Rexhep Ahmeti,
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!-Një jetë për lirinë e Kosovës
-NJERIU I TË PAMUNDURËS DHE AFTËSIA E TË MENDUARIT, KUPTUARIT
Unë, ndiej se ai nuk ka ikur kurrë.
Ai, vazhdon të jetojë brenda vetes sime, si të mos qe shkëputur kurrë.
Shpirti i tij më shoqëron si yll të mos jetë larguar kurrë. Sikur 08 dhjetori 2019 të ishte vetëm një ndalesë e përkohshme, një hije hidhërimi në rrjedhën e jetës.
Bali, vëllai im dhe shoku i përjetshëm, rri pranë si zë i brendshëm, si bisedim, si frymë që më shtyn përpara, si dije që ndez dritën e rrugës, si dorë e shtrirë drejt së mirës për të çelur rrugën e suksesit, për të shpëtuar nga ligësia.
-Ky përkujtim është një bashkëbisedim me të,
një pohim për jetën,
idealin dhe përkushtimin e tij.
Rexhep Ahmeti,-Bal, ishte një nga figurat më të shquara të çlirimit të Kosovës.
Ai, nuk zgjodhi rrugën e lehtë të jetës personale, por atë të veprimit për kombin shqiptar.
Që nga rinia, ai iu përkushtua lirisë: u angazhua në organizata çlirimtare, shkroi trakte, shpërndau fletushka dhe frymëzoi rininë dhe minatorët e Trepçës.
Bali, nuk ishte vetëm luftëtar, komandant dhe profesor.
Ai, ishte filozof, jurist, risisjellës dhe mbi të gjitha, njeri me integritet të pathyeshëm.
Ai, luftoi për lirinë, drejtësinë dhe të vërtetën, të shenjtën duke lënë një trashëgimi që do të frymëzojë breza të tërë.
-Shoqëria nuk mund t’i dalë borxhit figurave si ai; vlerat e tij vetëm rriten me kalimin e kohës, sepse, një jetë e përkushtuar për idealin nuk matet në ditë, por në ndikimin që lë mbi njerëzit dhe historinë.
Ndikimi i tij në përcaktimin e rrugës së vërtetë të lirisë, në vigjilje të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe të luftës në Kroaci, mbetet i thellë, duke sfiduar çdo skepticizëm, mbajtur të ndezur idealin për drejtësinë e popullit, duke e mbajtur si çelës për realizimin e lirisë;
-organizimin e vërtetë të shenjtë dhe më vonë pas çlirimit rendin e mirëfilltë juridik.
Si profesor i Filozofisë dhe Letërsisë, Bali përdorte dijen e tij për rrahur dhe mbajtur rrugën e çlirimit dhe organizimit, për të formuar mendjen dhe shpirtin, frymën e çlirimit sidomos tek rinia.
Rexhep Ahmeti, Bali zgjodhi rrugën e shenjtërisë dhe veprimit për kombin shqiptar.
Që nga rinia, ai shpërndante trakte, frymëzonte rininë dhe mbështeste grevën e minatorëve të Trepçës, gjithmonë për çlirimin e Kosovës.
Traktet shpërndaheshin deri në fshatrat më të thella të Shalës.
Më 17 vjeç, unë bashkë me të shpërndaja trakte nëpër ura, sheshe dhe tek pazari i Mitrovicës.
Me fillimin e luftës, ai iu bashkua UÇK-së si komandant në sektorin; Për moral dhe politikë, në ZOSH 141, duke ruajtur vijën e drejtë të ideve për liri dhe drejtësi.
Pas luftës, Bali iu përkushtua arsimit dhe drejtësisë, duke krijuar konceptin mbi “Rendi Juridik i Mirëfilltë”, që vendos shtetin e së drejtës si themel të një shoqërie të lirë dhe të drejtë. Ai tregoi se rendi juridik nuk është abstraksion, por mision i përditshëm dhe vepër strategjike për mbrojtjen e shoqërisë.
08 Dhjetor, 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
