Përkujtime se si në vitin 1996, Ben Blushi, kryeradaktori i gazetës “Koha jonë”, UÇK-në e quante organizatë terroriste?!!!

13
Sep
2025
Shkruan: Agim Morina, Prizren

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Përkujtime se si në vitin 1996, Ben Blushi, kryeradaktori i gazetës “Koha jonë”, e quante UÇK-në organizatë terroriste!
Para se me lexu këtë postim të sotëm të Ben Blushit duheni me pasë parasysh:
– Me 1996 autori i këtij postimi, Ben Blushi, si kryeredaktor i gazetës ma të madhe në atë kohë, “Koha jonë”, në ditët ma kritike e ma vendimtare për luftën tonë çlirimtare, e qunte UÇK-në organizatë terroriste dhe bante edhe klasifikimin e llojit të terrorizmit që bante UÇK-ja. Pra, Adem Jashari, Hamzë Jashari, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha etj. për Ben Blushin ishin terroristë;
– Si kryeredaktor i kësaj gazete akuzonte “kosovarët” se ata janë fajtorë për gjendjen kritike në Kosovë sepse
– nuk pranonin me dalë në zgjedhje të Serbisë,
– refuzonin dialogun me Serbinë, dhe
– përkrahte ndamjen e Kosovës: 60 për qind shqiptarëve dhe 40 serbëve;
– Me 1999, kur u ba zavendësministër i Punëve të Jashtme të Shqipnisë, në takimin me Madeleine Albrightin, sekretare e shtetit e ShBA-së, me Këshillin e Sigurisë së Shqipnisë, nxori bisedat sekrete që i shërbenin veç Serbisë, me gjithë kërkesën e qartë të M. Albrightit që asgja nga ky takim nuk duhej me u ba publike.

Për këtë, me presion nga ShBA-ja, u shkarku nga detyra.
Prandej, kur e lexoni këtë postim të tij, kini parasysh që asht shkru me lapsin e vjetër të Serbisë. Këta janë argatët e heshtun të Serbisë, që zgjohen sa herë që u vjen kodi nga Beogradi për me përhapë mjegull.
____
Lexojeni debatin e dikurshëm të Agim Morinës me pikëpamjet antishqiptare e antiprofesionale të Ben Blushit e dy të tjerëve në atë kohë:
Agim Morina

Për ata që dojnë me lexu ma shum rreth kësaj pune, në këtë vegëz asht shkrimi jem në dy vazhdime, i botuem në gazetën “RIlindja” kundër tre autorëve që punonin me zell për me përhapë propagandën e Serbisë në gazetën “Koha jonë”:

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/09/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk