Prej disa vitesh po shohim një tendencë të rrezikshme për të relativizuar Luftën Nacionalçlirimtare dhe për të rehabilituar forcat kolaboracioniste, në emër të një “demokratizimi” të rremë, i nxitur shpesh nga qarqe reaksionare të ideologjive pushtuese serbe, turke, arabe, por edhe nga segmente të caktuara evropiane që kërkojnë rishkrimin e historisë shqiptare.
Shumë të qarta janë faktet e pathyeshme historike të dëshmuara nga veteranë të kësaj lufte heroike të drejtë çlirimtare dhe në arkivat brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
1. Partizanët shqiptarë u rreshtuan në anën e Aleatëve Antifashistë – fakt i padiskutueshëm. Ky nuk është interpretim politik, por fakt është i dokumentuar:
Në Konferencën e Teheranit (1943), Aleatët njohën frontet partizane të Ilirikut, (Ballkanit), si pjesë të koalicionit antifashist.
SHBA dhe Britania e Madhe dërguan misione ushtarake pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare.
Forcat partizane shqiptare bashkëpunuan me Zbulimin Sovjetik (GRU) për çështje operative në etapën e fundit të luftës.
Aleatët e mbështetën dhe njohën LNÇ-në si forcë të vetme legjitime të rezistencës shqiptare.
Këto dokumente ekzistojnë në arkivat britanike (The National Archives), amerikane (NARA) dhe në ato ruse.
2. Balli Kombëtar, ishte forcë kolaboracioniste – dokumentet e vërtetojnë këtë.
Debati politik nuk mund ta ndryshojë këtë fakt. Historianët ndërkombëtarë dhe vendas janë të njëzëshëm:
-Njësitë e Ballit morën pjesë në operacione të përbashkëta me Wehrmacht-in, sidomos në Shqipërinë e Mesme dhe në Kosovë.
Arkivat gjermane (Bundesarchiv) përmbajnë raporte ku Balli përshkruhet si “aleat i besueshëm lokal”.
Kjo e bën të pamundur rehabilitimin e tyre, pa mohuar dokumentet.
3. Shqipëria rrezikoi të fshihej nga harta e dheut.
Vetëm qëndrimi i udhëheqjes partizane e shpëtoi atë.
Në vitet 1944–1946 Jugosllavia kërkonte:
bashkim doganor,
bashkim monetar,
bashkim ushtarak,
futjen e Shqipërisë në Federatën Jugosllave.
Dokumentet e Koçi Xoxes me vetë Titos (në arkivat e Beogradit) e dëshmojnë qartë këtë plan famëkeq.
Mos harroni!
Faktet janë kokëforta:
Shqipëria u njoh ndërkombëtarisht si shtet i pavarur në Konferencën e Londrës (1913) dhe kjo njohje mbeti në fuqi.
Udhëheqja e LNÇ-së, nuk pranoi asnjë formulë federale që Shqipërisë do t’ia shkelte sovranitetin. Kjo është arsyeja fatlume, pse sot ekziston Republika e Shqipërisë.
4. Ballistët dhe titistët kanë ndërtuar prej vitesh teori, me narrativa të rreme rreth Masakrës së Tivarit, duke pretenduar se ajo qenka kryer nga vetë shqiptarët.
– Ky është një manipulim i qëllimshëm, i cili synon të relativizojë përgjegjësinë e strukturave ushtarake jugosllave dhe të zhvendosë fajin nga autorët te viktimat.
-Dokumentet arkivore të Beogradit dhe raportet britanike të kohës e dëshmojnë qartë se Masakra e Tivarit (mars 1945) u krye nga njësitë e Mbrojtjes Popullore të Jugosllavisë, nën komandën serbo-malazeze, dhe jo nga formacione shqiptare.
-Madje, në Beograd u zhvillua një proces gjyqësor kundër disa oficerëve jugosllavë, të cilët u dënuan për rolin e tyre kriminalë në këtë krim të rëndë, gjë që rrëzon plotësisht pretendimin se “shqiptarët vranë shqiptarët”.
-Për më tepër, historiani Akademik Hakif Bajrami – duke përdorur arkiva jugosllave, britanike dhe shqiptare – ka argumentuar se asnjë strukturë shqiptare, as partizane e as administrative, nuk mori pjesë në ekzekutimet. Në këtë linjë kanë shkruar dhe historianë të tjerë.
Pretendimet balliste dhe titiste iu shërbejnë atyre vetëm si keqinterpretim i qëllimshëm ideologjik; për të sulmuar Komandant, Enver Hoxhën dhe SHP të Ushtrisë së Shqipërisë, që e bëri Luftën Nacionalçlirimtare dhe njëkohësisht për të rehabilituar pozicionet e tyre historike, duke shpërqendruar vëmendjen nga masakrat sistematike të kryera nga shteti serb ndaj shqiptarëve që nga viti 1912.
-Ky mashtrim, kjo gënjeshtër është, një tentativë e hapur për rishkrimin e historisë dhe për përmbysjen e së vërtetës historike të dokumentuar.
5. Pse ballistët nuk flasin për masakrat serbe 1912–1944?
Përpara Luftës II Botërore, forcat serbe kryen një numër masakrash sistematike në Kosovë, Maqedoninë Perëndimore dhe Sanxhak, me mbi 500.000 shqiptarë të vrarë, dëbuar ose të asimiluar me dhunë.
Këto përfshijnë:
Masakrat e Llukës, Carralevës,
Drenicës (1912–1913),
Masakrat e Tetovës dhe Monopolit të Tetovës,
Deportimet masive 1918–1937 në Turqi Djegien e qindra fshatrave shqiptare. Këto janë dokumentuar nga:
Edith Durham,
Raportet britanike të Foreign Office,
Dokumentet jugosllave të Komisionit Antifashist,
Historianët shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Pse propagandistët e sotëm, i kanë harruar, pse nuk flasin për ‘to, sepse bien idetë e tyre ideologjike reaksionare.
6. Shqipëria, mbijetoi si shtet falë rreshtimit në anën fitimtare. Është një fakt i thjeshtë, por vendimtar:
Shtetet e rreshtuara me Boshtin pas Luftës II-të Botërore u copëtuan, u pushtuan ose humbën shumë territore.
Shqipëria jo vetëm që ruajti sovranitetin shtetëror, por shpëtoi edhe kufijtë e 1913-ës.
Kjo është arsyeja pse historinë nuk mund ta rishkruajnë, fashistët titistë as mercenarët hitlerianë me propagandën e tyre të kalbur me rrënjë të egra, por me ca fasada ngjyrimesh moderne…
FUSNOTAT
¹ British National Archives, HS 5/966 – Special Operations Executive (SOE), Albania: Reports on Partisan Activities, 1943–1944.
² National Archives and Records Administration (NARA), OSS Records, RG 226, Entry 154, “Albanian Partisan Forces and Operational Coordination with Allies”, 1944.
³ Vladimir Dedijer, The War Diaries, Vol. II (Belgrade: Prosveta, 1977), f. 112–118.
⁴ Bundesarchiv (Arkivi Federal Gjerman), RW 40/145, “Berichte über lokale albanische Kräfte (Balli Kombëtar)”, 1943–1944.
⁵ Kristo Frashëri, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e Shqipërisë 1939–1944 (Tirana: Akademia e Shkencave, 1984), f. 321–330.
⁶ Owen Pearson, Albania in the Twentieth Century: A History, Vol. II (London: I.B. Tauris, 2006), f. 178–189.
⁷ Arkivi i Beogradit, Fondi i OZNA-s, Dosja 1197, “Procesi gjyqësor për ngjarjet e Tivarit”, 1945–1946.
⁸ Hakif Bajrami, Masakra e Tivarit – Dokumente dhe Interpretim Historik (Prishtinë: Instituti i Historisë, 1998), f. 45–63.
⁹ Arkivi Shtetëror i Kosovës, Fondi: “Kosova nën Jugosllavi”, Dosja 58, “Raportet e pushtetit ushtarak jugosllav në Kosovë 1944–1945”.
¹⁰ Noel Malcolm, Kosovo:
A Short History (New York: NYU Press, 1998), f. 228–234.
¹¹ Edith Durham, The Struggle for Scutari (London: Edward Arnold, 1914), f. 201–223.
¹² Foreign Office (FO), 371/17345, “Report on Serbian Atrocities in Kosovo and Macedonia, 1919–1923”.
¹³ Justin McCarthy, Death and Exile: The Ethnic Cleansing of Ottoman Muslims, 1821–1922 (Princeton: Darwin Press, 1995), f. 245–250 (për deportimet masive të shqiptarëve drejt Turqisë).
¹⁴ Arkivi i Maqedonisë së Veriut, Fondi i Komisionit Shtetëror për Krimet e Luftës, Dosja: “Masakrat në Tetovë dhe rrethinë 1912–1913”.
¹⁵ Bernd Fischer, Albania at War: 1939–1945 (London: Hurst & Co., 1999), f. 275–298.
¹⁶ Stavro Skendi, The Albanian National Awakening (Princeton University Press, 1967), f. 349–360.
¹⁷ Miranda Vickers, Between Serb and Albanian: A History of Kosovo (London: Hurst, 1998), f. 55–66.
6. 12. 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
