P ë r v j e t o r Më 15 shkurt 1970 – 2024

15
Feb
2024

P ë r v j e t o r
Më 15 shkurt 1970 – 2024
Sot shënohet pëvjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës.
Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon. Viteve të fundit, UP renditet ndër universitetet më të mirë të rajonit.
Universiteti i Prishtinës është anëtar i Shoqatës së Universiteteve të Evropës dhe bashkëpunon me universitete dhe institucione evropiane dhe amerikane.
Universiteti i Prishtinës u themelua me Ligjin për themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969.
Themelimi i Universitetit të Prishtinës ka qenë një ngjarje historike për popullin e Kosovës, për shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe gjithë kombin shqiptar.
Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës.
(15 shkurt 2021)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/02/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk