Reflekse
Ngulfatja e koalicionit të OPOZITËS shqiptare me elemente të pozitës*, si dhe e koalicionit të POZITËS me elemente të opozitës shqiptare të mëparshme, janë tregues të mjaftueshëm se çfarë do të ndodhë me formimin e qeverisë së ardhshme të Maqedonisë Veriore.
Së pari do të përfshihet koalicioni i opozitës shqiptare (sa për mbajtjen e përgjegjësisë historike nga ana tyre), në qeverinë e re me VMRO-DPMNE dhe Levicën, që një kohë të përshtatshme (kinse pas paaftësisë për t’i kryer detyrimet e saj ndaj faktorit ndërkombëtar), pa hamendje do të përfshihet edhe koalicioni aktual i pozitës shqiptare, si “shpëtimtar” i procesit të integrimeve evropiane!
Ata që dikur janë dukur si kundërshtarë të përbetuar, pjesë e opozitës shqiptare të mëparshme, sot janë në një front të përbashkët të pozitës, ndërsa ata që dikur kanë qenë në pushtet bashkë me pozitën e sotme, sot janë rreshtuar kinse në frontin e opozitës.
Nuk ka mision më të rëndësishëm për këtë klasë politike të sotme se sa “bluarja” e lëvizjes politike të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, zvogëlimi sa më i madh i numrit të banorë shqiptarë në këtë shtet, varfërimi dhe dobësimi i faktorit shqiptar në këtë shtet, për ta qeverisur vendin më lehtë dhe për ta shndërruar Maqedoninë në tok pa të zot, siç e dëshirojnë armiqtë e shqiptarëve dhe të shtetit të Maqedonisë.
Vetëm mos thoni se nuk e kemi ditur!
* Emrat personal nuk janë përmendur në këtë shkrim për shkaqe etike!
(28. 4. 2024)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!