PËRSE PËRDORET DHE ÇFARË PËRMBAN NË THELB PARULLA…“ POSHTË KOMUNIZMI “?

18
Jul
2026
Shkruan: Ylli Mece

 

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shqipëria po i afrohet gradualisht dekadës së katërt,, që prej momentit kur tradhëtia brenda per brenda PPSH-se, në bashkëpunim me agjenturat e huaja, sikurse dhe të gjithe reaksionit duke e filluar me fqinjet dhe Evropën..e deri te Amerika e largët, u arrit që të sabotohej socializmi dhe vendi ynë të kalonte në sistemin e ekonomisë së tregut apo në kapitalizçm që shoqërohej me parullat mikluese “ Shteti i se drejtës”… “ Për nje Shqipëri demokratike” e shumë e shumë të tjera si këto. Rolin kryesor, (pa mohuar mbeshtetjen e jashtëme) e luajti ajo pjesë dhe shtresë udhëheqse, nga qendra e deri ne bazë e cila kish filluar të degjenerohej, apo më saktë që e pranonte marksizmin me fjalë sa për të kamufluar degjenerimin moral te vetin, por dhe duke e sabotuar atë me vepra. Burokratizimi i aparateve te partise dhe pushtetit, liberalizmi, rehatia personale, rendja vetëm mbas slloganeve duke lenë menjane punen revolucionare në dobi te shtresave te gjera te popullit, beri qe sidomos mbas vdekjes se E. Hoxhes të goditej rende madje shumë rëndë ekonomia socialiste duke i shtuar ketij demtimi dhe bllokaden e egër dhe daren shtrenguese ekonomike qe perdori reaksioni evropian dhe USA për ta sabotuar socializmin. Në këto kushte, domosdoshmërisht që do të vihej në pikepyetje ekzistenca e socializmit, sepse si rezultat i kesaj veprimtarie sabotuese të qëllimshme e koordinuar kjo nga brenda dhe jashte, reaksioni do të mbillte psikozen dhe do sabotonte ne radhe te pare idenë se…” socializmi jo vetëm se nuk u sherbeu masave por dhe i varfëroi”…nga tjetër do të krijonte ( sikurse dhe e krijoi) kushtet e nje urrejtje të madhe ndaj socializmit dhe repartit te saj pararoje sikurse ish PPSH-ja. Parullat “Liri demokraci”… “Poshte komunizmi” ..”Pensionistet ne litar e komunistet ne hanxhar”, do të beheshin prelud i një“ gjuetie shtrigash” kunder gjithe komunisteve në përgjithesi dhe atyre që i quanin “nostalgjikë” në veçanti. Në këto kushte, klasa e mposhtur e ish bejlereve dhe agallarve dhe pinjolleve te tyre, po ashtu ish elementë të organizatave tradhëtare e kolaboracioniste në aleancë me të dënuarit politik dhe ordiner të të gjithe llojeve e kallëpeve, do të rrëmbenin flamurin “ e ndryshimeve te mëdha demokratike” duke përmbysur çdo arritje të popullit shqiptar, sepse ato na i paskish organizuar drejtuar dhe realizuar sëbashku me popullin “e mallkuara PPSH”. Një nga hipokritët me te medhenj të idealeve te asaj periudhe i cili kaloi hapur dhe e tradhëtoi këtë kauz, ishte pikërisht b/puntori me i afert i E. Hoxhes, i cili nën maskën e “ndryshimeve që i kërkonte koha” legalizoi dhe riabilitoi gjithe reaksionin e brendshëm. Pikerisht kjo shtresë e te degjeneruarve qe ishin larguar nga idealet e verteta, çuditerisht u bë “ aleatja me e ngushte” e reaksionit te brendshem dhe te jashtem. Ata krijuan tërësisht dhe përhapen idenë se komunizmi jo vetem se ka dështuar, por ai qënkish bere dhe fatkeqesi kombetare duke krijuar terrenin e pershtatshem qe kushdo pa frike mund te mallkonte dhe anatemonte me thirrjen: “POSHTË KOMUNIZMI” ! Por e vertetë të jetë kjo ? Nëse do e analizonim ne thelb gjithe kete sabotim që beri kasta e tradhetisë e që vendin e çoi gati në buzë gremine, rezulton se thirrjet e këtij karakteri në fakt, në esencë i kushtohenjo komunisteve idealiste e luftetare te vertete, por atyre që qëllimisht e sabotuan socializmin dhe që ishin te maskuar e kamufluar me trisken e ant. te PPSH-se apo dhe ne udheheqje te ketij reparti pararojë. Natyrisht, që shkalla dhe ndergjegjësimi i masave mund te mos ish ne atë nivel për të kuptuar “shtresën e tradhetisë brenda per brenda PPSH”-së, sepse nga tribunat e tyre qe nga Alia… Ruci… Nano…. Agolli…Berisha Pëllumbi, Popa Gjoni dhe gjithë llumi antikomunist shqiptar krijuan psikozen dhe pergatitën terrenin e domosdoshmërisë së ndryshimeve ( nenkuptoni tradhetinë e domosdoshme). Aktualisht parulla… “Poshtë komunizmi”që perdoret shpesh ne keto tubime- u vjen shumë në ndihme dhe forcave te ndryshme politike e sidomos tashmë që rinia e vendit tonë ende nuk ka arritur te bëjë diferencimin e njerzve dhe komunisteve te ndershëm atdhetarë të vërtetë që punuan milituan dhe sakrifikuan duke ndertuar vepra gjigande me me rendësi jetike per Atdheun..me ata “ me nder komunistë”, që sabotuan idealin dhe vranë goditën e shkaterruan aspiraten e popullit per te qenë të lirë zot te fateve tona ushtare te denjë e vigjelent ne mbrojtje te lirisë pavarsise dhe indetitetit kombetar. Komunistet e vertete edhe sikur dy dhe tre te ngelen, ata luftojnë për idealin e një bote te lire,të barabartë pa shtypje shfrytëzim klasor, luftojnë per dinjitet dhe krenari kombtare. Ata nuk bëhen kurrë pjesë e pazareve për të vendosur në peshore tokën tonë për t’ja shitur te huajve sepse i përshkon diviza se mbi të gjitha më të shtrenjtë kemi Mëmëdhenë. Besoj se brezi i ri e di fort mire (dhe pse librat po e shtremberojnë historinë) se deshmoret e pare te Atdheut ata që nuk kursyen as jeten ishin komuniste e partizane dhe jo kolaboracionistet me pushtuesit. Kështu që parulla “Poshte komunizmi” te cilën po e perdorin jo pa qellim në këtë situatë të brendëshme te tensionuar nuk ka aspak te bëje me idealet e verteta të komunizmit madje ska as vende as moment kohor që të përdoret. Kështu, që ju të rinj e të reja që me te drejtë protestoni mos krahasoni dhe kurrë mos vini shenjen e barazimit midis idealitsve te vertete komunisteve revolucionare..me llumin komunist i cili ka qenë çiban gjithë gjak e qelb mbi qafën e levizjes se vertete marksiste kudo e në të gjithë botën.
Rinia qe eshte ngritur aktualisht ne demostrata dhe që me te drejtë janë rebeluar. duhet të ngrihen në nivelin që i kerkon koha dhe kurrë të mos terhiqen nga te drejtat e tyre, per nje jete me të mirë brenda perbrenda atdheut te perbashket.. Te protestojë e të mos ndalet për nëpërkembjen që po i behet rinisë shqiptare, duke e detyruar të marrë trasten e emigrimit, apo për korrupsionin galopant që eshte bere aq i paturpshem sa qe e ka vendosur ne tezgat e shitjeve ambulatore edhe fatin e Shqipërisë.Te protestojnë deri sa të shkundet e të shporret e gjithe kjo shtrese ( e majte dhe e djathte e qendres dhe e jashte qendres) që luajnë kumar me fatet e memedheut ne kurriz te shqiptarve dhe jetën e tyre, te protestojnë per pagat e ulta, per pensionet ulerites, per fshatrat qe po na boshatisen, per tregun qe po e mbytin te huajt, te protestojnë per degjenerimin moral te shoqerisë ne te gjithe elemente e vet perberes, për krimin në të gjitha nivelet e sidomos ai shtetëror, te protestojnë në fund te fundit per jeten e tyre, por kurrë dhe asnjehere me parullen “Poshte Komunizmi”, sepse komunizmi eshte kunder gjithe ketyre plageve të shoqërisë shqiptare atyre që po përjetoni ju dhe ne, madje komunizmi eshte ne krahun tuaj sepse luftoni per progres. Këto situate, që gjendja po shkon drejt një pike kritike nuk jua u solli komunizmi…por kapitalizmi ! Do të duhet ende dhe ca kohë të kuptohet komunizmi i vertete….nga pseudokomunizmi. Dhe kur te arrihet që kjo që të kuptohet dhe une bashke me ju do brohoras : POSHTË KAPITALIZMI DHE…PSEUDOKOMUNIZMI !
Ylli Meçe – Botuar në : – Gazeta “SOT” Dt.18.7.2026

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria: ,

Botuar: 18/07/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk