Për miqtë i dorzuam armët pas lufte!

24
Sep
2023
Shkruan: Fatmir Syla


Për miqtë e zhveshem uniformën e UÇK’së, pas lufte, ushtinë e bërë me gjakun e dëshmorëve, e zhveshem dhe e shuam.
Për miqtë hjekem dorë nga ushtria jonë, pas lufte!
Për miqtë pranuam qe edhe mos të blejmë asnjë armë!
Për miqtë pranuam edhe 10 deputetë serb në parlament më 30 mijë vota!
Për miqt, pranuam që të shpallëmi Republikë multietnike me 95% shqiptarë!
Për miqtë pranuam ndarjen e Mitrovicës pas lufte!
Për miqtë i humbëm mijëra hektarë tokë me Maqedoninë
Për miqtë i humbëm mijëra hektarë tokë me Malin e Zi!
Për miqtë lejuam edhe targat e Millosheviqit në Kosovë!
Për miqtë pranuam edhe gjuhën serbe si gjuhë zyrtare edhe aty ku nuk ka asnjë Shka!
Për miqtë i duruam hajnat për 20 vjetë!
Për miqtë mbetëm të bllokuar të vetmit në Ballkan!
Për miqtë edhe zavëndes kryeministrin e parë e pranuam Shkja!
Për miqtë e votuam edhe gjykatën e Hagës!
Për miqtë pranuam edhe krimineli Radojçiç të na poshtëron dhe ta bëjm mik!
Për miqtë as urën e Ibrit nuk e kalum për 23 vjetë!
Për miqtë pranuam edhe Flamurin kombëtar t’a zavendësojmë më flamurin me 6 ylla dhe lara-lara!
Për miqtë hoqem dorë edhe nga bashkimi kombëtar!
Për miqtë pranuam gjithçka e nuk morëm
asgjë!
Për miqët pranuam t’jemi shtet laik dhe pa fe, me 95% musliman.
Tani nuk do pranojmë që për miqtë t’a humbim edhe Trepçën e edhe Ujmanin, dhe gjithë veriun e Kosovës!
Boll është boll! Jemi zatet për muri, nuk kemi më se çfarë tu japim as miqëve dhe as armiqëve.!!!”

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk