Shkrruan: Ragip Mexhuani
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Prishtinë 07.06.2023
Opozita e tashme servile mbi 20 vjet në pushtet me Evropën dhe Amerikën ia humbën pavarësinë Kosovës duke i krijuar 56 minishtete serbe në Kosovë
Kosova është si në kohën e Mbretërisë SKS, si në kohën e Rankoviqit dhe Millosheviqit. Kosova në kohën e Mbretërisë Serbokroate Sllovene(para LDB-së) ndahej në tri njësi të ndryshme administrative(banovina): Morava, me qendër në Nish, Zeta, me qendër në Cetinë(Mal të Zi) dhe Vardari, me qendër në Shkup. Caku i kësaj politike ishte copëtimi i territoreve shqiptare. Ngjajshmëri pas vitit 1999: Veriu i Kosovës (4 komunat me shumicë serbe) dhe komunat tjera me shumicë serbe në brendësi të Kosovës qeverisen nga Serbia. Maqedonisë iu dhanë 2,500-8 mijë ha tokë, ashtu Malit të Zi iu dhanë mbi 8mijë ha tokë Kosove. Kosova është si në kohën e Rankoviqit dhe Millosheviqit (përjashto dhunën). Kosova në kohën e Rankoviqit i kishte deri 73 komuna. Nga 22 komuna që i kishte Kosova vetëm 1 serbe(1960-1985). Millosheviqi i formoi 8 komuna (5 me shumicë serbe). Tash Kosova i ka 38 komuna multietnike(11 serbe). Serbia kërkonte 17-18 komuna me shumicë serbe. Komuna e Graçanicës do të ketë një shtrirje deri 20km. gjatësi… Parteshi u bë komunë më 2010. Kishte 1268 serbë, kurse fshati Cërnicë në kuadër të kësaj komune kishte 1772 shqiptarë. Janë krijuar Zona Mbrojtëse për 45 monumente, manastire, kisha serbe. Serbia kërkon për këto 45 Zona Mbrojtëse nga 5.500 ha për secilën. Uzurpimi i tokës së pronarëve shqiptarë (rreth 800ha) rreth Manastirit të Deçanit. Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2016 mori vendim në favor të Manastirit të Deçanit. Ky manastir dhe kishat ortodokse tjera mesjetare janë dëshmi e kulturës shqiptare të ndërtuara para ardhjes së serbëve në Kosovë si kishat: e Graçanicës, Levishka në Prizren, Patrikana e Pejës, kisha e Deviqit në Drenicë,etj,.
Milosheviqi, opozita e tashme dhe ndërkombëtarët pranuan krijimin e komunave serbe edhe me qindra banorë. Për t’u formuar komuna, sipas Planit të Ahtisarit, pakica/komuniteti serb duhet të ketë 5 mijë ban. në një territor. Kjo opozitë pranoi edhe Asociacionin-Bashkimin e komunave me shumicë serbe. Mitrovica edhe andej urës së Ibrit ishte shumicë shqiptare deri më 1999. Qyteti i Mitrovicës kishte 32.406 shqiptarë, 8971 serbë (regj.1981).
Zubin Potoku ndahet nga Mitrovica më 1987, formohet komunë me 653 serbë. Zveçani më 1991 bëhet komunë me 2.196 serbë.
Opozita e tashme nga viti 2008-2014 i krijoi 7 komuna me shumicë serbe më shumë se Millosheviqi (1987-1991).
Kosova nuk është shtet i pavarur me 56 minishtete(komuna dhe kisha serbe).
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!