Një ndër Albanologët më të shquar është edhe ROBERT ELSIE.
Albanologu Robert Elsie ka lindur në Vankuver te Kanadase. në vitin 1950. Albanologu Robert Elsie ka shkruar shume per shqipetaret dhe Shqiperine. Ai e fliste shipen letrare njejte sikur te ishte nje shqipetar i lindur në Shqiperi, fare te paster, pa asnje lloj aksenti të huaj apo dialektor! Ai vdiq në Berlin, në vitin 2017, dhe u varros ne Theth, ne Shqiperi, sipas amanetit të vet.
Zonja Rudina Xhunga, disa vite me pare, e ka intervistuar, dhe e ka pyetur në ate kohe, se me aq shume sa ai burre i nderuar albanalog, ka bere per Shqiperine e shqipetaret, perse nuk rrin te jetoje ne Shqiperi?
Zoti Robert Elsie, i eshte pergjigjur zonjes Xhunga:
– Nuk jetoj dot ketu, nuk rrij dot, eshte vend pak i egër per mua, ka nje egersi një qind për qind. Unë këtë lloj egërsie nuk e perballoj dot, nuk besoj ta pëballoj!”
Fatkeqesisht jeta e ketyre viteve ne “demokraci” e provoi më së miri, qe kur ne shqipetaret nuk kemi nje te huaj qe ta luftojme me pushke, ose te bashkohemi kunder tij, jo te gjithe, per lufte kunder pushtuesit, kur nuk e kemi ate per te zbrazur armet, kthehemi dhe i zbrazim kunder vetevetes, deri kunder vellait.
Kjo situate e rende, provon se ne e kemi te nevojeshme diktaturen e shtetit, qe te mos jetojme ne diktaturen e individeve qe pasurohen ne menyre marramendese duke grabitur, vjedhur e bile zhdukur e vrare kedo qe i del perpara, ne rrugen e tyre te pangopesise.
Shume nga ne, i lexojme keto ngjarje pa vemendjen e duhur, por “zgjohemi” vetem kur na prekin ne interesin personal, pa shoqerise flaka i dalte, sipas psikologjise te ketij lloj grupimi
Shembujt per renien totale te shtetit ne SHQIPERI JANE ME MIJERA, dhe gjendja vazhdon e vazhdon, e rende si ne hell apo ferrin e “njerezeve te zotit”, sepse pashallaret e pronaret e ferrit, marrin bekimin e vete “njerezeve te zotit”, ne kisha e xhamija, bekimin e hoxhallareve e te prifterinjeve.
Une do te sjell perseri ne vemendje te miqeve te mi, “respektimin e ligjit e te prones”, edhe keto vitet e fundit te pushtetit te “te majteve” ne PS. Do t’u jem mirenjohes miqeve te mi, dhe ju lutem te vazhdojne leximin deri ne fund:
“Luan, e shkulen gardhin komplet, dhe e ka
ne marre edhe rrjetat dekorative te tij, se bashku me shtyllat metalike dhe portat”, me njofton nje miku im per nje hapesire toke, 1000 metra katrore, qe une kame blere ne Qerret te Kavajes, shume vite me pare. Kjo toke, e blere nga pronare qe e trashegonin me breza me rradhe, ishte ne buze te detit, ku kufiri i saj ishte rera dhe pastaj deti, pra kishte kufij vetem “zotin”.
Ne kohen e sundimit, jo te drejtimit, te shtetit shqipetar nga PS-ja me ne krye kryeminister Edi Rama, e nen “mbreterine e tij”, u ndertuan perpara tokes time, nje rresht me mori pallatesh e hotelesh, te aprovuara nga organet shteterore lokale e qendrore pallate qe u ngulen ne reren publike te plazhit. Bleresit, jo vetem ndertuan per vete mbi rere, por edhe shiten tek te tjere token qe ishte vetem per plazh, jo e tyre, aspak te trasheguar apo te blere nga pronare te mepareshem legale. Ata shiten pronen publike te shtetit, sikur te ishte malli i babes. Por oreksi vjen duke ngrene, thote populli, dhe ata bene tentativa ta shisnin edhe token time, tentativa qe u kurorezuan me sukses me nje firme ku atorizonte shitjen e kesaj prone, nga gruaja ime e ndjere, qe kishte vdekur disa vite me pare se ajo “te firmoste” shitjen.
Tregetaret e ligjshem, te gjithe pushtetshem ne rrethin e Kavajes, ne Durres dhe ne pushtetin qendror ne Tirane, i kishin kopsitur aq mire punet, sa qe per me shume se 18 muaj, deri edhe sot, nuk me japin nga kadastra as dokumentin e pronesise, as dokumenta se ku e si u shit prona, duke me bere te mos jeme ne gjendje te dija se c’behet, edhe pse isha une pronari i asaj toke. Pas disa muajsh, pas nje sorollatje disa mujore, mezi morra nga zyra e bashkeqeverisjes ne Tirane, ne vitin 2023, te verteten dhe dokumentacionin qe pasqyron “shitjen e tokes”?!
Edhe sot e kasaj dite, akoma nuk me jepet nga Kadastra e Kavajes dokumentat perkatese, edhe pse ne vitin 2023, arrita te futem, me pengesa tejet te medha, ne zyren e Kadastres se Kavajes ku takova e bisedova direkt me drejtorin e Kadastres, zotin Dorian Murati, ku degjova per here te pare se cila ishte zyra Noteriale ROBO, qe e kishte bere shitjen (Zyra Noteriale Robo-Tek Blloku ne Tirane), ku kishte firmosur si shites (gruaja ime e vdekur vite me pare se te ajo te firmoste, pra pasi vdiq, u kujtua te cohej nga varri pas disa vjetesh e te firmoste), se kush ishte bleresi (Besmir Kadri Kashari, adresa: Bashkia Lushnje, Rruga DIGES REZERVUARIT, Ndertesa Nr. 12 SH/K 1, tani jashte shtetit, “Pa adrese”).
Drejtori i Kadastere se Kavajes, z. Dorian Murati, premetoj te mi jepte dokumentat nepermjet NOTERES TIME Z. AIDA R. SHANI, me te cilen u lidh ne telefon ne prezencen time, por asnjehere nuk e dergoj dosjen e shitjes as tek une e as tek NOTERJA AIDA. ai, zoti Dorian Murati, nuk realizoj, por vetem premetoj sa per te me larguar mua nga zyra e tij!
Shitjen e tokes, e morra vesh per here te pare vetem pasi, me disa dokumenta te pushtetit lokal ne Kavaje, dhe projekt te rregullt ligjor, nga arqitekti, fillova ndertimin e nje gardhi me rrjete te xinguar metalike e shtylla metalike, me porte metalike, e duke vene pergjate gjithe gjatesise se tij nje numer te konsiderueshem tabelash reklamimi e rregullash per perdorimin e kesaj hapesire si parkim makinash per pushuesit. Kjo nuk i pelqeu trimave qe ndertuan para prones time ne rere, mbasi e perdoren ne vite per parkim token time, pa asnje miratim timin si pronar i saj, duke punesuar famijaret e tyre. Doli e verteta qe “une nuk jam pronari” pasi toka “eshte shitur”?! Shitje te cilen une e morra vesh ne perfundim te rreth 80% te perfundimit te ndertimit te gardhit.
Pasi u perdor vitin e kaluar per parkimin e makinave te pushuesve, kjo toke tanime e rrethuar, ndertuesit dhe pronaret e hoteleve, qe e perdoren deri nje vit me pare ate toke, se bashku ndoshta edhe me zyrtare lokale, e shkulen ate gardh qe kishte rregulluar edhe ambjentin, perpara fillimit te ketij sezoni turistik, per ta perdorin perseri si toke te tyre, me autorizim e license te korrupsionit, e deri atje sa duke me kerrcenuar me shume se nje here per jeten time, te cilen ma paskan ne dore keta kriminele e bandite, qe bejne ligjin edhe sot, ne kohe te “RILINDJES”, njejte si ne kohen e koleres “non-grata”!
Prokuroria e qytetit ne Durres, e cila ka ne juridiksion edhe Qerretin e Kavajes, VEC DOSJES QE kishte, morri edhe dokumenta nga SPAK, per kete problem, ka me shume se nje vit qe “punon” per t’i dhene rruge problemit. Kjo prokurori, nepermjet Avokatit tim, mori njoftimin kur u be demtimi i pare, kur u hoq fillimisht vetem dy metra gardh, me dt 20 Prill 2024, pasi ju derguan edhe fotografite e demtimit, premtoj qe do te vendoste sekuestro, mbi pronen, qe te mos prekej, por nuk e beri vendosjen e asaj sekuestro! Deri me date 26 Maji 2024, prona mbeti e demtuar vetem me dy metra, ndersa me date 29 Maji 2024, u gdhi dita me zhdukjen e gardhit. Miqte e mi me kane njoftuar gjithnje dhe me kane derguar fotografite, per cdo gjendje, Avokati im ka bere me dije prokurorine?!
Pasi u kalua me sukses prova e pare, e zhdukjes se dy metrave te para te gardhit, banditet pane se ajo prone nuk mbrohet nga ligjet e shtetit, dhe e hoqen te gjithe gardhin, duke marre edhe materialet.
Banditet me pushtet, qe kur u shkon ne zyre per ta zgjidhur kete problem, te thone “Ti nuk dukesh xhentelmene”, qe e perkthyer ne shqip, done te thote qe “t’i nuk pa paguan gjoben ne xhepat tane”, u bene te guximshem, dhe e zhduken komplet ate konstruksion gardhi, sikur te mos kete ekzistuar kurre!
E po mbahu o Luan, i thashe vetes, keta bastarder, qe kerrcenojne me jete, nuk do te ngurrojne te te vrasin edhe ty, sic kane bere me qindra te tjere, e kane pushtuar SHQIPERINE, nje pushtim ky me i eger se cdo pushtim tjeter nga armiq te huaj te shiovinizmit fqinje, dhe me tej, por merreni vesh mire, ju gjakeprishur, cuba erresirash, se nuk kam per t’u trembur, cilido qofte fundi im, biles e kam enderr te vdes ne atdhe e jo ne emigracion.
Ju bastarder, gjakepires te erresires, mire duhet te dini se ato leke qe une kam investuar aty, e qe ju i hidhni ne plehera, me nje te rene te lapsit e te gomes, une i grumbullova me nje pune rraskapitese, duke fjetur vetem pese deri gjashte gjume ne dite, per cdo dite, ku edhe buken e kam ngrene ne makine duke shkuar nga njeri vend pune ne tjetrin, ku edhe uniformat e vendeve te punes qe punoja, i nderroja duke ecur ne makine, kur ndaloja ne semaforat e kryqezimeve, kur edhe per t’u rruar, perseri rruhesha me makine elektrike duke ecur per te shkuar ne punen tjeter te rradhes.
Jo ndyresira, leket e mia nuk jane leke droge, qe t’t shperdoroni e vidhni ju me te dyja duart, ato jane leke djerse e gjaku, po, po, gjaku, se duke qene i strapacuar, i derrmuar edhe fizikisht, edhe shpirterisht, e cdo dite me syun e pangopur me gjume. I zene ne gjume nga lodhja e koha e shkurter qe flija cdo nate, duke ecur me makine, kam bere edhe aksident ne rruge, duke demtuar keqas veten. Jo bastarder, jo , pas do te me keni!
“Rrofte e qofte “MON PUKALESHI” qe drejton shtetin!”
03 Qershor 2024
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!