(qyfyre bulevardi)
Opozita e Kosovës që thoni ju more shokë, është rast i rrallë në histori, ku ajo tashmë çdo ditë hanë bërsirat e saj si mënyrë ekstreme e kundërshtimit ndaj qeverisë.
Kjo është mënyra e saj e të bërit opozitë kur veriu i Kosovës po kalon çaste të vështira të gjendjes së sigurisë, opozita ka ‘pushtuar’ studiot televizive duke u bërë njësh me agresorët në Beograd, ku si justifikim kanë stisur ‘terrorin e qeverisë Kurti’ ndaj pakicës serbe në veriun e saj.
Kësisoj, opozita e Kosovës në vend që të rreshtohet me qeverinë pas agresionit serb në veri, ajo që thoni ju more shokë, mallkon dhe shanë me ‘rob shpie’ qeverinë që u prishi rehatinë dhe bizneset me kriminelët dhe terroristët si Radojçiqi me kompani.
Ajo është bashkuar më shumë se kurrë si një zogori ujqërish të uritur kundër qeverisë dhe jo kundër agresorëve çetnikë të Beogradit që veriun e kishin kthyer në ‘tokë të nxanun’ për kriminelët dhe bandat e tyre.
Në vend që ajo të kërkoj llogari Beogradit për agresionin e 24 shtatorit dhe jo vetëm, përmes protestave dhe rezolutave në parlament ajo hanë bërsirat e saj që i thotë nëpër studiot e ‘devollëve të Gjakovicës’, si justifikim për ‘shpallje lufte’ Beogradit nga ana e qeverisë së Kosovës me ndërhyrjen e forcave speciale në veri.
Të gjithë këta së bashku opozita mëkatare si: Memli i ‘Ritmit të rrugës’, Lubomiri i LDK-së dhe Rambo i Haleve të Kosovës, duan të rikthehen në pushtet pasi po i harxhohen paratë, sepse bizneset me miqtë e shtëpive të tyre si terroristi Milan Radojçiq i la në baltë qëkur i huqi kryengritja popullore në veri dhe nuk ka më shpresa për rikthim të shpejtë të kësaj opozite hileqare në krye të qeverisë.
E po ja, të shkallojë opozita deri në këtë ‘derexhe’ që thoni ju more shokë, nuk na kishin dëgjuar veshët edhe nuk na kishin parë sytë me këto lloj mynxyrash të papara mes shqiptarëve.
Paçi një ditë të mbarë!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!