PARTHINËT (ALBANËT) E LEKËS SË MADH, POPULLSI DOMINUESE NË ILIRINË LINDORE (BARDHI, GURI), MES DETIT TË ZI DHE DETIT AZOV, NË SHEK. III – I PARA ERËS SONË

13
Dec
2022

Shkruan: Prof.DR. Abdulla Mehmeti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shpalime historie

(Pjesa më e madhe e literaturës historiografike dhe hartat e falsifikuara më vonë janë sajesa të disa qarqeve pseudoshkencore evropiane dhe të propagandës rusomadhe, nga Mesjeta dhe sidomos nga shek. XIX – XX, për ta falsifikuar dhe fshirë nga faqet e historisë praninë, dominimin dhe autoktoninë ilire-arbërore-shqiptare në Evropë – në lashtësi kontinenti i Pellazgjisë)
Sipas hartës së Botës të Eratostenit (276 – 194 p.e.s.), një nga hartat më e lashta të botës, ilirët (Parthinët-Bardhët-Albanët), kanë qenë popullsia dominuese në Orient, mes Detit të Zi dhe Detit Azov, deri në pellgun e lumit Vollga dhe në Indi, në Lindje, ndërsa popujt tjerë, siç njihen sot, sythët dhe sarmatë e lashtë, më vonë hunët, persianët, mongolët, tartarët, vollgarët-bullgarët, sllavët etj., nuk kanë qenë të njohur fare në atë periudhë (shek. III – I p.e.s.), si banorë të atyre vendeve (disa prej tyre atëkohë kanë jetuar në stepat e Siberisë dhe përtej), ndërsa nga ata popuj, me emrat siç njihen sot, janë krijuar më vonë, me shkrirjen e shumë fiseve të lashta aziatike (sythët, sarmatë). Kaukazi njihet si djepi (atdheu) i mbi 400 popujve dhe gjuhëve të veçanta, të krijuara nga fiset dhe gjuhët parahistorike, shumica e të cilëve janë asimiluar ose zhdukur në rrjedhat e mëvonshme të historisë.
Sipas Eratostenit, Albanët e Kaukazit (me këtë emër janë quajtur Parthinët-Bardhët e Ilirisë* nga pushteti i Romës, të cilët kishin shkuar atje me Lekën e Madh). Këtë e dëshmon edhe emri i mbretit Bardhyli i Parë, i cili e themeloi Mbretërinë e Parë të Dardanisë, nga shek. IV p.e.s., me kryeqendër në qytetin e Ohrit të sotëm. Edhe më herët, një pjesë e Parthinëve (Albanëve) ishin ngulitur në ato vise pas Luftës së Trojës, ndoshta edhe për shkak të një katastrofe të madhe thatësie, e cila besohet se e përfshiu Anadollin (Azinë e Vogël) për afër dy shekuj me radhë, mes shek. XV – XII p. e. s.
Dëshmi tjetër për dominimin e popullsisë ilire në ato hapësira (Iliria Lindore, rajoni që sot njihet me termin gjeografik-politik Lindja e Mesme), deri në dyndjen e madhe të popujve barbarë, mongolëve, tartarëve, hunëve, persianëve, sllavëve dhe të tjerëve, sidomos në periudhën e Mesjetës, janë edhe burimet historike, që bëjnë të ditur se pas lindjes së Krishterimit, popullsia ilire e Trakisë njihet si populli i Besëve dhe vendi i tyre Besi-Besaparë (Besianë). Sipas burimeve historike, sikurse Albanët (Parthinët-Bardhinët), tre shekuj më parë, edhe populli i Besëve ka përbërë popullsinë numerikisht më të madhe këtë rajon dhe në Evropë, mes shek. I -VII të erës sonë dhe popullsi dominuese mes Detit të Zi dhe Detit Azov, deri në pellgun e lumit Vollga, në Lindje, ndërsa në Veri, e kanë dominuar masivin malor të Alpeve Besiane (sot të njohur me emrin Karpate), fushën e Panonisë dhe luginat e lumenjve në Evropën Qendrore.
SHËNIME PËR ERATOSTENIN
* Eratosteni, (pellazge-ilirishte: Ερατοσθένης; 276 p.e.s. – 194 p.e.s.) ka qenë matematikan, gjeograf, poet, astronom dhe teoricien i muzikës me prejardhje ilire. Ai ka qenë njeri i shkolluar, tepër i ditur, dhe përgjegjës kryesor i Bibliotekën së Aleksandrisë.
Eratosteni lindi në Kirenë (Libi, Afrika Veriore, atëkohë qytet bregdetar me popullsi ilire), ndërsa vdiq në Aleksandri.
Famën e arriti pasi që i pari i futi në përdorim kuptimet për gjerësinë dhe gjatësinë gjeografike, dhe i pari arriti të llogarisë sipërfaqen e Tokës. Dhe që prej asaj kohe Erastoteni ka filluar të njihet si babai i gjeografisë.
Rreth vitit 200 p.e.s. Eratosteni i pari filloi të përdorte termin gjeografi, që do të thotë përshkrim i Tokës. Në matematikë është i njohur për studimin e numrave të thjeshtë ku e përkufizoi një metodë për gjetjen e numrave të thjeshtë e cila quhet Sita e Eratostenit.
(13. XII. 2022)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk