Ne inventarin e gjuhes shqipe, ne fjalet e grupuara ne zhargonin e fjalorit, nje “vend te rendesishem” ze sidomos ne bisedat e njerezeve te paarsimuar e te pakulturuar edhe fjala “Pallosh”, ku perdoret per te vleresuar intelektin dhe edukaten e munguar te personit te cilit i drejtohen.
Ne rastin e kryeministrit tone “shqipetarit te nderuar”, zotit Edi Rama, ky titull dhe privilegj i rezevuar tek ai dhe me origjine nga bashkeadministratorja e Kryeministrise, “zonja” zevendes Kryeministre, Balluku, eshte nje “tittull akademik” disi kontradiktor.
Palloshi Kryeminister, eshte pallosh se “nuk din apo nuk don te kuptoje” se cfare eshte mire e cfare eshte keq per vendin dhe popullin qe “e drejton”. ‘Perkedhelja” e zv/kryeministres Balluku, duke e thirrur shefin e saj ‘pallosh”, i pati efektet qe duhen tek zoti Rama. Me kete “titull shkencor”, zonja Balluku i dha nje paralajmerim te forte “gallataxhiut shef”, duke i thene se do te te marr me vete, po nuk me mbrojtje per pazaret e perbashketa te saj, me shefin dhe nentoken shqipetare, te drejtuar e te komanduar nga qarqet kundershqipetare te pertej kufirit, te cilat tashme kane njerezit e tyre te ulur kembekryq, si ne organet shteterore te ekzekutivit, ashtu dhe ato ligjevenese e te politikes per t’a zhbere teresisht shtetin dhe vete SHQIPETARINE.
Palloshi i thirri vertete mendjes, e mbrojti dhe po e mbron zevendesen e tij, jo pse deshiron ta kurseje ate, sepse ai nuk kurseu as ministrat e tjere te tij, te cilet “i ruajti” sa per te mos i detyruar ata te heqin petet e lakrorit qe zbulojne vete Ramen. Po a mundet vertete “te shkoje kungulli gjithnje mbi uje”? Ne se ju zoti Rama besoni vertete se do t’ju shkoje ne jete te jeteve “kungulli mbi uje”, atehere te jeshe i sigurte se vleresimin “e zonjes” qe ke mbajtur si krah i djethte tendin, duke te quajtur “pallosh”, e meriton njeqind perqind.
Besoj se Balluku eshte gabim ne vleresimin tuaj si “pallosh”. Ju jeni “pallosh”, kur nuk besoni se ligesite tuaja, nje dite e bile shpejt, do t’ju kthehen si bumerang mbi veten tuaj, por njekohesisht dhe jeni teper i zgjuar, hileqar, e i rrezikshem, njejte si paraardhesi juaj “Non-grata” i dy gishtave perpjete, qe edhe ti i morre si simbol e logo te partise tende, qe vetem rilindje nuk eshte.
Dhe legesia jote eshte shembullore, ne hipokrizine dhe luften e fshehur e te hapur qe ben ndaj Kosoves, ne denigrimin e pafrenuar qe i ben padrejtesisht dhe paturpesisht “vendit tend”, SHQIPERISE duke e quajtur si “Korea E VERIUT” e Europes, qendrim te cilin e perserite edhe ne viziten tende ne Israel!
A ishte vizita jote ne Israel, ne kete kohe pa kohe, dhe takimi me kryeministrin e saj, Benjamin Netanyahu vertet nje vizite qe i sherben SHQIPERISE dhe Israelit, miqesise midis dy popujve dhe vendeve tona?! Jo aspak, ajo vizite nuk eshte e derejtuar nga qellime e motive qe perfitojne vendet tona, mbasi takimi me kryeministrin e atij vendi, ne kushtet qe ka nje urdher arresti nderkombetar ndaj tij, si kriminel lufte ndaj edhe femijeve ne Gaza, eshte nje vetevrasje politike edhe per SHQIPERINE, eshte vetem e vetem nje aleance ku ti kerkon te mbash pushtetin tashme te vene ne shenjester edhe nga drejtesia e aleatit tone me te rendesishem, AMERIKES.
Kur edhe vete AMPERIKA, diplomacia e saj dhe Europa, jane vene ne siklet e bile ne hall me ruajtjen e Benjamin Netanyahu , i cili ka nje opozite teper te fuqishme ne tere boten, e bile edhe vete ne Israel e ne Amerike, ti “i mencuri” kundershqipetar shkon “e puthesh” me ate qe eshte nen urdher arresti.
Je tinzar sa me s’thuhet zoti Rama, ndaj ne kete veshtrim nuk je “pallosh”, por je njeqindperqind pallosh kur mendon se shqipetaret do te te falin. Nuk te shpeton aspak as shitja e territorit shqipetar per kampe perqendrimi (“grumbullimi”) te emigranteve qe nuk i done Italia e Melonit, as grekerve me varrezat e ushtareve jo ekzistente, as dhenia e detit Greqise dhe cuarja ne gjykate duke e vene ne rrezik ate qe eshte shqipetare dhe vetem shqipetare, as shitja e interesave te Kosoves dhe puna qe ben pa u lodhur per ta qerasur vellaun tend Vucic me Veriun, dhe as dhenia e Sazanit dhe territoreve te tjera te jugut tek familja Trump.
C’kujton ti more gjake prishur, ti qe ja kalove shume here edhe Esat Pashe Toptanit dhe “djalit te tij”, Zogut, se shqipetaret do te te lene pa te dhene ate qe meriton?!
Kupa jote eshte mbushur e tejmbushur, populli do ta jape nje palle mu ne cacke te kokes, e nuk ka ligesi qe ta ruan lekuren tende te tradhetise! Populli do te te mbushe ty nga jeta e tij, sepse ka dhene prova ne dekada e ne shekuj, e ti nuk ka se si te kesh perjashtim, bashke me mikun tend “non-grata”! Mbushu o vemje e keqe!
Per te ardhur keq per partine Socialiste, qe e lejoj veten ne kete derexhe, sa ta “udheheqe”, me mire te thuhet, ta terheqe per hunde ne gremine nje hajdut, me thonj te paprere, qe flinte nen urat e Parisit, shites ikonash te vjedhura nga trashegimia kulturore e ketij populli e vendi, e nje populli e vendi te vjeter sa vete historia!
27 Janar 2025.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!