1.
Kur Sali Syla u nis në luftë ( kundër Osmanëve) së pari, Ai e pyeti nënën e tij, që t‘i jepte leje, si djalë, i vetëm që ishte.
Nëna i tha:
„ Shuj Sali çka po thue,
Po treqind vjet,
kerkush s‘ka rrnue!“
Ai shkon, lufton dhe vritet.
Asnjë përmendore në Llap për Sali Sylen!
Asnjë për Shaqir Igrishtën!
As për Abdyl Duriqin, jo!
As për vëllezërit Bajçinovci, jo!
Mësuesin Shaban Shala, jo!
( U mbyt në tortura.)
Përmendore s‘kanë djemtë llapjan si Xheladin Rekaliu i burgosur politikë!
Po çka të thuhet për Afrim Zhitinë?
Ideolog i LPRKës, frymëzues i lirisë; nismëtar i ushtrisë me ramjen e tij në betejë e nisi lirinë!
Po Fahri Fazliu? Djal azgan po si Bahri Fazliu!
Hasan Ramadani i vetëm në luftë kundër një ushtrie! S‘ka përmendore!
As Ylfete Humolli, jo!
Sikurse Agron Ramadani, Hyzri Talla!
O shumë s‘kanë, bre!
Dhe, Podujeva dhe Llapi që kurrë s‘u koritën në luftë – u koritën në paqe!
2.
Podujeva i bëri përmendore njeriut që:
Partin e tij e kishte themeluar në Beograd për ruajtjen e Jugosllavisë.
Njeriun që asnjëherë se burgosi policia e Millosheviqit përkundrazi e ruanin që të mos i ndodhte ndonjë gjë.
Njeriun që edhe pse në Kosovë faleshin gjaqet, ai asnjëherë në asnjë falje s‘mori pjesë.
Njeriun që bënte thirrje, që të mos provokohej Serbia.
Njeriun që nënshkruante dokumente me Millosheviqin, ky si qytetar dhe ai si kryetar i Serbisë…
Njeriun që çështjen e Kosovës e kishte larguar nga Brukseli, Londra, Uashingtoni, Berlini, dhe e kishte ulur në tavolinen e një organizate me emrin „ San Egidio“ ku ndermjetsues nuk ishin Bleri, Klintoni por imzot Viçenzo Pala!
Njeriun që u distancua publikisht nga dalja publike e UÇK-ës.
Njeriun që u përkul, në Beograd para Millosheviqit!
Njeriun që bënte thirrje që NATO të mos bombardonte Beogradin.
Njeriun që, edhe kur u strehua në Itali, deri sa në Kosovë bëhej luftë, Ai edhe nga atje nuk e dënonte Beogradin.
Njeriun që sa gjendej në ekzil, një herë s‘ju drejtua luftëtarëve të lirisë, për t‘i mbështetur s‘paku moralisht.
Njeriun, që edhe pas lufte, në Kosovë asnjëherë nuk e vizitoj familjen Jashari; as sa për ngushëllime s‘paku!
Njeriun i cili në Llap dhe Podujevë nuk u bëri vizitë asnjëherë familjeve të heronjëve dhe të dëshmorëve.
Njeriun që, pas lufte nuk u bëri asnjëherë vizitë, fëmijëve jetim, nënave pa fëmijë, grave të dhunuara!
E shumë e shumë gjëra të tjera që ka për t‘ja numëruar!
Njeriut që gjithçka ishte por njeri me ndjenja nuk ishte!
3.
Llap, pse?
Podujevë, pse?
Ç‘tu desh kjo gjë?
S‘kam qare pa shfry njëherë:
„ Ta qifsha historinë, se krejt mbrapsht qenka shkrua dhe e paskam mësuar!“
Përmendore gjithkujt iu ngrit. Kur po kujtoj që dhėndrit serb, kolonelit serb Ahmet Krasniqit iu bë përmendore; Tahir Zema u shpall hero teksa këtij mikut të Millosheviqit nga Cerca ju ngritën përmendore ( Prishtina dy se një pak po ju duket) atëherë po dyshoj në patriotizmin e Isë Boletinit, Bajram Currit, Haxhi Zekës, Hasan Prishtinës…
Ndoshta dhe këta e kanë pas krahun e fortë, dhe pas vdekjes, i kanë bë hero, po sikur Tahir Zemën, Ahmet Krasniqin, Ibrahim Rugovën, Mehmet Locin etj..,
Tash ngo bre Llap e ngo ti qyteti i Llapit:
Një miljon herë pasha komb e pasha flamur; pasha varre e livadhe, kodra e male shqiptare, kam BË më shumë veprimtari kombëtare për atdhe e mëmëdhe, e sakrificë e luftë, se ky dhëndëri i vrasësit të Selman Kadrisë,…
Pasha çka doni ju o llapjan, ma përpara e ka merituar një përmendore midis Podujevës qeky NIPI i juaj ( Unë Fatmir Brajshori) se ky farë Ibrahim Rugova.
S‘kam qare pa shfry edhe një herë:
„ Ta qifsha krejt historin se tash e mora vesh që; qyqaret i ka bë historia, trima pas lufte, sepse trimat kanë vdekur, në luftë!“
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!