26.6.2025
Ibrahim Kelmendi sa herë që dëgjoni ndonjë intervistë time për Luftën Clirimtare të Kosovës apo lexoni shkrime të mia po për atë luftë dhe për persona të veçantë pjesmarrës të dalluar të asaj lufte, ju reagoni me një lloj cinizmi dhe urrejtje që rrallë e kam konstatuar në romane të shkrimtarëve të huaj e shqiptarë, ngaqë jam pasionant i letërsisë artistike dhe historike.
Nuk e kuptoj ende se nga u buron ajo urrejtje. Mos vallë nga që familja ime u angazhua tërësisht me luftën në Kosovë, madje duke shkuar 100% burrat e saj në radhët e UCK-së? Apo, vallë, keni ndonjë gen serbi, dhe të vjen inat se, si ne nga Shqipëria londineze morëm guximin dhe shkuam si familje në atë luftë çlirimtarem, ndërsa zotrote merreshe me mbledhjen e markave gjermane, dhe kjo të ka bërë xheloz, ngaqë xhelozia është thjesht armiqësi? Apo vallë ka ndodhur me ty personalisht ajo që thotë Seneka: “Ku shkel këmba e ushtarit nuk mbin bari, por lindin fëmijë.”?
I shpreh këto dyshime dhe pyetje për vet faktin se si është e mundur që pak orë pasi ty del nga takimi dhe marrëveshja, më 17 janarin e vitit 1982, vriten dy vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në Untergrupenbach të Gjermanisë.
Enigmën e përforcon fakti se ju të katërt, (Bardhoshi, Jusufi, Kadriu dhe Ibrahim Kelmendi), në atë mbledhje vendosët në unanim për inicimin e një lufte çlirimtare në Kosovë. Që do të thotë se të katërt ju përbënit të njëjtin rrezik për Serbinë. Pse ata të tre u vranë ndërsa juve mbetët dhe jini si kokra e mollës edhe sot! Nga historia nuk dimë që Serbia s’i fal shqiptarët që kanë luftuar kundër saj.
E pranojmë, për momentin, se dalja juaj nga ajo shtëpi më herët se ata, ka qenë një rastësi. (Kuptohet, e paramenduar dhe e parashikuar). Mirëpo, si është e mundur që ata të tre i vrau Serbia, juve as atëhere dhe as kurrë më, nuk u hyri qoftë edhe një gjemb në këmbë?! Pra u je dashur të ishe KOLLONA E TYRE PESTE brenda LPK-së
E shpreh këtë habi dhe e shtroj këtë pyetje, për vet faktin se ju jini “fajtor” i njëjtë si ata të tre ndaj Serbisë. Madje, edhe pse u vranë ata të tre, ty u bëre publikisht edhe më aktiv, për shpërthimin e luftës në Kosovë, duke folur haptas nëpër Evropë, dhe përsëri Serbia nuk u tërhoqi aspak vëmendjen e jo më veshin! Si rrjedhojë, a kemi të drejtë të shprehemi se je kompromentuar prej tyre, prej agjenturës së fshehtë serbe, që këlysh, qysh në adoleshencë, dhe janë ata që të nxisnin të ishe “revolucionar”, të cilën ta instruktuan që të mos dyshonte kush se ishe ty ai që i fute në atë kurth vëllezërit Gervalla dhe Kadri Zekën, dhe që shqiptarët të besonin se kishin të bënin me një Ibrahim patriot, suikundër shprehen edhe shumë komentues në këto fyerjet e tua, duke i shumëfishuar shpifjet dhe fyerjet e tua. Një dreq e merr vesh pse të mbështesin kaq shumë ata komentues që fyejnë mua! Ndoshta kanë të njëjtin “infeksion”, nuk flas dot.
Këtë e kuptojnë edhe zogjt e maleve që nuk kanë fare tru, e jo më njerëzit që e kanë jetuar atë periudhë, që ty Ibrahim je denoncuesi I vëllezërve Gërvalla dhe I Kadri Zekës. Prandaj vazhdo e shpif e fyej sa më shumë ndaj meje se, duke fyer mua, ty u thua serbëve: “Mos u bëni merak se ua marr unë hakën ndaj atyre që erdhën nga Shqipëria dhe luftuan kundër Serbisë.”
Dhe natyrisht që, për këtë luftë që bëni ju kundër UCK-së, kundër Shtabit të Përgjithëm të saj, përfshi dhe mua, duke e akuzuar atë SHP edhe për puç, ndërkohë që nuk ishte puç themelimi i atij SHP, më 10 qershorin e vitit 1998, pa dyshim që duhet ta kesh urdhër prej atyre që u pate shërbyer kundër Gërvallëve dhe Kadri Zekës. Kjo për të vetëm arsye, pasi nuk kemi aspak puç, ngaqë nuk egzistonte dhe nuk funksiononte Shtabi i mëhershëm, i cili qe eleminuar komplet, përjashtuar dy persona, të cilët ishin prezent në mbledhjen themeluese të atij SHP më 10 qershorin e vitit 1998.
Prandaj po detyrohem t’ua përsëris atë që që u thashë në reagimin e datës 25 qershor 2025 ndaj sulmit tënd me urrejtje serbofile ndaj meje në datën 21 qershor 2025, midis të tjerave i referohem fjalisë tuaj, ku shkruhet e zeza mbi të bardhën: “…vet Jusufi nuk e ka ditur që ishte militant në organizatë të formuar nga UDB-ja dhe e vlerësonte pothuajse si idhull kryetarin e organizatës Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ).”. Pra, ty Ibrahim i akuzon ata për agjentë të Serbisë, prandaj dhe i spiunove, që do të thotë: Thërret hajduti: Kapni hajdutin!
Me kete deklaratë, ty IBRAHIM KELMENDI ke bërë AUTOGOL, duke pohuar akuzën për krimin që ke bërë ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Pra, ndodhi ajo që thuhet nga populli: “VJEN NJË DITË DHE KRIMINELI KTHEHET NË VENDIN E KRIMIT.” Pra je vet ty, që e pohon dhe jo unë. Kështu që nuk jam unë që e aktivizoj akuzën ndaj teje, por je vet ty Ibrahim që e pohon me shkrimin tënd.
Përsa u përket gënjeshtrave, fyerjeve dhe shpifjeve të tjera që keni bërë ndaj meje në shkrimin e datës 21 qershor dhe vijoni të bëni këto ditë, (kuptohet që je i urdhëruar), ua kam theksuar në 3-4 përgjigjet e datës 25 qershor 2025.
Megjithatë ua qaj hallin, se nuk të lënë ustallarët, je i detyruar të vjellësh shpifje dhe urrejtje ndaj atyre që ta njohin dhe e kuptojnë dhe e flasin tradhjëtinë tënde, ngaqë e kë hëngër atë çorbë të prishur që këlysh. Jo më kot populli ynë thotë: “PO HËNGRE NJË LUGË ÇORBE TË PRISHUR, KE PËR TA VJELLË GJITHË JETËN”. Kuptohet, këtë çorbë të prishur e ke hëngër që adoleshint, kur nuk kuptoje se bëje tradhëti ndaj familjes tënde dhe popullit tënd.
Prandaj vazhdo me sa më shumë fyerje e shpifje si ndaj meje edhe kundër atyre që janë në bankën e të akuzuarve në Hagë, se ndryshe, ajo agjenturë që të urdhëron, ta bën edhe ty sikunër ty ua bëre ty vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës. Shpif, shpif e fyej sa të mundësh,se do ketë edhe nga ata që do të të besojnë.
Shënim: E kam i sigurt se keni për ta fshitë nga fejsbuku edhe këtë përgjigje, por ndoshta do të ketë mundësi dikush ta lexoi para jush.
26 qershor 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
