PALIGRADI* – NJË VENDBANIM I LASHTË I SHQIPTARËVE, MË PARË QYTET ANTIK DHE MË VONË KATUND, PO SHUHET SI SHUMË VENDBANIME TË TJERA NË MAQEDONI

06
Sep
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Dëshmi historie
Paligradi (në normën letrare maqedonase: Paligrad; në shqip: Paligradi) është një fshat në komunën e Zelenikovës në Maqedoninë Veriore.
Katundi ndodhet në rajonin e Torbeshisë në anën jugore të malit Kitka.
Për historinë e këtij vendbanimi të lashtë shqiptar në Maqedoni dihet shumë pak, jo pse nuk ka burime historike të mjaftueshme, por për shkak të planeve djallëzore të pushteteve jodemokratike të këtij vendi, që synojnë asimilimin sistematik dhe shpërnguljen e banorëve vendës në vende (qytete) të tjera dhe sidomos dëbimin e tyre në botën e jashme.
Në shekullin e 19-të, Paligradi ishte një katund në rrethin e Shkupit gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, sipas burimeve osmane të kohës.
Sipas statistikave të Vasil Kançovit (“Maqedonia, etnografia dhe statistika”) nga viti 1900, Paligradi ishte i banuar nga 230 shqiptarë të besimit islam (arnauti muhamedani*).
Pas luftës ballaknike dhe Marrëveshjes së Bukureshtit të vitin 1913, katundi u pushtua dhe mbeti nën sundimin e Serbisë.
Në hartën e tij etnike të vitit 1927, Leonard Schulze Jena tregon se Paligradi ishte një katund shqiptar.
Edhe Afanasii Selishchevi në hartën e tij etnike të Maqedonisë Veriperëndimore, në vitin 1929, shënoi se Paligradi ishte fshat shqiptar.
Sipas regjistrimit të vitit 2002, katundi kishte 303 banorë – 302 shqiptarë dhe 1 boshnjak.
Sipas regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë Veriore, të vitit 2021, në këtë katund janë regjistruar gjithsej 12 banorë, që nënkupton se, numri i banorëve të këtij vendbanimi shqiptar, ose nuk është përfshirë gjatë regjistrimit, ose banorët e tij janë shpërngulur ndërkohë, mes viteve 2002 – 2021.
Shpërngulja e shqiptarëve vazhdon me një dinamikë marramendëse, sidomos pas vitit 2002.
* Paligradi (Pali – grad) – qyteti Pala – Bala, i fisit të lashtë të Balëve (më vonë: Balsha) ilirë-dardanë.
(6 shtator 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk