Në rrugëtimin drejt pavarësisë së plotë të Kosovës, kjo lëvizje politike (lejimi i mallërave të kufizuara serbe) shënon një fitore të madhe.
Qeveria Kurti ka treguar një mjeshtëri të lartë në shërbim të interesave të Kosovës duke përdorur keksat PLAZMA serbe si një taktikë të zgjuar: ndalimi i PLAZMA keksave (mallrave serbe) si levë për të larguar ndikimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi i vendit.
Kjo nuk është vetëm një veprim ekonomik, por mbi të gjitha një strategji diplomatike dhe sovraniste, që e çliron Kosovën nga prangat e një përfaqësimi të huaj, në organizata si CEFTA.
Ata që kritikojnë këtë vendim, duke e parë lejimin e pjesshëm të mallrave serbe si “dorëzim,” e kanë humbur thelbin e kësaj lëvizjeje politike. Juve ju kujtoj se në shekullin XXI, bllokada ekonomike është një armë e vjetëruar, e papërdorshme në botën moderne.
Nuk ndalohet me ligj lëvizja e mallrave në Europë apo në Ballkan. Përkundrazi, ajo që Kurti bëri ishte të kushtëzonte këtë tregti, duke siguruar një largim të pjesshëm të UNMIK-ut dhe një përfaqësim të drejtpërdrejt të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
E kjo është fitore për Kosovën, apo jo të dashur lexues!
Kosova, tani, do të jetë anëtare e CEFTA-s si një shtet i pavarur, ashtu si Greqia apo Shqipëria, duke çuar përpara interesat e saj pa përfaqësues të jashtëm (UNMIK) që dikur vendosnin për të.
Kritikët inatqi nga opozita po e paketojnë këtë sukses si dështim, por në fakt, është injoranca e tyre që i shtyn të shpifin për arritjet. E vërteta është se produktet serbe janë tashmë të zëvendësuara me mallra nga vendet tjera, dhe depërtimi i tyre në tregun tonë është pothuajse zero.
Kritikët duhet të kuptojnë: kjo është politikë, kjo është diplomaci! Dhe Kurti po luan lojën e duhur, duke çuar përpara interesat e Kosovës dhe duke ndërtuar një të ardhme më të fortë, të pavarur dhe me sovranitet të plotë.
Lamtumirë UNMIK – Përshëndetje pavarësi e vërtetë!
Faleminderit PLAZMA KEKSA!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!