Pergatituni per grushtin e popullit ne zgjedhjet e dhjetorit.

23
Nov
2025
Shkruajn: LUAN QEMAL BACI

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Ramush Haredinaj, duke dashur te meshirohet prej urrejtjes se popullit ndaj qendrimeve te tij kunderkombetare, qe tanime jane ne vazhdushmeri, pa u ndalur thote:
“Moni more se ju vret zoti, ende i kam plaget ne trup, e me m’thane mu je me Listen Serbe!””,
e ne te njejten kohe mohon plaget e keqtrajtimeve te luftes apo te burgjeve, te shqipetareve te tjere, duke shkuar aq larg, sa burgosjen dhe trajtimin shtazarak nga ana e Serbise, te Kurtit ne burgjet serbe e quan per manipulim serb, e pse jo, ndoshta “edhe te kerkuar e deshiruar nga vete Kurti” (paradoks dhe cmenduri bashke) “te berjes te Kurtit agjent te Serbise”, paradokse keto te karrierizmit politik te tregetareve te atedheut!
Nje pyetje ka te drejte ta beje gjithkush tek ty Ramush Haredinaj, ne se qenka njeqindperqind e mundur, sipas vleresimeve te tua se ndodh me te tjeret kur burgosen nga armiku, “u bekan agjente te tyre”, perse te mos pranohet e mendohet se me qe ti vete je burgosur disa here, nuk je perpunuar nga “miqte”, per t’u bere agjent i tyre. Deshiroj te mos jete keshtu, e ne se kjo eshte e vertete, mund te thuhet se kjo eshte shkaku qe ti mendon se cilido qe burgoset, behet agjent i atyre qe e burgosin, ndaj dhe shprehesh se te tjeret jane agjente te Serbise? Keq, shume keq, ndaj shikoje humbjen e respektit dhe te mbeshtetjes se popullit ne votime, vetem veten si pergjegjes, qe e hodhe vete ne ere besimin dhe dashurine e popullit ndaj teje.
Kur Kurti ishta “taze” i sapo dale nga burgu serb, jam i sigurte se Ramushi dhe ata qe “kendojne kengen e tij, se Kurti eshte ne sherbim te Serbise”, nuk kane bere deklarata te tilla, fare te pabazuara, te turpeshme, te padinjiteteshme per cilindo qe e leshon gjuhen me papergjegjshmeri.
Ky kor “kukuvajkash dhe korbesh te zi”, eshte masiv, ne unitet me kedo qe do karrike e pushtet per ta tregetuar Kosoven, e per te bere pasuri te pallogariteshme, sic kane bere deri me sot, pa kursyer deri tregetimin e atedheut, copa copa, por qe tani “sharra u ka hasur keqas ne gozhde”, dhe Albin Kurti me vajzat dhe djemte e vetevensosjes, po ua thyen keqas, po ama teper keqas, “te gjtha dhembet e.shares, te aleances opozite kosovare – Vucic”, e duke i forcuar rrenjet e rritur shtatin LISIT KOSOVE, ku shqiponja do te vazhdoje te kete folene, ku liria, pamvaresia, integriteti dhe dinjiteti do te kene vendin e merituar e te deshiruar te cdo shqipetari, te gjalle apo te atyre qe e lane kete jete nga dora kriminale serbe.
I harrove plaget e trupit qe ke, i perdore ato si monedhe kembimi, per fuqi shteterore e korrupsion, i perdore ato per tradheti kombetare duke shitur Cakorrin, harrove gjakun dhe nderin e familjes tende dhe te te gjithe deshmoreve, harrove ekzistencen, lirine dhe pamvaresine e atedheut tend per te cilin luftove, u verbove nga lavdia e pasuris, arrite ta vleresosh veten “per flori”, dhe vertetove se nuk ke as vleren.”e tunxhit” , por qe per fatekeqesine edhe te ketij populli qe i humbi nje hero lufte, tanime nuk ke me as vleren “e bakrrit”!
Populli perseri do te te ndeshkoje, do te jape meriiten tende ty dhe partise qe ke, e bashke me ty, aleateve PDK, LDK, NISMA, LISTA SERBE. Mblidhuni perseri te gjithe bashke pas zgjedhjeve te dhjetorit, “te festoni me champagne fitoren”, mos harroni te keni prane ndihmen e shpejte mjekesore per t’ju pergjigjur ndonje plage te luftes demokratike, nga urgjenca qe do t’ju shkaktoje grushti i popullit.
23 Nentor 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/11/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk