NUK MUND TË RISHKRUHET HISTORIA ME NGJYRËN E ZEZË TË NEONAZIFASHIZMIT!

14
Jun
2025
Shkruan: Adrian Kalivaçi

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Atdhetarët e kotecit të djeshëm e të sotëm nuk mund të rishkruajnë dot me penën e zezë neo-fashiste historinë e lavdishme të popullit shqiptar të shkruar me gjakun e 28 mijë partizanëve të rënë dëshmorë!…
-Ata që sot i konsiderojnë atdhetarë bashkëpunëtorët e fashizmit, ata që morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit të kurorës së Skënderbeut, mbretit të Italisë Fashiste, qofshin “gegë apo toskë”, nga veriu apo jugu, janë po aq atdhetarë të kotecit sa ishin edhe tradhtarët e kombit ballisto-zogist.
Ata që shpifin paturpësisht dhe mendojnë se, ish- gjeneralët partizanë të cilët luftuan kundër pushtuesit fashist kishin të drejtë të borgjezoheshin e të zhyteshin ne llumin e tradhtisë pa u ndëshkuar , ashtu siç ka bërë klasa politike e dhjero-kracisë që nga Berishiviçi me shokë, ose janë dallkaukë injorantë, ose bëjnë pjesë në të njëjtin kazan të mbeturinave të kombit…
Askush nuk është dënuar e pushkatuar nga Enver Hoxha, -siç shpifin të shpifurit që dhjero-kracia ka prodhuar me shumicë…
-Le të gjejnë e të botojnë një dokument
(arkivat i kanë në dispozicion) autentik që vërteton dënime për dëshira apo krime të Enver Hoxhës,-siç pretendojnë sot idhujt e admiruesit e diktaturës së egër të kapitalit.
Falë këtij sistemi e pushteti vetëm për 30 vjet arriti të përgjysmojë popullsinë e Shqipërisë të cilën
“Diktatori e diktatura”, në 40 vjet, e 5 fishoi
(nga 800 mijë pothuajse e gjithë analfabetë, në 4 milion të shkolluar ).
Juve shpifësa të pafytyrë, pyesni veten përse nuk u dënuan Gjeneralët, Komandatë, e Komisarët partizanë, shokë besnikë si Hysni Kapo, Shefqet Peçi, Haxhi Lleshi, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Myslim Peza, Spiro Mojsiu, Haki Toska, Adil Çarçani, Manush Myftiu, Ethem Gjinushi. e, të tjerë…?!
Ju kujtojmë juve zotërinj, që ju vjen keq për ata që kanë marrë dënimin e merituar,-jo nga Enver Hoxha, por nga ligjet e drejta të shtetit të diktaturës së proletariatit se, në të gjitha vendet e Evropës e botës edhe sot për ata që akuzohen me fakte për tradhti kombëtare e spiunë të shërbimeve sekrete të huaja, kanë si shpërblim dënimin kapital, ndërsa në Amerikën demokratike shpërblehen në karrikën elektrike !…
-Do bënit mirë që sot, ju zotërinj të flisnit e të shkruanit për krimet pafund të sistemit të dhjero-kracisë, që nga shokët e miqtë e Berishoviçit; Azem Hajdari, Pjetër Filip Toma -Arbnori, Gramoz Pashko, Ekrem Spahia, Safet Zhulali, Sokol Olldashi, e të tjerë…,-deri në 4 mijë të vdekur në vitin 1997, qindra efektivë të policisë, 200 djem të Tropojës, e deri me mijëra të vrarë numri i të cilëve është i pandalshëm çdo ditë nga krimi ordiner dhe i organizuar: hakmarrjet, krimet në familje, nga droga, sëmundjet e
“mirëqenies” e të bollëkut silazho – ushqimor etj.
Në fund të gjithë ju, kudo që jeni, meritoni t’ju urojmë që -ta gëzoni dhjero-kracinë që deshët, që e doni aq shumë dhe boll shpifët, o të shpifur përjetë.
“TË DHJERË, PO KRENARË”!
14 Qershor, 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/06/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk