PËR ATDHEUN, DHE NGA ATDHEU!

10
May
2023


Shkruan: Arflet Selmani
Atdhetarët për Atdheun dhanë gjithçka nga vetja.
Pushtetarët nga Atdheu morën gjithçka për vete.
Prandaj nuk lejohet të krahasohen këta që vazhdimisht kanë marr, me ata që vazhdimisht kanë dhënë.
Shtëpia jonë gjatë vitit 2001nuk na përkiste vetëm familjes tonë, por ishte bërë pronë e të gjithë atyre që kishin kapur armët dhe kishin veshur uniformën e UÇK-së.
Vinin e shkonin në çdo kohë, ditë edhe natë. Lokja ime e ndjerë nuk i nxirrte duart e saj nga maxhja, gatuante vazhdimisht bukë për ushtarët dhe nuk lodhej asnjëherë.
Kur ne banorët e fshatit tonë e lëshuam fshatin dhe u nisën në drejtim të Kosovës, lokja u brengos shumë dhe tha: Nuk do të qëndroj gjatë në Kosovë. Duhet të kthehemi patjetër sepse duhet të bëjmë bukë për djemtë, (e kishte fjalën për ushtarët). Pra, ajo grua e shihte si një mision këtë çështje. Po sikur ta dinte ajo se i gjithë ai angazhim që ne e quanim kauzë për shqiptarët, do të kthehet në një goditje tjetër nga “shqiptarët” për ne shqiptarët?!
Ne nuk ishim familja e vetme që u angazhuam. Por u angazhua secili banorë i këtij fshati, dhe mbarë Malësia e Sharrit. Dhe sot nga ata që atëherë e quanin veten kryekomandant të kësaj “lufte”, Malësia e morri goditjen më fatale, u la totalisht në harresë dhe për pasojë u zbraz thuajse totalisht.
Nuk kemi kërkuar të na shpërblejnë, sepse ne kemi bërë detyrën tonë. Por, ata na e mohuan gjithçka, e harruan çdo gjë.
Dikur prindërit tanë ikën prej Jugosllavisë, ne sot ikëm prej qeverisë pjesë e të cilës janë edhe shqiptarët.
Fëmijët e atyre që ishin pjesë e UDB-së Jugosllave, i ke sot në poste drejtuese.
Në fotografi gjyshi im i ndjerë Selman Selmani me ushtarët e UÇK-së, në oborrin e shtëpisë tonë në fshatin Bozovcë (viti 2001).

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk