Opozita e tashme e Kosovës, 20 vjet e shkatërroi dhe e copëtoi Kosovën.

29
Dec
2023
Shkruan: Ragip Mexhuani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kësaj opozite : PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, fatkeqësisht iu bashkangjitën edhe gjyqësia nga kushtetuesja, prokuroria, avokatët, gazetarët e televizioneve, analistat, sindikatat, etj,.

Albini nga këta nuk po mundet me e çkapë shtetin. Edhe gjyqësori dhe prokuroria janë të pavarura nga Ministria e Drejtësisë dhe çdo gjë është e pavarur në Kosovë. Kjo opozitë nuk po e pranon Vetingun. Gjendja ekonomike-sociale e politike në Kosovë është pasojë e kësaj opozite që ka keqqeverisur 20 vite. Bisedimet Kosovë-Serbi kanë filluar në Vjenë më 2003, pastaj në Bruksel, etj,. Negociatorët kosovarë e kanë gënjyer popullin kinse po bisedohet për pavarsinë e Kosovës, kurse të gjitha bisedimet janë zhvilluar në favor të serbëve: si Decentralizimi, formimi i komunave me shumicë serbe, Asociacioni, Eksterritorialiteti i Kishave dhe manastireve serbe, etj,. Kosova nuk është shtet me 58 minishtete serbe brenda territorit të saj ( 45 kisha-manastire serbe dhe 13 komuna serbe ). 20 vjet në kohën e kësaj opozite Serbia nuk e ka kërcënuar Kosovën pasi që çka ka kërkuar Serbia në dëm të Kosovës mjerisht kjo opozitë ka pranuar. Vuçiqi rregullisht po e kërkon Asociacionin e H.Thaçit më 2013 dhe të I.Mustafës më 2015. Asociacionin e A.Kurtit Vuçiqi- Serbia nuk po e pranon. Albini-VV-ja e shtriu sovranitetin edhe në Veri. Që prej vitit 1999 trupat e NATO-s nuk kanë hyrë në Veri. Tani edhe këto forca të NATO-s janë në Veri.

Albinin, VV-në më tepër e kritikon kjo opozitë dhe analistët se sa Vuçiqi-Serbia.

Tani Serbia po na kërcënon, pasi Albini asgjë nuk po pranon në dëm të Kosovës. Kjo opozitë po mundohet me të gjitha mënyrat me ardhë prapë në pushtet me trillime, shpifje, gënjeshtra madje edhe me dhunë, siç ishte rasti verës në parlament-inicuar nga PDK-ja. Albini ka qenë i kërcënuar nga kjo opozitë që kur i ka fituar zgjedhjet me 51%.

Disa fakte nga gazetat kosovare (2000-2010) : Koha Ditore 10 vjetët e parë, Monografi Koha, Prishtinë 31 mars 2007 v.2001 f.122…

Në mungesë të barnave në spital pacientët detyroheshin që të paguanin për të gjitha produktet mjekësore që do të duhej ti merrnin falas… barnat që spitali i merrte si donacione shiteshin nëpër barnatoret e qytetit. …

Koha Ditore, shtator 2004. … Akuzat për plagjiat e godasin Universitetin e Prishtinës… në 13 vjetët e fundit nga UP-ja janë nxjerrë 201 doktorë shkence dhe 414 magjistra. Kurse që nga viti 1947 – 1982 për 35 vjetë janë doktoruar 256 doktorë shqiptarë (R.M).

Koha Ditore, nëntor 2004. … Skandalet e shumta brenda QKU-së. Barna të pakontrolluara vinin nga Serbia në Kosovë “Vaksina e ndaluar në Serbi shitet nëpër barnatoret e Kosovës”. …

Koha Ditore, 7 dhjetor 2004 Intervistë e kryeministrit të ri të Kosovës dhënë agjencisë serbe Beta.

Haradinaj: I gatshëm, qysh nesër, të udhëtojë në Beograd.

“Jam i gatshëm në çdo moment, bile edhe nesër, të filloj dialogun me Beogradin… Do të shkoj në Beograd kurdo që më ftojnë dhe jam i gatshëm të bisedoj me të gjithë që vijnë nga Beogradi”, tha Haradinaj për Betën.

Express, 23 maj 2005, Gjak për bukë Shet gjakun nga trupi i tij për të mbajtur familjen. Bedri Ismajli, 30 vjeç nga Podujeva gati çdo muaj shet gjakun e trupit. Nga kjo punë ai mban 6 anëtarë të familjes. “Nga 250-350 gram gjak i shes nga 30 deri në 50 euro”.

Koha Ditore, 18 tetor 2005 “Rektori kërkon 170 mijë euro për këshilltarin e tij”… rektori Enver Hasani ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës 170 mijë euro për ta paguar këshilltarin austriak, George Woeber. …

Koha Ditore, 2 dhjetor 2005 Fondacioni grek për Politikë të Jashtme dhe Evropiane sjell një projekt të ri për Kosovën Status vetadministrues për kishat në Kosovë?

Kosova Sot, 30 korrik 2006 Në veri të Mitrovicës rreth 25 mijë shqiptarëve, edhe pas 7 vitesh nuk u është mundësuar kthimi.

Koha Ditore, 22 shtator 2006 Kosova vazhdoi të mbetej në shkallën 37 të varfërisë, me numër të madh të papunësh dhe, edhe në vitin e 8-të të shoqërohej me terr, me gjithë investimin 700 milionësh në KEK, pas luftës.

Kosova Sot, 18 tetor 2007 300 mijë kosovarë me 70 cent në ditë.

Express, 22 nëntor 2007 Hajnia me vagona. Mbi 2.6 milionë kilogramë hekur të vagonëve të Hekurudhave të Kosovës, ilegalisht janë prerë e shitur në Maqedoni dhe Mal të Zi. Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka bërë kallëzim penal kundër pesë kosovarëve dhe një ndërkombëtari. Dëmet konsiderohen disa milionëshe.

Kosova Sot, 13 janar 2008 Kalojnë klasën vetëm 28% e nxënësve në shkollat e mesme në gjysëmvjetorin e parë.

Koha Ditore, 23 mars 2008 Çereku i kosovarëve, analfabetë.

Kosova Sot, 2 prill 2008 … Një marrëveshje mes qeverisë serbe dhe asaj maqedonase e vitit 2001, që kishte marrë edhe bekimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, i shkëput Kosovës padrejtësisht 2500 ha. Fatkeqësisht, marrëveshja e ka marrë miratimin e KS. të OKB-së. …

Lajm, 24 maj 2008 Kuvendi e miratoi Projektligjin për festat zyrtare.

Deputetët heqin dorë nga festat kombëtare.

Kosova Sot, 15 korrik 2008, Kosova, shteti më i varfër në Evropë.

Koha Ditore, 2 shkurt 2010…. Një grevë masive disa ditëshe të të gjitha njësive speciale të Policisë së Kosovës për rritjen e pagave të policëve 100% në Qendrën e Trajnimeve në Kishnicë.

Shkrimi vazhdon nga viti 2011 – 2018

Prishtinë

29.12.2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk