PËR KONFERENCËN E MOSKËS “DIKUSH” PASKA KËRKUAR PROVA?!!!

28
Aug
2024
Shkruan: Fadil Shyti

(Nga një komunikim me një të panjohur në fzb).

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Nga Alternativa Arnaute:

Fadil Shyti, i kam kerkuar para disa vieteve publikisht Putinit te bej publike dokumentat e hatas se zeze qe beri Enveri me Mosk, pasi ka ZERO PROVA.
Eshte si shqipja qe e fliste rjedhshem Gonxhe Bojaxhi me ZERO PROVA.

Një çështje që u pa dhe u dëgjua botërisht, çfarë provash duhen?!
-Nuk duhen prova?!!!
Skeptikët naivët, të pabesët politikë dhe jo politikë, ngjajnë me skeletet në varrezat, as skeletet, -nuk besojnë dhe janë rehat nga dyshime si kjo e të tjera!…
Mirëpo, për mrekullinë që ka ngjarë në Moskë, për lexuesit, këtu po ua jap një provë të këndshme, për këtë ngjarje të madhe historike: daljen e Shqipërisë nga Traktati revizionist i Varshavës, nuk kanë shkruar vetëm shqiptarët, kanë shkruar poetë dhe burra shteti të huaj, madje që ishin pjesëmarrës në Moskë:
“Kur e shihja Enver Hoxhën, si e ngriti në bankën e të akuzuarit, Nikita Hrushovin,
Më ngjante me majat e Himalajeve”.
(Pablo Neruda-poet kilian, me çmim “Nobel”.
Ish-Kryetar i PK të Kilit).

-Kur e trajtoni çështjen e Gjuhës Shqipe : krahasimi yt mor z, është krejt absurd!
…Gonxheja, jetoi shumë vite në Kalkutës, ajo mjerisht nuk e fliste dot shqipen, ajo bëri shumë për botën si bëmirëse, megjithatë e bëri Shqipërinë të njohur sepse, prej saj dalin njerëz të mëdhenj humanist/e, ajo bijë e Shqipërisë e Shkupit Heroik, i bëri dhe një nder të madh Shqipërisë dhe kombit shqiptar, kur erdhi nga Kalkuta, bëri nderime me trëndafila te varri i gjeniut të kombit, Enver Shqiptarit.
Ndërsa, Enver Hoxha e fliste drejt dhe shumë bukur shqipen, ishte orator i zoti, që edhe Ciceroni po ta dëgjonte duke folur, do t’ia kishte zili!…

Enveri, bëri shumë dhe për Gjuhën Shqipe.
Reaksioni “kombëtar” dhe ndërkombëtar edhe sot e sot, i grisin faqet e zeza të tyre, kur vajtojnë, nga plaga që iu ka hapur, kur ay në motin e madh të vitit 1972 në Tiranë e udhëzoi Akademinë e RPSSH, të organizojë Kongresin e gjuhëtarëve mendjendritur, të ftuar brenda dhe jashtë atdheut, për NJËSIMIN dhe DREJTSHKRIMIN e Gjuhës Shqipe.
-Për kontributet e tij të mëdha KOMBËTARE, s’kanë pse të dëshmojnë putinistët, titistët, sllobodanoviqërit, hiçër e viçër të tjerë! …
-Veprat e tij heroike në LANÇ-re dhe në vitet e paqes në socializmin ngadhënjimtar, i kanë dhënë, i japin dhe përjetësisht, kurdoherë do t’i japin dritë kombit dhe atdheut.
Lavdi Enver Hoxhës kolosit të madh, të kombit shqiptar!
28 Gusht, 2028

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/08/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk