(Një vezhgim kritik i vazhdimësisë dhe i anakronizmave historiografike)
Historiografia moderne evropiane ka pasur shpesh një qasje lineare që e paraqet botën “helene” si realitet të konsoliduar që nga lashtësia e hershme. Megjithatë, burimet antike dhe studimet kritike moderne tregojnë se identiteti helen është proces historik, ndërsa hapësira egjeane ka njohur substrate parahelenike, transformime kulturore dhe shtresëzime të shumta demografike.
Në këtë kuadër, pellazgët shfaqen në burimet e lashta si popullsi që i paraprin helenëve, ndërsa debati mbi vazhdimësinë (kulturore, gjuhësore apo demografike) mbetet i hapur. Ky studim synon të: vendosë pellazgët në qendër të fazës parahelenike; të analizojë kohën e Perikliut si moment politik-kulturor, jo si “origjinë etnike”; të shqyrtojë hipotezat e vazhdimësisë që i lidhin pellazgët me shtresa historike të mëvonshme (p.sh. Arvanitët); dhe të paraqesë pakicat kombëtare që formësuan Greqinë në kohet moderne.
I.Pellasgët
Autorët antikë dallojnë qartë pellazgët nga helenët. Herodoti i përshkruan pellazgët si popullsi më e vjetër dhe flet për ndryshime gjuhësore që shoqëruan transformimet identitare drejt “helenëve”. [1] Straboni përmend pellazgë në zona të gjera të Egjeut, Ballkanit dhe Italisë, duke pranuar zëvendësime dhe përthithje etnike. [2] Dionisi i Halikarnasit i trajton pellazgët si popull historik, të lidhur me migrime e themelime para formimit të identitetit helen. [3] Këto dëshmi nuk janë periferi të burimeve, por boshti i një kujtese historike parahelenike që historiografia e mëvonshme shpesh e ka minimizuar.
II. Koha e Perikliut është kulm politik-kulturor, jo origjinë etnike
Perikliu jetoi rreth viteve 495-429 p.e.s. Vdekja e tij ndodhi në vitin 429 p.e.s., gjatë murtajës së Athinës (në Luftën e Peloponezit).Ai ishte figura kryesore politike e Athinës në shek. V p.e.s., dhe periudha e tij (sidomos 461-429 p.e.s.) njihet si “Epoka e Perikliut”, kulmi politik, institucional dhe kulturor i Athinës klasike, por jo “lindjen etnike” të një populli. Studimet moderne mbi identitetin tregojnë se heleniciteti (si vetëdije e përbashkët) konsolidohet gradualisht në Epokën Arkaike-Klasike, si ndërtim kulturor e ideologjik, jo si fakt biologjik i bronzit. [4]
(Edhe epoka arkaike që i vishet krijimit të kulturës Helene nuk ka të bëjë me këtë fazë, por me një vazhdimësi lokale pellasge.Vetem në shek.V p.e.s mund të flitet për një aspekt kulturor dhe gjuhësor helen por jo etnik.K.M.)
Prandaj, Athina e Perikliut duhet lexuar si produkt i një procesi të gjatë, mbi një substrat më të vjetër (parahelenik-Pellasg) dhe jo si dëshmi e një vazhdimësie etnike “të pastër” helene.
III. Vazhdimësia pellazgë (si substrat) me formacione historike-Arvanitë.
Debati mbi vazhdimësinë nuk nënkupton identitet të pandryshuar, por transmetim substrati (toponimi, zakone, struktura lokale) dhe asimilim në kohë. Disa autorë shqiptarë dhe ballkanikë kanë hedhur hipotezën se pellazgët, si substrat i hershëm, mund të kenë lënë gjurmë që ri-shfaqen në shtresa historike të mëvonshme, përfshi Arvanitët (shqiptarë mesjetarë të vendosur në Jugun e Greqisë). Nga ana tjetër, studimet universitare e dokumentojnë praninë arvanite (shek. XIII-XV) dhe helenizimin gradual të saj, pa e barazuar automatikisht me pellazgët. [5] Kjo lidhje, pra, – thonë studiuesit zyrtarë- duhet trajtuar si hipotezë interpretative, jo si konsensus: vazhdimësie përmes substratit dhe integrimit, dhe jo identitet i drejtpërdrejtë.
Por gjenetika duke se nuk është dakort plotsisht me ato pohime. Studimet e ADN-së së lashtë tregojnë se grekët e sotëm ngjajnë gjenetikisht me Mykeneasit, por gjithashtu mbajnë përzierje të mëvonshme. Kjo mbështet një model vazhdimësie statistikore, jo identitet të pandryshuar. [6]
Trashëgimia gjenetike mikenease si dëshmi e substratit pellazg (jo “helen”). Pohimi i studimeve moderne se greqit e sotëm “ngjajnë gjenetikisht me Mykeneasit” nuk duhet interpretuar në mënyrë anakronike si dëshmi e një vazhdimësie “helene” që nga Epoka e Bronzit.
Në shek. XVI-XII p.e.s., pra në kohën mikenease, nuk ekziston ende identiteti helen si kategori etnike, politike apo vetëdije kolektive. Vetë autorët antikë janë të qartë se përpara helenëve, hapësira egjeane banohej nga pellazgët dhe popullsi të tjera parahelenike. [7]
Prandaj, ngjashmëria gjenetike midis grekëve modernë dhe Mykeneasve duhet kuptuar si vazhdimësi biologjike e substratit parahelenik, të cilin burimet antike e identifikojnë kryesisht si pellazg. Mykeneasit përfaqësojnë një fazë historike të zhvillimit të këtij substrati, të organizuar politikisht dhe administrativisht, por jo ende të “helenizuar” në kuptimin kulturor dhe identitar që merr formë vetëm në Epokën Arkaike dhe Klasike. [8]
Edhe studimi i ADN-së së lashtë i botuar në Nature (2017) e formulon me kujdes këtë vazhdimësi, duke folur për afri gjenetike dhe jo për identitet të pandryshuar, si dhe duke pranuar përzierje të mëvonshme. [9]
Ky formulim përputhet plotësisht me dëshmitë historike: substrati biologjik është më i vjetër se identiteti helen, dhe helenizimi përfaqëson një proces kulturor, gjuhësor dhe politik të mëvonshëm, jo një fakt etnik të Epokës së Bronzit. [10]
Në këtë kuptim, interpretimi që e quan këtë vazhdimësi “greke” që në mijëvjeçarin II p.e.s. përbën një anakronizëm historiografik. Ajo që gjenetika vërteton është qëndrueshmëria e popullsisë egjeane autoktone, e cila në terminologjinë e autorëve të lashtë identifikohet si pellazge, dhe vetëm shumë më vonë hyn në procesin e helenizimit. [11]
Pra, ngjashmëria gjenetike me Mikeneasit nuk është argument për “helenë të bronzit” pasi nuk ekzistojnë, por dëshmi e vazhdimësisë së një substrati parahelenik pellazg. Helenët nuk janë pikënisje biologjike, por rezultat historik i një procesi të gjatë transformimi kulturor mbi një bazë popullsie shumë më të vjetër Pellasge dhe fiseve të tyre.
IV. Etnitë në territorin e Greqisë së sotme nga antikiteti i hershëm (shek. VIII p.e.s.) deri në shek. XX
a. Antikiteti i Hershem
1). Pellazgët (substrati parahelenik)-Statusi: Popullsi autoktone parahelenike e Egjeut dhe Ballkanit jugor. Dëshmitë: Autorët antikë i përmendin si banorë më të vjetër se helenët. Fati i tyre: Përthithje/asimilim gradual në formacionet e mëvonshme por dhe mbijetesë e tyre. Në kohën e Herodotit (shek.V.p.e.s.) pellazgët mbijetonin si popullsi historike reale në: Egjeun verior (Lemnos, Imbros), brigjet e Anadollit pranë Hellespontit (Plakia, Skylakē), Epirin dhe zonat kufitare ballkanike, ndërsa Atika dhe Thesalia ruhenin si dëshmi të qarta të një faze pellazge parahelenike. Kjo tregon se helenizimi ishte proces i vonë, i pabarabartë dhe rajonal, dhe se substrati pellazg ishte ende i gjallë në shek. V p.e.s., jo thjesht kujtim mitik, [12] siç përpiqet të na bindë historiografia zyrtare europiane dhe shqiptare.Por në shek.V.p.e.s., Herodoti tregon se kishte disa zona që ato kishin mbijetuar dhe ishin popullësi historike .Burimet : Herodoti; Straboni; Dionisi i Halikarnasit. [13]
2). Lelegët, Karianët dhe Lidianët ishin popullsi parahelenike të Egjeut jugor dhe Anadollit perëndimor, të pranishme përpara konsolidimit të botës helene dhe të dallueshme kryesisht në bazë gjuhës dhe zakoneve. Sipas Herodotit, Tyrrhenët (Etruskët) rrjedhin drejtpërdrejt nga Lidia, si rezultat i një migrimi të detyruar nga uria; Karianët paraqiten si popullsi tjetër parahelenike, pa lidhje direkte me Etrurinë. Sipas Strabonit, duke transmetuar tradita të ndryshme gjeografike e historike, një pjesë e popullsive parahelenike të Anadollit perëndimor (të lidhura me Lelegët, Karianët dhe Lidianët) u zhvendos drejt Italisë qendrore, ku u njohën si Tyrrhenë, ndërsa pjesa tjetër mbeti në Azi të Vogël dhe u asimilua gradualisht në botën helene.
Përfundimi: Këto grupe përfaqësojnë një substrat parahelenik real, i cili: në Egjeun dhe Anadollin perëndimor u përthith nga helenizimi, ndërsa në Itali (Etruri) kontribuoi në formimin e një qytetërimi të veçantë jo-helene. Ky lexim i bashkuar tregon se helenizimi ishte proces i vonë dhe i pabarabartë, dhe se origjinat e disa popullsive të Italisë qendrore lidhen me hapësirën parahelenike egjeano-anadollake, sipas traditave antike. Autorët antikë nuk përdorin termin “parahelenik” (ky është term modern). Ata përdorin emra konkretë:Pellazgë -emërtimi më i shpeshtë dhe gjithëpërfshirës,Lelegë,Karianë,Tyrrhenë etj.Por vetë autorët i lidhin këta grupe me pellazgët, ose i paraqesin si degë / variante / emra lokalë të së njëjtës shtresë të vjetër.
Shembuj të qartë: Herodoti: i quan pellazgët popullsinë më të vjetër dhe i dallon nga helenët kryesisht përmes gjuhës. Straboni: shpesh përdor “pellazgë” si emër ombrellë, ndërsa Lelegët, Karianët etj. i përfshin në këtë substrat. Pra, në mendimin antik: parahelenik = pellazg (me emërtime lokale).
Historiografia moderne: e shek. XIX-XX, e ndikuar nga: nacionalizmat, teoria indo-europiane, kërkesa për kategori “neutrale”, zgjodhi të përdorë termin “parahelenik” për: të shmangur emrin etnik “pellazg”, ta kthyer pellazgun në: “termin mitik”, “kategori të paqartë”, ose “etiketë kulturore pa subjekt historik”. Kjo nuk është zgjedhje e burimeve antike, por zgjedhje metodologjike moderne. Në logjikën antike: Herodoti i trajton si popullsi të vjetra jo-helene. [14] Straboni i lidh me pellazgët dhe me tradita pellazge. [15] Dionisi i Halikarnasit i konsideron pellazgët si popull real, me degë dhe shpërndarje të ndryshme.Pra, Lelegë, Karianë, Lidianë = emërtime rajonale të substratit pellazg. [16]
Pra, në burimet antike, termi që i referohet “para helenëve” – nga historiografia moderne- i referohej kryesisht pellazgëve, ndërsa emërtime si Lelegë, Karianë apo Lidianë përfaqësojnë variante rajonale të të njëjtit substrat pellazg. Termi “parahelenik”, i përdorur nga historiografia moderne, nuk është emërtim antik, por një zëvendësim metodologjik i emrit “pellazg”. Historikisht dhe nga ana burimore,parahelenik = pellazg, jo vetëm në terminologjinë moderne, ku “parahelenik” përdoret, për të shmangur termin “pellazg”,për ta zbehur subjektin etnik. Prandaj, kur në themi se trashëgimia mikenease është trashëgimi pellazge, jemi në përputhje me autorët antikë, jo në kundërshtim me ta.
B). Antikiteti klasik (shek. VIII-IV p.e.s.)
1) [Të ashtuquajturit K.M.), «Helenët historikë» (Jonë, Dorë, Eolë, Akej)-Statusi: Formacione fisnore/dialektore; jo “komb” i unifikuar. Procesi: Konsolidim kulturor-politik gradual (Arkaike-Klasike).
Burimët: Herodoti; Hall. , [17] [18]
C). Periudha helenistike dhe romake (shek. IV p.e.s.-IV e.s.)
1) Popullsi helene të përziera- Statusi: Përhapje e Koines helene; përzierje me popullsi lokale.
Burimi: Hall. [19]
2) Romakët (administrativë/ushtarakë)-Statusi: Prani perandorake; latinishtja bashkëjeton me greqishten.
Burimi: Kaldellis. [20]
Ç). Bizanti (shek. IV-XV)
1) Romaios (romakë të lindjes) – identitet politik-Statusi: Identitet perandorak shumëetnik; greqishtja gjuhë kryesore.Burimi: Kaldellis. [21]
2) Sllavët (shek. VI-IX)-Ardhja: Vendosje në Ballkanin jugor (përfshi Greqinë). Fati i tyre: Asimilim gradual; gjurmë toponimike. Fusnota: Curta. [22]
3) Shqiptarët/Arvanitët (shek. XIII-XV)-Ardhja: Vendosje në Atikë, Beoti, Peloponez, ishuj. Fati i tyre: helenizim gjuhësor; integrim në shtetin modern. Fusnota: Laiou. [23] Integrimi gjuhësor nuk ka qenë i plotë, siç është pretenduar shpesh. Deri vonë shumë prej tyre kanë jetuar në kushte dygjuhësie (arvanitisht/greqisht), dhe një pjesë vijon ta ruajë ende sot këtë dygjuhësi, megjithëse në shkallë më të kufizuar. (K. M.). Vllehët/Aromunët (mesjetë)-Statusi: Popullsi ballkanike (ilire K.M.) e romanizuar; levizje baritore. Fati i tyre : Integrim i gjerë. Fusnota: Winnifrith. [24]
D). Periudha osmane (shek. XV-XIX)
1) Turqit osmanë-Ardhja: Pushtim dhe administrim. Fati i tyre: Largime/shkëmbime pas 1821-1923.
Burime: Kaldellis; Hirschon. , [25] [26]
2) Hebrenjtë (sidomos sefardë, pas 1492)-Ardhja: Vendosje në qytete (Selanik). Fati: Komunitete urbane; shkatërrime në shek. XX. Burimi: Studime mbi Selanikun osman. [27]
Dh). Shek. XIX-XX (shteti modern)
1) Grekët modernë (identitet kombëtar).-Proçesi : Ndërtim kombëtar mbi shtresa historike.
Burimi: Hall; Vlassopoulos. , [28] [29]
2) Refugjatët ortodoksë nga Anadolli (1922-1923)-Ardhja: Shkëmbimi i popullsive (1.2 mln). Fati: Ripërbërje demografike/kulturore. Burimi: Hirschon; studime WB. [30]
3) Myslimanët e Trakisë Perëndimore-Statusi: Minoritet i njohur (turq, pomakë, romë). Burime: Studime LSE/JMMA. [31]
4) Romët-Statusi: Komunitete të përhershme; sfida integrimi.Burime: Raporte BE. [32]
Territori i Greqisë historike nuk është produkt i një etnie të vetme dhe as i një vazhdimësie lineare homogjene, por rezultat i shtresëzimeve të njëpasnjëshme etnike, kulturore dhe politike. Në bazë qëndron substrati parahelenik autokton (pellazg), mbi të cilin u formuan më vonë formacionet helene historike si identitet kulturor dhe politik, e jo si etni e pastër. Këtyre iu shtua shtresa romake dhe bizantine, e cila e rikonfiguroi territorin dhe popullsinë përmes qytetarisë, administratës dhe fesë, duke krijuar një identitet të ri perandorak.
Gjatë Mesjetës, hapësira greke u përfshi nga procese të vazhdueshme asimilimi dhe bashkëjetese me popullsi të tjera, si sllavët, arvanitët dhe vllehët, të cilët u integruan gradualisht në strukturat lokale shoqërore dhe kulturore. Në periudhën moderne, veçanërisht pas shekullit XX, territori u ripërbë demografikisht edhe nga refugjatët anadollakë, duke shtuar një shtresë tjetër në këtë mozaik historik.
Perfundim: Në këtë dritë, homogjeniteti etnik i Greqisë është një mit modern, i ndërtuar kryesisht përmes standardizimit gjuhësor dhe unifikimit fetar, dhe jo pasqyrim i realitetit historik. Realiteti është ai i një vazhdimësie me përzierje të pandërprerë etnike dhe kulturore, ku identitetet janë formuar, shkrirë dhe riformuar sipas rrethanave historike.Prandaj, Greqia e sotme nuk është dhe nuk mund të jetë e njëjtë me “Greqinë” e kohës së Perikliut: ajo është një konstrukt historik i vonë, i ndërtuar mbi shumë shtresa njerëzore dhe kulturore, dhe jo trashëgimtare lineare e një homogjeniteti të supozuar antik.
______________
Fusnotat/ Burimet
1. Herodotus, Histories, I.56-58.
2. Strabo, Geographica, V.2; IX.2; XIII.1.
3. Dionysius of Halicarnassus, Roman Antiquities, I.17.
4. Jonathan M. Hall, Hellenicity: Between Ethnicity and Culture (Chicago: University of Chicago Press, 2002).
5. Angeliki E. Laiou, “Population Movements in the Late Byzantine Period,” Dumbarton Oaks Studies; shih edhe literaturën universitare mbi Arvanitët (p.sh. studime etnografike dhe historike mbi vendosjet e shek. XIII-XV).
6. Iosif Lazaridis et al., “Genetic Origins of the Minoans and Mycenaeans,” Nature 548 (2017): 214-218.
7. Herodotus, Histories, I.56–58.
8. Strabo, Geographica, IX.2; XIII.1.
9. Iosif Lazaridis et al., “Genetic Origins of the Minoans and Mycenaeans,” Nature 548 (2017): 214-218.
10. Jonathan M. Hall, Hellenicity: Between Ethnicity and Culture (Chicago: University of Chicago Press, 2002).
11. Dionysius of Halicarnassus, Roman Antiquities, I.17.
12. Herodotus, Histories, I.57, VI.137-140, I.56-58, VII.94, II.56; Strabo, Geographica, IX.2.VII.7; Dionysius of Halicarnassus, Roman Antiquities, I.17.
13. Herodotus, Histories, I.56-58; Strabo,Geographica, V.2; IX.2; XIII.1; Dionysius of Halicarnassus, Roman Antiquities, I.17.
14. Herodotus, Histories, I.94.
15. Strabo, Geographica, V.2; XIII.1 (raportim i traditave të ndryshme mbi Tyrrhenët).
16. Dionysius of Halicarnassus, Roman Antiquities, I.26–30 (kundërshtimi i traditës lidiane).
17. Herodotus, Histories, I.56-58.
18. Jonathan M. Hall, Hellenicity: Between Ethnicity and Culture (Chicago: University of Chicago Press, 2002).
19. Jonathan M. Hall, Hellenicity: Between Ethnicity and Culture (Chicago: University of Chicago Press, 2002).
20. Anthony Kaldellis, Romanland: Ethnicity and Empire in Byzantium (Cambridge, MA: Harvard University Press, 2019).
21. Anthony Kaldellis, Romanland: Ethnicity and Empire in Byzantium (Cambridge, MA: Harvard University Press, 2019).
22. Florin Curta, The Making of the Slavs (Cambridge: Cambridge University Press, 2001).
23. Encyclopaedia of the Hellenic World: Boeotia (EHW).
24. Tom Winnifrith, The Vlachs (London: Duckworth, 1987).
25. Anthony Kaldellis, Romanland: Ethnicity and Empire in Byzantium (Cambridge, MA: Harvard University Press, 2019).
26. Renée Hirschon, Heirs of the Greek Catastrophe (Oxford/New York: Berghahn); World Bank Policy Research (1923 inflow).
27. Mark Mazower, Salonica, City of Ghosts (New York: Knopf, 2004).
28. Jonathan M. Hall, Hellenicity: Between Ethnicity and Culture (Chicago: University of Chicago Press, 2002).
29. Kostas Vlassopoulos, Greeks and Barbarians (Cambridge: Cambridge University Press, 2013).
30. Renée Hirschon, Heirs of the Greek Catastrophe (Oxford/New York: Berghahn); World Bank Policy Research (1923 inflow).
31. Journal of Muslim Minority Affairs; LSE working papers on Western Thrace.
32. European Commission, reports on Roma inclusio
___________
@ Shenim: Të nderuar lexues! Këtë artikull mund t’a komentoni është materjal me të gjitha të drejtat e rezervuara. © Kol M. Marku, 2026 . Ripostimi lejohet vetëm me autorësi të plotë. Ndalohet kopjimi pa cituar burimin dhe Autorin.
__________
@ Kol Marku
Itali 17/01/2026


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
