– Letër e hapur minstrit të Punëve të Jashtme të
Danimarkës, Neils Helveg Pedersen
/ Ribotim/
Jam një shqiptar nga ish – Jugosllavia, që vite me radhë
jam angazhuar për të drejtat e popullit shqiptar në
Maqedoni dhe në Kosovë. Ju drejtohem Juve, pasi Ju, në
sajë të mandatit që ka Danimarka për udhëheqjen e OSBE
së, keni emëruar si të deleguar special të kësaj organizate
për Kosovën, zotin Max Van der Stoel. Ky emërim është
veçanërisht i çuditshëm, sepse Van der Stoel është komi
sioner i OSBE-së për pakicat kombëtare.
Në ish – Jugosllavi shqiptarët ishin kombi i tretë për
nga madhësia, e megjthatë iu mohuan të drejtat e barabar
ta me popujt e tjerë të Jugosllavisë. Ndër të tjera, shqip
tarëve të Kosovës iu mohua statusi i Republikës brenda
Federatës Jugosllave. Jo rrallë popullit shqiptar iu mohuan
të drejtat politike, sociale dhe kulturore, shumë herë me
brutalitet të padëgjuar. Megjithatë, shqiptarët në ish
Jugosllavi vazhduan përpjekjet e tyre për të drejta të
barabarta me popujt e tjerë të Jugosllavisë, të cilët tani
kanë formuar një sërë shtetesh të pavarura e të njohura
nga qendrat e vendojes botërore, ndërsa tragjedia e shqip
tarëve vazhdon edhe më tej.
Për të drejtat e shqiptarëve është folur mjaft, por ato
nuk i ka njohur askush, madje as Danimarka. E tani, duke
emëruar Van der Stoel-in përfaqësues të OSBE-së për
Kosovë, Ju u përcaktuat edhe një herë që popullin shqip
tar ta trajtoni si minoritet. Ndaj më duhet t’ju drejtohem
drejtpërsëdrejti: Përse të mos i gëzojnë edhe shqiptarët të
njëjtat të drejta si popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë? Përse
nuk i bëhet i mundur popullit shqiptar të vetëvendosë se
a dëshiron të jetojë nën një regjim terrorist serb apo të
jetojë i pavarur? Përse e quan popullin shqiptar një
minoritet? Populli shqiptar është copëtuar në shumë
shtete, kufijtë e të cilëve janë caktuar nga Fuqitë e Mëdha.
Ky është një fakt historik, por gjithashtu edhe një e
padrejtë kundër së cilës do të duhej të angazhoheshit ju.
Nuk mund të jetë e vërtetë që disa popuj, si për shem
bull populli gjerman – kanë të drejtë të bashkohen, kurse
një popull i vogël, siç është populli shqiptar, nuk e ka të
njëjtën të drejtë.
Si mendon ju zoti Niels Helveg Pedersen?
Përshëndetje miqësore,
Kopenhagë, 24 shkurt 1997 – ARBAJDEREN


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
