larte, se paku dy dekada me pare, por edhe ne cdo kohe gjate kesaj periudhe qe kaloj deri ne diten e sotme, e meqe nuk u be, edhe pse tejet e vonuar dhe kerkese e bere nga UDB-ashi Berishe, edhe pse ka prapavijen e tij te rrezikeshme, ajo duhej te M I R A T O H E J, sepse eshte domosdoshmeri dhe urgjence morale e politike, sidomos ne kushtet kur Gjykata “e Kosoves” ne Hage, kunder krimeve te luftes, ka degraduar teresisht ne nje gjykate nje etnike, qe jo vetem barazon viktimen me agresorin, por edhe po i nderron vendet, duke e paraqitur viktimen agresor dhe fajtor te luftes. Kjo gjykate nuk po ben drejtesi, por politike, per ta shkaterruar imazhin e luftes se Lavdishme te UCK-se.
Te kater udheheqesit politike qe akuzohen me dokumenta te fallcifikuara te Sebise, nuk mund te mbrohen nga ty. Ti thjeshte luan lojen e Vucicit. Mbrojtja me e mire e tyre eshte qendrimi burreror ne mbrojtje te UCK-se, e jo mohimi i pjesemarrjes se tyre ne te. Mbrojtja me efikase e burrerore eshte pikerisht ajo qe ka deklaruar Rexhep Selimi, qe i tha gjykates se kam qene kunder kesaj gjykate vetem per faktin se eshte nje etnike se kam luftuar me arme ne dore per mbrojtjen e popullit tim dhe clirimin e atedheut te pushtuar nga Serbia. KJO E MBRON UCK-ne zoti RAMA, e aspak pelivanlleqet e tua ne sherbim te Vucicit. Menyra se si behet mbrojtja, duke mohuar deri ekzistencen e shtabit te pergjithshem te asaj ushtrie te lavdishme, do te pergatise terrenin per rikthimin e Kosoves perseri nen pushtimin e Serbise
Askush nga shqipetaret nuk deshiron denimin nga Haga qofte edhe te nje shqipetari te vetem, kushdo qofte ai, mbasi ne kete rast fiton vetem Serbia, por sejcili duhet te kuptoje, se perkrahja jote, duke u fokusuar vetem tek Thaci, eshte vetem kerkese e Vucicit, sepse tani ai mendon dhe beson se UCK-ja ka marre nje goditje te rendesishme, dhe tanime Thaci i nevoitet i lire, per ta perdorur per Zajadjenicen e me shume, mbasi me Albin Kurtin i ka hasur sharra ne gozhde, dhe Veriun me te e ka te humbur pergjithmone.
Ju zoti Rama, organizuat jo nje miting ku duhej te ngritej larte, ashtu sic e meriton UCK-ja, por nje skenar per te lare veten tuaj per skandalin moral e politik te mosaprovimit te Resolutes ne Kuvend. Ju gaboni, nuk e lani dot veten. Ju jeni futur pakthyeshem ne rrugen e tradhetise kombetare. Nuk ka kurresei te respektohet e te mbrohet UCK-ja kur nuk e mbron luften e saj duke e denuar genocidin Serb ne Kosove. Nuk vleresohet UCK-ja, kur ju nuk keni ne krye te atij manifestimi ne sheshin Skenderbe, flamurin e asaj Lufte, emblemen e UCK-se, FAMILJEN JASHARI. Cdo “respekt” i UCK-se, pa emblemen e saj, FAMILJEN JASHARI, eshte e pavlere, eshte hipokrizi, eshte veprim partiak, dhe me militantizem partishe. Nuk ka unitet midis shqipetareve dhe ceshtja kombetare eshte teresisht e varrosur me dasi pertiake, krahinore, dialektesh e fetare. Ju vertetuat, se fjalimi juaj ne Beograd, ne mbeshtetje te Kosoves, ka qene thjeshte nje veprim per “te shtruar asfaltin” ne rrugen tuaj ne sherbim te shkaterrimit te shtetit te Kosoves e ne sherbim te forcimit te sabotimit te tij nga Serbia. Hapat tuaj te metejsheme, si “Ballkani i Hapur”, “presioni per te pranuar zajadjenicat sipas oreksit te Vuciceve te Serbise, deklarata karagjoze dhe armiqesore e juaja se “Veriu eshte toka e askujt”, “gjenialiteti’ i juaj duke vepruar si nderkombetar, me hartimin ne hije dhe prapa perdeve, ne “sekret te madhe shteteror” e pa u konsultuar e vene ne dijeni Kosoven, te nje plani te hartuar “me specialistet me te mire nderkombetare”, te cilet jane edhe sot anonime, per “idene tuaj prej Zeusi ne SHQIPETARI” NE ZBATIM TE ZAJADJENICAVE, jane te gjitha prova te pozites tende pro Serbise dhe kunder Kosoves.
Zoti Rama, ne se shqipetaret do t’i shtojne veprimetarise tuaj, te nje lederi, “qe po shpeton Shqiperine”, edhe dhenien e tokes Italise per ta administruar si toke te saj per burgjet e emigranteve afrikane, dhenien e tokave per varreza fantazme dhe detin ne ARBITRAZH tek Greqia, ishullin e Sazanit pa kurrfare trasparence ne popull dhe ne Palament tek familja Trump, Jugun e Shqiperise te bere copa copa tek njerez te lighur ngushte me qarqe te dyshimeta greke, atehere nuk ka pse te mos thuhet se ju nuk jeni ai qe shiteni.
ZOTI RAMA, TI NUK JE SHQIPETAR, DHE NJEJTE SI BERISHA PO E VARROSNI PERDITE SHQIPETARINE.
Zoti Rama, ju nuk i duheni shqipetareve as per turshi, se edhe ato i prishni e i helmoni. Ikni bashke me gjithe dereziun Saliun dhe marionetat tuaja nga politika shqipetare, sa nuk eshte vone per ju. U ka kaluar shume koha.
21 Tetor 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
