Përbindëshi shumëkokësh i tranzicionit shqipfolës!

27
Jan
2023

Shkruan: Genta Kaloçi
Krimi i kupolës trepartiake pd, ps, lesheli/pl shpk është si fundi i përbindëshit të idhrës me shumë koka.
Legjenda e kësaj toke me përbindsha të këtij lloji përsëritet për aq kohë që njerëzit nuk mësojnë nga legjendat, historia nëpërmjet ndërgjegjsimit që buron nga mësimet që marrin nga familja/shkolla.
Familja/shoqëria mjaftohet te trinomi, ha/pi, dhit, shumohu dhe asgjë përtej kësaj.
Si rrjedhojë përsëriten fenomenet në kohë e breza.
Ashtu siç u mposht përbindshi i hidrës ashtu do mposhten kokat e tranzicionit.
Vetia e përbindshit ishte se për çdo kokë që pritej ridilte që e merrte fuqinë nga poshtë, nga ju. E njëjta gjë ndodh edhe me salikmonedlukushin shpk.
Si u vra përbindshi, a i kujtohet ndonjërit nga ju akadeleshëve, intelektuhalëve, lexuesve sipërfaqësor shqipfolësa?!
Prerja e kokave dukej si zgjidhja më e mirë, por konkretisht dhe jo vetëm ishte e gabuar.
Përbindshi hidrës kishte një veti që e merrte fuqinë nga rrënjët në tokë, dhe njëra kokë konsiderohej e pavdekshme si salikmonedlulushi juaj.
Si rrjedhojë heroi përveçse i priste dhe i digjte pjesën e kokës, kuptoi që ti shkulte dhe digjte rrënjët nga ku buronin kokat e tjera të përbindshit shqipfolës pd, ps, lesheli shpk. Pri kokat, digji e shkuli rrënjët duke i shkrumbuar (me ligjin e trinitetit të artë, burg, sekuestro, konfiskim) që janë mes jush në çdo familje, shtëpi, në banda (që ndodhen në polici, administratë, drejtësi, biznes, media). Duke ju shkulur ju me rrënjë dhe djegur/dënuar/ndëshkuar korrupsionin në genin tuaj familjaropolitik të miliona shqipfolësve shkulet e keqja e korrupsionit dhe krimit të tranzicionit politik tridhjetëvjeçar.
Jo gjithmonë sulmohet vetëm nga koka për të fituar mbi infeksionin tuaj gjenetik, por në të gjithë trupin e shqiptarizmës për t’ju shkulur e djegur me rrënjë. Akoma edhe nëse degët i keni në shba/be/lindje. Fundin e kanë të tmerrshëm analogjikisht si tmerri pa fund që i dhanë kësaj toke përgjatë pushtimit të tyre.
Çdo epokë ka heronjtë dhe armët e veta të luftës e triunfit. Nëse nuk arrini ta kuptoni këtë sdo dini as si ti sulmoni e ti mundni, prandaj siç thotë azma popullore; bëje, ose vdis.
Kaq e thjeshtë!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 27/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk