Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
A ndoqët si raportuan mediat fejk për raportin amerikan mbi të drejtat e njeriut në Kosovë më 2024? Kosova kishte rënë në fund të pusit, apo jo?
Jo, me bacën. Mediat të rrejnë. Është e kundërta: Kosova është kampion evropian në të drejta të njeriut. S’e them unë, as qeveria Kurti, po vetë raporti amerikan. Simbas këtij raporti zyrtar, të drejtat e njeriut në Kosovë s’kanë pasur asnjë ndryshim të dukshëm nga viti pararendës. Ja si përmblidhet tërë raporti për Kosovën 2024: “Nuk ka pasur lajme të besueshme për abuzime serioze me të drejtat e njeriut”.
Sa për krahasim, ja ç’thotë përmbledhja ekzekutive për fqinjët tanë:
Serbia: “Lajme të besueshme për kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet për dhunë kundër gazetarëve, e ndjekjen penale të pajustifikuar të gazetarëve; si dhe trafikim të personave, duke përfshirë punë të detyruar.”
Mali i Zi: “Lajme të besueshme për torturë ose trajtim ose ndëshkim mizor, çnjerëzor a degradues; e kufizime serioze mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.”
Shqipëria: “Lajme të besueshme për kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe të lirisë së medias, përfshirë vetëcensurën e gazetarëve.”
Maqedonia Veriore: “Lajme të besueshme për kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe të lirisë së medias, duke përfshirë dhunë dhe kërcënime për dhunë ndaj gazetarëve.”
Për Bosnjen a Turqinë më mirë të mos flasim, përmbledhja aty ka formë të novelës a romanit. Por në raport kritikohet edhe Greqia, anëtare në BE: “Lajme të besueshme për trajtim ose endëshkim mizor, çnjerëzor, a degradues.”
Por ndoshta s’është fer që ta krahasojmë Kosovën vetëm me vendet e regjionit? Meqë thashë kampion evropian, ta kam fjalën. Ndoshta duhet të shohim se ç’thotë raporti ameriman për vendet e zhvilluara të Evropës?
Franca: “Gjendje e keqësuar, lajme të besueshme për kufizime serioze të lirisë së shprehjes, duke përfshirë zbatimin ose kërcënimin e ligjeve penale ose civile me qëllim kufizimin e shprehjes; si dhe krime, dhunë, a kërcënime me dhunë të motivuara nga antisemitizmi.”
Gjermania: “Gjendje e keqësuar, kufizime në lirinë e shprehjes dhe lajme të besueshme për krime, dhunë ose kërcënime me dhunë të motivuara nga antisemitizmi.”
E kështu me radhë, me bacën. Italia, Spanja, Britania, Irlanda… të gjithë më keq, a shumë më keq, se Republika e Kosovës; gjithnjë simbas të njëjtit raport zyrtar amerikan.
Çka mendon Amerika për Kosovën në qeverinë Kurti? Mendon se Kosova sot është kampion evropian për të drejta të njeriut.
E mediat që shtembëruan qëllimshëm raportin amerikan mbi të drejtat e njeriut në Kosovë? E TV KLAN (Kurvat që Lëpijnë Anusët Ndërkombëtarë)? E partitë opozitare? E grupet mafioze të interesit që fshehen mbas tyre?
Ato të gjithë janë kampionë të rrenave, me bacën. Nuk u zihet besë kurrë.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
