/ Nga Arkivi/
Për ata që nuk e kuptojnë çfarë është diskriminimi, ua shpjegojmë pak më qartë:
Pushteti në Maqedoninë Veriore, duke investuar 25 euro (Haraqinë dhe komuna të tjera) për kokë banori në komunat me shumicë të banorëve shqiptarë, ndërsa deri më 1.170 euro për kokë banori në komunat me banorë joshqiptarë (Novaci dhe komuna të tjera) e dëshmon diskriminimin e hapur mbi baza nacionale të qytetarëve.
Pse një qytetar duhet të jetë deri 50 herë më i vlefshëm dhe i dobishëm se një tjetër në shtetin e tij, vetëm për shkak të përkatësisë etnike?
Këtë përgjigje duhet ta japin drejtuesit e partive politike dhe organet e pushtetit në Maqedoninë Veriore.
Kjo njëherë e bën të domosdoshme përpjekjen tonë për decentralizimin e plotë të pushtetit, përkatësisht rikthimin e kompetencave të komunave, të uzurpuara nga pushteti qendror, përkatësisht të keqpërdorura nga shteti-parti.
Është rasti i mirë këtë ta vendosin qytetarët e vendit në prioritet gjatë fushatës së zgjedhjeve të reja lokale.
Mos pyesni sa është treni i madh apo i vogël, por çfarë ka të ngarkuar brenda tij! Urojmë të mos u shitet qytetarëve mjegull për barazi dhe atdhetarizëm, demokraci dhe integrime edhe kësaj radhe!
(21.IX.2021)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!