PAK FJALË PËR NGJARJEN E SOTME NË KUVENDIN E KOSOVËS?!

08
Aug
2026
Shkruan: Fadil Shyti
Protesta e hedhjes së vezëve në Kuvend, e Time Kadriajt nuk  është aspak veprim i denjë, sa i përket kauzës së saj të AAK-së dhe të Opozitës së sotme, bllokuese e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Jo! Kjo protestë  e deputetes Time Kadriaj nuk është i qëlluar, as i  nuk  mund të krahasohet siç po kujtojnë disa ithtarë të Opozitës, sepse, nuk  është  NJËSOJ me protestat e drejta të Albinit dhe të VV-së, kur ishin në Opozitë:
-“Kur e kallën flakë Kuvendin e Republikës”-siç po thotë Opozita e sotme,  Albini dhe VV, e mbrojtën  vendin:
1.
    Nga Asociacioni NJË ETNIK, (“Zajednica”), kur Serbia projektonte plane shoviniste ripushtuese që të bënte një mini-republikë serbe, në Kosovë.
2.
    Nga  copëtimi i Kosovës, në kufirin me Malin e Zi, me ç’rast humbëm mbi tetëmijë (8000 ha)  tokë e male…
3.
    Ishin kundër votimit të Gj.S, me seli në Hagë,-e të tjera prapakthime historike që, Opozita e sotme, dje i bënte lëshime të mëdha Serbisë Fashiste e të tjera…
-Dhe, krejt në fund do të shtoja: jo, nuk e kontestoj/më, protestën demokratike!
-E kontestoj/më, arsyen e kësaj proteste çoroditëse dhe krejt sterile!
-Albini, po thërriste për unitet midis partive politike, për konstituimin e institucioneve të Kosovës, deputetja Time Kadriaj, hodhi vezët, vërtet paradoksale, sa e çuditshme, poaq neveritëse?!!!
8. 08. 2026

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/08/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk