Eshte e admirueshme qe shikon nje brez te ri qe kerkon te thyeje ciklin e qarkullimit te pushteteve, nga grupe interesi te dala nen petkun dhe drejtimin e armikut te popullit, “besnikut te Partise se Punes se Shqiperise”, Ramiz Alia. Ishte ajo nomenklature e larte hierakike, partiake dhe shteterore, qe nderroj flamur, dhe uzurpoj, trashegoj, vodhi e shkaterroj punen, djersen dhe pasurine e nje populli te tere, qe u ushqye jo mjaftueshem, e qe jetoj nje jete jo komode. Shqipetaret nuk mund te kishin nje jete komode ne nivelin european, sepse u nisen nga hici, kur Europa kishte gjysem shekulli zhvillim ekonomik. Shqipetaret punuan e luftuan vetem e vetem per te zhvilluar e perparuar nje vend tejet te varfer, pa industri, pa agrikulture, e me kryesorja, me nje analfabetizmi mbi 95 perqind te popullsise, ne nje vend qe u tentua te zhdukej nga harta gjeografike e politike e Ballkanit dhe e botes!
Ishte po ai takem si i Ramiz Alise e i Sali “Peliciline” Berishes, krahu me “i forte e me besnik” i PPSH-se se drejtuar nga Enver Hoxha, menjehere pas vdekjes se tij, qe ne menyre te organizuar, nen emerin e zbatimit “me besnikeri” te vijes “marksiste – leniniste”, e te Enverit, programuan dhe vune ne zbatim direktivat e agjencine te inteligjences kundershqiptare te cilave u sherbenin, e kryesisht te UDB-se se Jugosllavise! Ishte pikerisht “kolona e peste” brenda Partise se Punes dhe shtetit shqipetar, ata qe arbitrarisht e cuan ne ekstrem luften e klases gjate kohes se Hoxhes, ata qe para dhe pas vdekjes se tij, punuan e sabotuan ndergjegjesimin e shqipetareve, te ekonomise, aresimit, kultures e te mbrojtjes se atdheut.
Nga nje video, e aktivitetit te kesaj levizje te re, “SHQIPERIA BEHET”, te mbajtur ne Pogradec, krahas nje optimizemi dhe nje kenaqesie qe ndjen kur shikon e beson, se brezi i ri shqiptareve po leviz, po ndergjegjesohet, me erdhi vertet keq kur dikush kerkon te mbeshtetet ne konformizem, nihilizem, e pse jo ne nje pozite te kolaboracionizmit te kohes se luftes, kur njejte si kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, per t’i pelqyer votave te kapitalit, quajne kohen e monizmit si “diktaturen me te eger”?!
Monizmi ishte diktature, bile qe ne fillimi e pushtetit te saj ne SHQIPERI, kunder kolaboracionisteve dhe trashegimise se tyre ideologjike, politike dhe veprimeve praktike te tyre qe binin ndesh me interesat e popullit e te atdheut.
Koha e monizmit ishte diktature e shumices se popullit mbi ate pakica qe vidhte, shperdoronte e sabotonte ekonomine, ndersa sot ne dhjerokraci eshte e kunderta, kush e kush mund te vjedhe e shkaterroje perdite e sa me shume atdheun e popullin.
Ne monizem kishte diktature mbi armiqte e popullit qe vinin nga pertej kufirit per sabotazh e per te vrare mesuesit e femijeve neper shkolla, tek koregjonin detyrat e tyre, e tani ne dhjerokraci nuk ka nevoje te vijne “diversante” ilegale si ne kohen “e diktatorit”. Ata vijne me ventura luksoze, me aeroplane me bilete biznesi, bile njerezit e tyre jane kudo, edhe ne postet me te larta te politikes e te shtetit, ne tere SHQIPTARINE!
“Diktatura e eger”, e zhvilloj Shqiperine, i thua kenetat e mocalet, i hoqi malarjen, ndertoj mbi 150 apo 160 uzina, fabrika e kombinate, hoqi analfabetizmin, e shkollat e spitale i beri falas te gjithe popullit, perfshire ketu “te persekutuarit” dhe te persekutuarit e vertete, ndersa dhjerokracia shkaterroj te gjithe ekonomine, aresimin, kulturen e riktheu analfabetozmin.
Monizmi me “diktaturen me te eger”, zhduku krimet, ku femijet dhe grate dhe asnje qytetar, nuk u rrezikohej jeta. Grate ktheheshin naten nga puna, ne oret e vona, vetem ne qytet, e kush nuk i prekte dot me dore, ndersa sot ne “epoken e ndritur”, te dhjerokracise, “te fjales se lire”, ku ne SHQIPERI nuk u vendos aspak demokracia e vertete, dhe nuk ka vertet liri te fjales, femijet u vodhen per tregun kriminal te zhveshjes se organeve, dhe vajzat e grate u shiten ne tregun e prostitucionit neper bote!
Sot, ne kohen “e fjales se lire”, shqipetaret u bene deshmimtar te makinave bomber qe shperthejne ne mes te kryeqytetit e kudo, per te terrorizuar popullin dhe anetare te grupeve te tjera te interesit. Shqiptaret pane se si nga “babaj dhe themeluesi i demokracise”, u dogjen redaksi gazetash, u rrembyer gazetare, nen komanden e “bisturise” nga Vicidoli, i paprekur edhe sot nga “drejtesia”
Jemi deshmimtare, se si sot “jemi te lire”, per “fjalen e lire”, e shembulli me i mire, eshte burgosja e gazetarit investigative, ushtarit tanime hero te UCK-se, birit te burgosur te LABERISE, DRITAN GOXHAJ, dhe keqtrajtimit TE TERE FAMILJES ATDHETARE GOLEMASE GOXHAJ, we luftuan te tere si familje be clirimin e NENELOKES KOSOVE!
Po, ishte gabim i rende, qe ne monizem, kur dikush deklarohej armik, e gjithe familja e fisi trajtohej jo mire, e jo mire eshte po ak te thuhet, por trajtohej brutalisht!
Po, ishte gabim i rende, tufezimi i plote i bagetive, e deri kufizimi i pulave ne fshat, Kam qene inxhinier prodhimi ne ate kohe, dhe rregullat ishin qe shume materiale qe lexoheshin ne organizatat e partive, duhej te lexoheshin, duke ftuar ne ato organizata, edhe kuadrot e prodhimit, dhe pa parti qofshin ata. Ne njeren nga ato mbledhje te organizatat e partise te punes ku punoja, u lexua nje material, i derguar me urgjence ne baze, nga vete Enver Hoxha, ku “diktatori”, pranonte qe me tufezimin u bene gabime, bile kerkonte dhe urdheronte qe deri ne Kongresin e tete te PPSH-se te zevendesoheshin koket e demtuara te bagetive ne fshat, dhe aty ku tufezimi nuk ishte bere akoma, te mos behesh, te nderpritej ai proces. Direktiva dhe kerkesa e Hoxhes ne ate material, ishte qe pasi te punohej ky material me organizatat baze dhe kuadrot e prodhimit, te lexohej jo me vone se te nesermen me te gjithe punetoret e punonjesit kudo, ne cdo qender prodhimi, perfshire dhe fshatin. Te nesermen, ai material nuk u be e mundur te lexohe me punetoretj, por u terhoq po ate dite qe u shpernda?! Pse?! Kujt i dogji, e verteta?! Kujt i interesonte vazhdimi i marrjes se tatepjetes se ekonomiste?! Sigurisht, i interesonte vetem “kollones se peste”, te udhehequr nga bastardi Ramiz Alia, i cili me vone, pasi e demtoj hap pas hapi ekonomine dhe gjithe jeten shoqerore shqipetare, ja dha ne dore pushtetin, ne tavoline, Sali Serbit, nga Vicidoli.
Une vete personalisht, i perkas atij brezi, qe jetoj e punoj me se shumti ne kohen e monizmit. Ne kohen tone, punonim e kursenim edhe gozhden, ne interes te perparimit te atdheut, me vone me berjen e Alise te plotefuqishem, gjithcka punohej, punohej per te zhbere ate qe ishte arritur deri ne momentin kur Hoxha ishte i afte te drejtonte vendin.
Dikush do te shpertheje duke me thene qe t’i Luan ke nostalgji per diktaturen. Po u pergjigjen “paradhenie”. Nuk kam nostalgji, vetem dua te vleresohet ajo qe eshte e mire, te njihet realisht ajo qe ishte mire, e ajo qe ishte keq, sepse i duhet jo vetem historise, por ju duhet edhe ju, brezit te ri te atdheut, qe e mira te merret si pikenisje per te shkuar nen shembullin e saj, per te bere akoma me mire se c’paten mundesi te bejne prindet e gjysherit tuaj, e njekohesisht te dini te ruheni qe te mos beni po ato gabime qe u bene me pare. Eshte pikerisht kjo qe e con perpara shoqerine, cimenton ekzistencen tone kombetare, qe realizoj aspiratat tona kombetare.
Ajo qe na duhet ne si komb, eshte vendosja e nje sistemi shoqeror vertete demokratik, ne mendim e ne veprim, ku ligjin te mos e beje i forti, por ta beje vetem interesi kombetar e vetem be sherbim te tij, ku ligji te jete i barabarte per kedo, pamvaresisht pozites se dikujt ne shkalle hierakie apo pasurie qofte.
Ne shqipetareve na duhet nje sistem qe ta luftoje dhe shkaterroje korrupsionin, sepse me korrupsion nuk ka perparim, nuk ka demokraci te vertete, por ka vetem fasade, shtypje e shfrytezim, ka krim, ka regres.
Une dua t’i them kesaj kevizje te re “SHQIPERIA BEHET”, se eshte e vertete qe SHQIPERIA BEHET, dhe ajo behet vetem duke mos u bere nihilista, duke mos injoruar te vertetat e historise, Duke mos shkuar ne nje lufte te re klasash, duke vleresuar dhe I lene vendin e merituar meritokracise e jo burokracise.
Urime dhe i dilni zot atdheut, sepse SHQIPETARIA E MERITON ATE, per kete, me siguri do te keni dashurine, respektin e mbeshtetjen e cdo SHQIPETARI, qe e don Shqiperine, pamvaresisht nga dallime ideologjike, ekonomike, e intelektuale.
03 Tetor 2023
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!