Shkruan: Azem Musliu
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!.
Hajnat “tonë”, tru-gomarë,
Bashkë me hajnat ndërkombëtarë!
Për njëzet vjet me radhë,
Për pak pushtet e për pak pare,
Shqiptarinë, na e qitën fare!
.
Por, s’dorëzohet ky popull trim,
Për pa e ba, krejt flakë e tim.
Pa i dënuar, hajnat trutharë,
Që e plagosën Kosovën mbarë!
.
Kriminelët, për me i dënue,
Vetëvendosjen e ka votue!
Por, s’po u shkohet deri n’fund detyrave,
Gjyqtarë-hajnat, pa i heqë prej zyrave!
.
Këta gjyqtarë e prokurorë,
Krejt Kosovën e banë horë.
.
Tue i mbrojtë krimet në çdo anë,
Kambë shqiptari, n’Kosovë s’po lanë.
.
Ndaj, Vettingu duhet të zbatohet,
Drejtësisë rruga që t’i lirohet!…
Kur drejtësia, vjen n’binarë,
Do të çlirohet kombi shqiptar.
.
03. 04. 2023
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!