PËR ILUMINIZMIN

01
Nov
2023
Shkruan: Arflet Selmani


Imanuel Kanti thoshte se Iluminizmi konsiston në “shkëputjen e njeriut nga minoriteti tek i cili e ka kategorizuar veten”, nga “dembelizmi dhe drojet e veta” duke iu nënshtruar “rregullave dhe formulave” të autoriteteve fetare ose politike. Kanti thoshte se motoja e Iluminizmit është “Guxo të mendosh! Guxo të kuptosh! Pra duhet të potencojmë se pretendimi thelbësor i Kantit ka të bëjë me lirinë e të menduarit dhe të të shprehurit.
Kemi shumë personalitete që janë vënë në mbrojtje të Iluminizmit, madje edhe në shekullin XXI. Fizikani i njohur Dejvid Doisç, thoshte se nëse ne guxojmë t’i zgjerojmë njohuritë, është e mundur të garantohet progresi në të gjitha fushat: duke filluar që nga shkenca dhe politika, deri te morali.
Ndërsa ne po vuajmë edhe sot e kësaj dite nga mungesa e këtij guximi për t’i zgjeruar njohuritë tona, dhe në vend të kësaj kemi pranuar të ankohemi se po vuajmë, duke mos u përpjekur aspak për të dal nga kjo vuajte, madje jemi dorëzuar përpara injorancës tonë, dhe asaj që na drejtonë!
Keni dëgjuar apo lexuar për Optimizmin?
Edhe Optimizmi ka të bëjë me teorinë sipas sëcilës çdo dështim apo e keqe është pasojë e mungesës së njohurive. Madje duhet të potencojmë se problemet janë të pashmangshme, atëherë kur njohuritë tona janë larg të qenit të kompletuara.
Ne nuk mund të mohojmë faktin se ka probleme të caktuara që janë të vështira, por nuk mund të themi se ato janë të pamundura për t’u zgjidhur.
Nëse do ta lexoni librin e Steven Pinker, me titull “PROGRESI NJERËZOR”, pikërisht në faqe 25, ai shkruan se problemet njerëzore janë të zgjidhshme dhe çdo e “keqe” është një problem që mund të zgjidhet. Madje sipas tij, një shoqëri optimiste është mendje hapur, nuk u druhet risive dhe bazohet në traditën e ushtrimit të kritikës. Institucionet e saj përmirësohen me kalimin e kohës dhe njohuria më e rëndësishme me të cilën personifikohen është njohuria për të identifikuar dhe asgjësuar gabimet.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk