Miku im opozitar ne diskutimet per fene, me shkruan edhe me shqetesim shoqeror ”
se:
“Grupi Decanit jane ish titiste. Ne shqiptaret nuk nxjerim mesime nga historia. Ashtu si ne 1912,fqinjet nisen nje fushate kunder shqiptareve muslimane,si e vetmja pengese per asimilimin kombetar te shqipetareve. Dhe çuditrrisht e njejta gje po ndodh edhe tani qe Shqiperia kercenohet nga helenizimi i jugut,dhe ku mbi 200 mije kosovare kane mare shtetesine serbe. Per mua kjo fushate e menjehershme anti islame ,ka prapavije te eret antikombetare,mos te thrm e financuar nga sherbimet serbo-greke.”
Se sa qendron mendimi i mikut tim opozitar ne diskutimet per fene, e gjeta te udhes t’i pergjigjem:
Miku im i nderuar. Armiqte e kombit shqipetar, ne cdo nisme, thjesht qytetare, apo pertiake e politike, apo edhe fetare, jane te interesuar te fusin njerezit e vet. Ata jane te interesuar te kontrollojne, manipulojne e sabotojne, me poziten e kalit te trojes. Per cdo veprim shqipetar qe vleresohet ne sherbim te SHQIPETARISE, mos prit te kete mirekuptim nga armiqte tane, por vetem gure nen rrota. “Kolonat e pesta” perdoren nga kushdo, e gjithekund nga shtetet mire te organizuara. Problemi eshte te dallohet, se nje veprim shoqeror apo politik i sherben kombit apo jo, dhe pastaj e dyta, te shihet se cili person, i infiltruar ne nje levizje, mund te jete aty per t’a demtuar ate! Ne rastin konkret, kur Islami politik ka dalur hapur kunder cdo gjeje kombetare shqipetare, duke u trimuar ne ate shkalle sa te ofendoje, percmoje e denigroje edhe figurat e simbolet tona kombetare, kur ata hapur perpunojne masat e gjera te shqipetareve keq te shkolluar, per te qene kunder interesave te veta, atehere ne keto kushte, levizje si AJO E DECANIT, DUHEN MEBESHTETUR E FORCUAR. Ne shqipetareve nuk na duhet nje ripushtim as nga nje Turqi neo-otomane, dhe as nga nje Greqi Janullatose e Athines! Ndaj levizje te tilla, jo vetem nuk duhen sulmuar e vene ne dyshim, por duhen mbeshtetur.
Me gjithe te mirat miku im!
2023 Dhjetor 05.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!