O KOKTUL! O JOSIF PAPAGJONI !

24
Aug
2023
Shkruan: Agron Dalipaj

Josif Papagjoni ka titull prej akademiku dhe këtë e ka fituar nëpërmjet kritikës për artin e teatrit. Ka shkruar edhe nja dy a tri drama, që nuk kanë lënë ndonjë gjurmë për t’u përmendur.
Koktuli Josif Papagjoni, në kërkim të lavdisë së tij të munguar, si ai që kapet duke pshurrur te dera e xhamisë, bën një koment në një postim të gazetarit Besim Dina, ku jepte një fragment nga një intervistë kur isha i ftuari i tij katër mote të shkuara dhe shkruan: “Po pse u jepni hapësirë këtyre trushkulurve e sharlatanëve?”.
Duke qenë se Josifi (Cifja) është akademik dhe i kupton ca gjëra që kanë lidhje me akademizmin, më duhet ta sqaroj publikisht, që mos të qorrollepset edhe më tej:
O Josif, o koktul, sharlatan quhet çdokush që shfrytëzon mosdijen e të tjerëve dhe i mashtron masivisht ata dhe sharlatani hesht a zhduket sapo e vërteta del. O koktul, nëse veprat e mia do ishin mashtrime, ato ndodhen për oponencë të fortë shkencore në ASh e ASA të Tiranës dhe kolegët e tu nuk munden të bëjnë oponencë seps nuk mund të kundërshtojnë dot kurrgjë nga ato që kam botuar.
O Josif! O koktul! Duke qenë se je akademik dhe e paske kuptuar që qenkam sharlatan, pse nuk publikon sharlatanizmin tim duke e faktuar me argumente nga vepra ime?!
O Jooooosif! Oooooo koktuuuuul! Duke qenë se je kritik teatri dhe ashtu si në kritikën teatrore edhe në gjuhësi, përpara se të jepet një etiketim profesional, bëhet një oponencë shkencore e veprës gjuhësore. Njeh ti koktul ndonjë oponencë që i është bërë ndonjë vepre të A. Dalipajt?
O Josif! O koktul! Besoj se më quan sharlatan pse dal e them nëpër tv se shqipja është qendra e familjes së saj gjuhësore, por këtë e kanë thënë para meje Rilindasit e ndritur si De Rada, N. Frashëri etj. të cilët, ju akademykurit e kuq i kini quajtur romantikë dhe se ata paskan gënjyer kur e kanë thënë dhe sipas jush e kanë thënë “për të ngritur frymën kombëtare”.
O Josif! O koktul! A e ke marrë lajmin se revista prestigjioze “science” në USA e nxjerr shqipen të folur pandërprerë për 6000 vjet?
O Josif! O koktul! A e ke marrë lajmin se së fundi një universitet në Gjermani e pranon shqipen si gjuhën më të vjetër të gjallë (9000 vjeçare) e të folur më herët se gjithë gjuhët e familjes i.e. të gjuhëve?
O Josif! O koktul! A ke dijeni se po dalin kolegët e tu, akademikë të gjuhës nga Tirana e po “përgënjeshtrojnë” pa asnjë argument shkencor artikullin e revistës “science” duke ripërsëritur tezën serbe se gjuha shqipe ka filluar të formësohet në shek. e VI pas Kr.? Dhe këtë e bëjnë vetëm e vetëm që ne shqiptarët të vetquhemi si farë e ngjizur pas ardhjes së serbëve në Ilirik dhe kështu serbët të ligjërojnë tokat që na kanë pushtuar.
O Josif! O koktul! Bota e sotme shkencore, për identitetin e gjuhës shqipe, po konfirmon tezat e De Radës, Naimit, Kondës, Aristidh Kolës, P. Zhejit, Zaharia Manjanit, N. Stilos etj., që ju i keni injoruar, tallur, përçmuar e denigruar.
O Josif! O koktul! Kur i thua një gazetari si Besim Dina “pse u jepni hapësirë këtyre trushkulurve e sharlatanëve?”, pse nuk i kërkon më mirë të të japë ty kohë televizive e të shkosh te emisioni i tij e me argumente të faktosh shalatanizmin tim?!
O Josif! O koktul! Në botën e qytetëruar nuk kërkohet t’u ndalohen idetë të tjerëve, por kërkohet ballafaqim idesh dhe triumfojnë idetë që i rezistojnë logjikës shkencore.
O Josif! O koktul! A të kujtohet si je bërë doktor profesor?
O Josif! O koktul! Akademik quhet ai intelektual që me veprën e tij ka ndikuar pozitivisht në përparimin e kombit të tij. Cili është ndikimi tënd intelektual në kombin tonë o koktul, që e paske merituar titullin e akademikut dhe cila është vepra jote që ka bërë diferencë në fushën e artit?!
O koktul, O Josif! Mësoje një herë e mirë se akademiku i vërtetë nuk flet pa referenca e argumente shkencore.
O koktul! O Josif! Mësohu të përmbash gjuhën të mos të të flasë para mendjes.
O koktul! O Josif! Nëse ke këllqe prej akademiku, mblidh edhe dy a tre miq të tu akademikë të gjuhës dhe unë, sharlatani yt (siç më stigmatizon), vij në çdo studio televizive a auditor shkencor që të më çmontoni nëse mundeni.
O koktul! O Josif! Nëse nuk mundesh të përballesh realisht e publikisht me mua në një debat shkencor për gjuhën, vëri fre asaj gjuhe që ke prapa dhëmbëve dhe mos e nxirr vend e pa vend!
O koktul! O josif! Pse nuk e mbyll gojën si tërë akademikët e gjuhës, që nuk e përmendin Agron Dalipajn? O koktul, pyeti një herë kolegët e tu gjuhëtarë në lidhje me heshtjen që mbajnë ndaj meje dhe përse heshtin.
O koktul! O Josif! Akademiku ka për armë argumentin shkencor dhe me të e palos kundërshtarin dhe nuk kërkon përjashtime fizike të njerëzve që mbartin ide diversionale e nuk përdor ofendime, që nuk ua gjen dot justifikimin as moral e as shkencor.
O koktul! O Josif! Dil e sqaro publikisht çka ke dashur të thuash me etiketimin sharlatan ndaj meje. Nëse ti bind se A. Dalipaj është sharlatan, qofsh i nderuar dhe edhe unë do ju respektoj.
O koktul! O Josif! Nëse nuk do ia gjesh vendin etiketimit publik sharlatan, që bëre ndaj meje, duke sjellë argument shkencor, të jesh i sigurt se i di lokalet e tua të preferuara ku ha paçe plëndësi e kukurec gjysëm të pastruar dhe një paçe do të ta hedh në çaçkë të kokës e një kukurec të papjekur do të ta zhys në gurmaz.
O koktul, mali me mal nuk takohen…. Ne të dy do takohemi një ditë. Shpresoj që t’i rregullosh gjërat para se të takohemi “rastësisht”.
(më poshtë po jap fot. nga komenti i J. Papagjonit, ku më etiketon si sharlatan)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk