( qyfyre bulevardi)
Që thoni ju more shokë, dy “deshët” tanë të politikës nga kampi shqiptar, ku secili përfaqëson kopenë e qahjait (Despotit të Shkupit) të madh do të ndeshen mes tyre për zgjedhjet e 8 majit, se cili është më i forti për të fituar mandatin e hyrjes në qeverinë e re të koalicionit e cila do të formohet pas zgjedhjeve.
Ata kanë hyrë në këtë garë secili për t’i fituar ato zgjedhe, ku njëra palë ka formuar koalicionin Fronti Europian dhe tjetra frontin për Ndryshimi VLEN.
Dy “deshët” tanë do të përballen në sfidën e tyre të parë mbi një tra që kush nuk do të rrëzohet do të ketë të drejtën të hyjë në derën që të shpie drejt qeverisë së koalicionit, ndërsa ai që do të rrëzohet do të qëndrojë në opozitë ku do vazhdojë t’i prij dhe t’i kullos delet e tij deri në zgjedhjet e radhës.
Sfida është e rëndësishme për të dy palët si për Frontin Europian ashtu dhe për Ndryshimin VLEN se cili do ta futet te dera për t’u bërë pjesë e qeverisë së re të koalicionit, ku siç thonë “radio mileti” privilegjin e mandatarit do ta ketë kryekomiti Micko.
Do t’ia vlej përballja e “deshëve” tanë rrodokopë përmbi një tra vetëm për të qënë pjesë e qeverisë së koalicionit mbetet për ta parë pasi është përgjegjësi para elektoratit mbi premtimet dhe zotimet që duhen mbajtur deri në fund?
“Dashi” i cili do i prij kopesë fituese nga kampi shqiptar në qeverinë e despotit të ri në Shkup do të përballet me surpriza të pakëndshme, sepse ndryshimi nuk do të vij me politikat që drejtohen nga Kremlini.
Kësisoj o shokë, euforia e fitores do ta zbehte triumfin e tyre si “dashi” fitues mbi trarin që të shpie në derën e qeverisë.
Nga ana tjetër nëse fitonte “dashi” tjetër, rruga për eurointegrimet gjithsesi nuk do çbllokohej, pasi siç është paralajmëruar nga kryekomiti Micko, cili nuk pranon shantazhet bullgare për ndryshimet kushtetuese.
Asnjëri që thoni o shokë nga “deshët” tanë në këtë garë, nuk e ka çelesin e zgjidhjes së ndryshimit dhe të rrugës europiane, pasi nuk i kanë numrat dhe janë të ndarë e nuk bashkohen as për kauzën kombëtare.
Ja kështu pra që thoni ju more shokë, dy “deshët” tanë “po bëjnë llogaritë pa hanxhinë” se me fitoret e tyre cilido që fiton zgjedhjet në kampin shqiptar, nuk e përcakton dot të ardhmen europiane dhe as ndryshimin që ja vlen, por njëri nga këta “deshët” triumfator do të bëjë detyrën e shërbetorit në qeverinë e re të koalicionit ashtu siç kanë bërë në këto 30 vjet despotët e demonkraturës maqedone mbi vasalët shqiptarët.
Një ditë të mbarë!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!