Shkruan: Luan Baci
21 Prill 2023
Nuk po predikoj nderrim nga njera fe ne tjetren, apo kthimin ne njeqind perqind te te gjithe popullates ne ateizem!
Nuk po predikoj kthimin ne njeqind perqind te te gjithe popullates ne ateizem, se per kete, sic thoni ju do te akuzohemi per komunizem, si nga Lindja ashtu dhe nga Perendimi. Jam kunder pozites se majmunit dhe te skllavit, ku armiqte kerkojne te na shtyjne qe te futemi, sic jemi futur, si koka e kalit ne thesin e tagjise qe mesohet te mos dije se cfare eshte gruri. Po mbushim sheshet per turp te botes duke kryer ritet fetare. As Amerika, as Franca, as Gjermania, as Anglia, e te tjera vende te demokracive perendmore nuk zene sheshet, rruget e parqet per te kryer sherbesa fetare. Sherbesat fetare ne keto vende kryhen ne institucionet fetare, e qe te lejohen keto grumbullime masive te besimtareve ne kete menyre sic po behet ne SHQIPTARI, eshte thjeshte kundershqiptare e shtyre kryesisht nga armiq te kombit shqiptar, qe jane me shumice e me fuqi shtetrore ne vendet e lindjes se aferme e te largeme, e pse jo, nuk mungojne edhe disa politikane me peshe, kundershqiptare, qe nxjerrin koken here pas here edhe ne vendet perendimore mike te shqiptareve.
Eshte jo vetem turp, por eshte vetevrasje, moralisht, psikologjikisht dhe politikisht, duke ardhur keshtu edhe ne nje veteizolim te ri, menyra se si po lejojme te veprohet.
Per cfare morali fetar behet fjale, kur kleriket bejne veprimtari te hapur kunderkombetare, duke perdhosur flamurin dhe figurat tona te shenjta te historise kombetare?!
Kujt i interesen qe shqiptaret te vihen ne nje pozite te tille qesharake perpara botes se qyteteruar, qe deri me dje, ishin nje shtet ateist, e sot jemi nje shtet ku po lulezojne te gjitha ekstremitetet e te gjitha feve?! A e pyesni veten, se ku po shkojme?! Po shkojme drejt shkombetarizimit, drejt sergjynosjes se popullit nen masken e te qenit mysliman, por aspak shqiptar, per te mbushur vendet bosh, apo jo mire te populluara te Turqise e te Arabise, e per ta mbushur vendin tone me afgane, siriane, turq, bangladeshas, filipines e te tjere, duke e zhdukur kete vend te vogel qe u lodh syte shume politikaneve si ne lindje ashtu dhe ne perendim, sepse keshtu heqin edhe gjylen e tyre neper kembe, qe quhet e duhet te jete Shqiperi Natyrale.
A e kuptoni perse eshte ky korrupsion kaq i larte ne Shqiperi, se perse keta kriminele e hajdute, qe kane me miljarda neper bankat e botes, marrin bekimin e klerikeve per paudhesite e tyre? Perse ky naivitet jo vetem ne popull, por edhe ne inteligjencen kombetare? Po a e kuptoni ju o njerez, se e ndjen nevojen e ajrit te vendit tend, nevojen e pluhurit te rrugeve qe te merr frymen, se frymen ta merr me shume perbuzja ne vend te huaj?! A e kuptoni se kjo sjellje e politikaneve shqiptare eshte e mirepritur nga te huajt, sepse vetem keshtu mund t’i vjedhin pasurite kolosale te kesaj toke te bekuar shqiptare?
Nuk thote kush te behet propagande ateiste. Ateistet nuk behen te tille me propagande. Ata i ben te tille horizonti dhe kultuara jo e vogel qe grumbullojne gjate jetes me pune e me studim. Numerin me te madh te ateisteve e gjen ne vendet mire te zhvilluara, e jo na ato ku feja ben ligjin.
Ju qe keni frike nga ateistet, a e keni pyetur veten se cfare kane ndertuar fanatiket fetare ne vendet e tyre?! Po, kane ndertuar ne perendim turrat e druve ku jane djegur shkencetare e filozofe, dhe ne lindjen e mesme, te “vellezerve” tane myslimane, vrasjen me gure te femrave, mbulimin e tyre nga koka ne kembe, martesat e vajzave qe nga mosha pese vjec. Kjo eshte kultura qe na kerkohet te na imponohet me mbushjet masive te shesheve e mbulimin e figurave tona kombetare, se nuk i pranoka feja?! Ohhh…. turp i shekullit!
Bajramin festojeni ne Xhamija dhe ne familje te nderuar miq e jo te mbushen sheshet per te na treguar qe “jemi” Turqi, Arabi, apo Afganistan. Tirana nuk eshte Kandahar miqte e mi!
Shtetaret shqiptare, me grumbullimet masive “te besimtareve”, qe thjeshte jane njerez qe kerkojne te hane nje vakt falas, se jane fukarepsur ne kulm nga kjo politike kunderkombetare, te horrave te politikes qe vjedhin cdo dite popullin e atdheun, po e degradojne Shqiperine dhe popullin ne menyren me ekstreme e me te poshter te mundeshme!
Jemi vone dhe eshte urgjente te shkulet kjo klase politike e ndyre, qe vetem shqiptare nuk eshte!
ME QE PYETEM SE CFARE UNE KESHILLOJ, pergjigja ime eshte qe duhet me paderman te vendosim balane, jo te behemi majmuna ne kopimin e mesimeve te atyre qe japin ca therrime, apo qe japin edhe parajsen, edhe pse me lugen bosh. Ajo deshiroj ne vendin dhe popullin tim te jete nje balance e aresyeshme, qe nuk rrezikon te ardhmen, qe nuk con ne perplasje te shqiptarit me shqipatrin per aresye feje apo partishe politike (ketu te lutem lexo jo politike, por partishe te grupeve te interesit).
Askush nuk e ka te drejten te me coje zgupthi nga krevati kater apo pese here ne dite me autoparlantet e Xhamive, qe trembin edhe te rriturit ne gjume me bucimat e tyre te fuqishme. Askush ne ka te drejte te pe shpoje daullet e vesheve me kembanat e kishave, qe bejne gare se kush kumbon sa me fuqishem. Askush nuk ka te drejte te me beje ateist, kur une mund te jem besimtar, ose e kunderta. Besimi eshte e drejte e sejcilit qe don te besoje, por rrini larg ekstremizmit qe ushqehet me para te madhe, nga burime kundershqiptare. Kjo eshte ajo qe quhet balance, e mbi te gjitha, askush nuk ka te drejte te me zhduke kulturen dhe historine time kombetare, te me percmoje ata qe dhane jeten per lirine e ketij vendi e te ketij populli, dhe me kryesorja, askush nuk duhet te me perdhose flamurin se duhet te marre zjarr edhe stralli, e jo te futen veshet ne prapanice e te mbahen duar lidhur kur Mazllemet e perdhosin ate shenjt FLAMUR KUQ E ZI.
Nuk po predikoj kthimin ne njeqind perqind te te gjithe popullates ne ateizem., apo te nderrimit nga njera fe ne nje tjeter. Te jesh ateist nuk don te thote se je automatikisht komunist, edhe pse komunizmi eshte ateozem.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!